31.07.2023
MPPS: Vijon pagesa e pensioneve për muajin korrik
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 30.07.2023 (e hënë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin korrik.
Më shumë
27.07.2023
Trençevska: Po ndërtojmë kujtime të përbashkëta me fëmijët nga qendra ditore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot në mëngjes vizituan Muzeun Arkeologjik në Shkup me fëmijët e Qendrës për persona të pastrehë nga Çiçino Selo dhe Qendrat Ditore për fëmijët e rrugës nga Kisella Voda dhe Shuto Orizar. Fëmijët së bashku me dy ministrat kaluan disa orë në këndin e fëmijëve ku lexuan libra me figura që kanë të bëjnë me arkeologjinë.
Më shumë
27.07.2023
MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2022/2023
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2022/2023. Me këtë pagesë përfshihen 30.999 përfitues të shtesës arsimore në nivel shtetëror.
Më shumë
26.07.2023
Trençevska: Ofrojmë kushte më të mira pune për stafin profesional dhe shërbime më cilësore për qytetarët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtori i Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, Izeir Memedi, sot kanë promovuar zyrat e reja të qendrave rajonale për punë sociale të komunave Aerodrom dhe Qendër. Qytetarët e këtyre komunave tashmë do të mund t'i ushtrojnë të drejtat dhe shërbimet e tyre nga sistemi i mbrojtjes sociale.
Më shumë
26.07.2023
U nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondacioneve Barka dhe Sizigija
Qendra për Ndërmarrje Sociale në Shkup, e cila u hap përmes projektit “Mbështetja e Ndërmarrjeve Sociale” financuar nga Bashkimi Evropian dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, vazhdon me punë.
Më shumë
25.07.2023
Me qëllim të qartësimit dhe zbatimit vetëm të rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me punën gjatë valës së të nxehtit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës në vijim lajmëron:
Më shumë
25.07.2023
MPPS: Vazhdojnë të vlejnë masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatoreve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në vijim, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.
Më shumë
24.07.2023
Trençevska: Shëndeti i punëtorëve mbi të gjitha!
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska dhe një ekip inspektorësh, kanë dalë në terren gjatë ndalimit të punës në natyrë, si aktivitet përmes të cilit duhet parë respektimi i masave të fazës portokalli.
Më shumë
21.07.2023
Trençevska në temën e ditës: Një puntor i kënaqur është një puntor produktiv
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sonte ishte mysafire në Temën e ditës në ditarin e Televizionit Sitel. Fokusi kryesor i bisedës gjatë vizitës së saj ishte marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe përfitimet që kanë punonjësit e sektorit publik.
Më shumë
21.07.2023
Trençevska në Kanal 5: Nënshkruam një marrëveshje historike me përfitime për të gjithë sektorin publik
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin “Vetëm e vërteta” në Televizionin Kanal 5, theksoi se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive është një marrëveshje historike që është nënshkruar pas 15 vitesh dhe përmban përfitime për të gjithë sektorin publik, gjegjësisht 130.000 persona.
Më shumë
21.07,2023
Trençevska në vizitë në kopshtin e fëmijëve "Perla e Zemunit" me qëllim të avancimit të mbrojtjes së fëmijëve përmes shembujve të mirë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me delegacionin nga Republika e Maqedonisë së Veriut, me përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësues të projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale në këtë ministri, vizituan kopshtin e fëmijëve “Zemunski biser”. Objekti është pjesë e institucionit publik për fëmijë "Dr. Sima Millosheviq" në Beograd, Republika e Serbisë.
Më shumë
20.07.2023
Takimi Trençevska-Selakoviq: Përmes shkëmbimit të përvojave avancojmë sistemet për mbrojtje sociale, punësim dhe mundësi për të gjithë qytetarët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, vizitën e saj zyrtare në Republikën e Serbisë e filloi me takim bilateral me ministrin e Punës, Punësimit, Ushtarak dhe Çështjeve Sociale, Nikolla Selakoviq. Pas takimit, në një deklaratë për media, ministrja Trençevska konfirmoi përkushtimin e të dyja vendeve për avancimin e sistemeve të mbrojtjes sociale si faktorë kyç që ofrojnë mbrojtje dhe mbështetje për qytetarët në të dyja vendet.
Më shumë
19.07.2023
Ministrja Trençevska ka udhëtuar për një vizitë pune në Republikën e Sërbisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me ftesë të ministrit të Punës, Punësimit, Ushtarak dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, nga sot deri të premten do të jetë në një vizitë pune në Republikën e Serbisë.
Më shumë
19.07.2023
Trençevska: Po ndjekim rrugën e zgjidhjes së sfidës dhjetëvjeçare të personave të pa regjistruar në Librin Amzë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me shefin e misionit të OSBE-së, Kilian Val, ministrin e Drejtësisë, Krenar Loga, dhe përfaqësuesen e UNHCR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristina Bunea, sot folën në hapjen e punëtorive rajonale për zbatimin e Ligjit të ndryshuar për gjendjen civile. Punëtoritë organizohen nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe UNHCR-ja.
Më shumë
18.07.2023
Takimi konsultativ për draft versionin e Strategjisë për Politikat Demografike 2024-2044
Sot në Klubin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim konsultativ për draft versionin e Strategjisë për politika demografike 2024 - 2044 me qëllim të informimit dhe njohjes me procesin e zhvillimit të Strategjisë së re.
Më shumë
17.07.2023
Përmes punës së përbashkët për të mbrojtur dhe parandaluar dhunën me bazë gjinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgjievska, zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhulia Smit dhe dhe shefja e zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut, Afërdita Shala, hapën manifestimin "Ka ndihmë për një jetë pa dhunë - Investimi në barazinë gjinore sot është investim në të ardhmen e përbashkët". Ngjarja u organizua nga Zyra e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë - UNFPA në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup. Qëllimi i ngjarjes është ndarja e të arriturave të punës së përbashkët në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit nga dhuna me bazë gjinore dhe në familje si pjesë e projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna me bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut”.
Më shumë
17.07.2023
Trençevska: Ka filluar shpërndarja e frutave të freskëta të kultivuara në shtëpi në të gjitha kopshtet e fëmijëve përmes projektit "Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë"
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikolovski dhe kryetarin e Komunës Qendër, shënuan fillimin e shpërndarjes së frutave të freskëta nëpër kopshte në kuadër të Programit për nxitjen e konsumimit të frutave të freskëta për vitin 2023 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, e cila përfshin të gjitha kopshtet e vendit dhe ofron fruta të freskëta sezonale çdo ditë, për çdo fëmijë.
Më shumë
16.07.2023
MPPS: Nga nesër deri më 25 korrik vazhdon faza portokalli në të gjithë vendin – rekomandohet lirimi nga puna i kategorive më më të rrezikuara të popullsisë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatoreve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në vijim, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.
Më shumë
14.07.2023
Trençevska: Fillon me punë Qendra e re ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Komunën e Karposhit
Reforma sociale vazhdon me përfitime për qytetarët. Në Komunën e Karposhit të Shkupit sot zyrtarisht është hapur qendra e re ditore me trajtime individuale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në qendrën ditore 32 fëmijë nga mosha 2 deri në 10 vjeç do të marrin trajtim individual nga shërbimet profesionale sipas nevojave të tyre, për të cilat është bërë vlerësimi paraprak. Shërbimi do të ofrohet nga bashkëpunëtorë ekspertë dhe pedagogë specialë nga shoqata “Montesori”, e cila është ofrues i këtij shërbimi. "Montesori" ka përvojë dhe njohuri të madhe në këtë fushë, dhe përmes kësaj qendre do të kontribuojë në përfshirjen më të madhe të fëmijëve në komunitet.
Më shumë
14.07.2023
Tençevska-Vucas: Bashkëpunimi me ambasadat gjithmonë rezulton me sukses
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin austriak Sh.T Georg Vucas dhe atasheu i Ministrisë Federale Austriake të Punëve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së konsumatorëve, Harold Fuger.
Më shumë
12.07.2023
MPPS: Nga nesër deri të dielën fazë portokalli në të gjithë vendin – rekomandohet që kategoritë më të rrezikuara të lirohen nga puna
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatoreve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në vijim, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar pasojat e valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.
Më shumë
11.07.2023
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me një rritje prej 12.4% të transparencës aktive për një vit, ka arritur renditjen më të lartë deri tani
Sipas Indeksit të Transparencës Aktive 2023, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka shënuar rritje prej 12.4%, duke konfirmuar transparencën dhe hapjen e saj ndaj qytetarëve.
Më shumë
10.07.2023
Trençevska: Është koha për të pasur mundësi të barabarta, qasje të barabartë në burime dhe, më e rëndësishmja, përfitime të barabarta nga ato burime
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në programin e mëngjesit të televizionit maqedonas foli për barazinë gjinore, stereotipet e pranishme në shoqëri, për të vërtetën për Projektligjin për barazi gjinore, për vlerat familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe serinë e ngjarjeve nën titullin “Lër gjurmë”, ku në fokus janë të rinjtë.
Më shumë
07.07.2023
Trençevska në TV24: Vendi ynë u njoh si një vend lider që ka bërë shumë për barazinë gjinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ishte mysafire në emisionin "Studio 10" në Televizionin 24. Në intervistën televizive, bëhej fjalë për lëvizjet anti- gjinore, Projektligjin e ri për Barazinë Gjinore dhe thelbin e vërtetë të kësaj zgjidhjeje ligjore, duke zbardhur dilemat rreth termave seks, gjini dhe identitet gjinor, si dhe serisë së re të eventeve të titulluar “Lër një gjurmë” ku në fokus janë të rinjtë, organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Këshilli i Evropës dhe Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike.
Më shumë
06.07.2023
Një Ngjarje multimediale që shënon fillimin e një sërë ngjarjesh nën emrin"Lër një gjurmë"
Për të shënuar nisjen e një sërë ngjarjesh nën emrin "Lër një gjurmë" që u referohen të rinjve ,të cilat do të zhvillohen nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetjen e projektit për luftën kundër urrejtjes dhe intolerancës nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë" u zhvillua një aktivitet multimedial me emrin “Eja trego historinë tënde – Lër një gjurmë”.
Më shumë
05.07.2023
Trençevska: Agjencitë e Kombeve të Bashkuara janë përkrahës besnikë të MPPS-së
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak dhe përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia DiXhovani. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
05.07.2023
Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2023.
Më shumë
04.07.2023
Trençevska - Pilgram: Organizata Ndërkombëtare e Punës mbetet përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në politikat në fushën e punës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot drejtorin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Markus Pilgram.
Më shumë
04.07.2023
Maqedonia e Veriut dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës nënshkruan programin e ri për bashkëpunim për punë dinjitoze
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP), Qeveria, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve kanë miratuar Programin e ri Kombëtar për Punë Dinjitoze, i cili do të zbatohet deri në fund të vitit 2025. Krijimi më i mire dhe i më shumë vendeve të punës, përmirësimi i perspektivave të punësimit për të rinjtë dhe të rejat, si dhe një treg pune gjithëpërfshirës përmes promovimit të mëtejshëm të dialogut social, janë prioritetet kryesore, për realizimin e të cilave partnerët që përbëjnë dialogun social do të vazhdojnë të punojnë së bashku në tre vitet e ardhshme.
Më shumë
03.07.2023
Trençevska: Ligji për Barazinë Gjinore është për përmirësimin dhe respektimin e vlerave familjare, për mbrojtjen e fëmijëve dhe avancimin e pozitës së gruas
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në Ditarin televiziv të TVK-së ka folur për disa tema aktuale, në radhë të parë Ligjin për Gjendjen Civile dhe Ligjin për Barazinë Gjinore, vlerat familjare, investimet kapitale në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, si dhe Fushatën e re për të rinjtë – Lër një gjurmë.
Më shumë
03.07.2023
Trençevska: Bashkëpunimi me komunat është kyç, investojmë në projekte nga të cilat qytetarët tanë kanë përfitim të drejtpërdrejtë
Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe marrëveshje për prokurimit në grup komunat Karbinci, Dibër dhe Makedonski Brod, nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetarët e komunave.
Më shumë
03.07.2023
Trençevska: Aktiviteti i të rinjve çon në ndryshime progresive
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, realizoi takim me Ekipin Vëzhgues. Takimi ishte në prag të aktiviteteve që ministrja duhet të realizojë në periudhën e ardhshme për të inkurajuar të rinjtë që të marrin pjesë më shumë në proceset sociale si dhe për të përfshirë sa më shumë të rinj në aktivitete që lidhen me sportin, kërkimin shkencor dhe krijimtarinë që do të kenë një ndikim pozitiv në shëndetin e tyre mendor.
Më shumë
03.07.2023
Vazhdon dialogu për rritjen e pagave në sektorin publik, qëllimi është i qartë – krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë
Këshilli Ekonomik dhe Social (KES) sot vazhdoi me seancën e njëmbëdhjetë të udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Më shumë
03.07.2023
Trençevska: Sfidat me të cilat përballemi i zgjdhim përmes dialogut
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua kryetarin e Sindikatës së UPOZ-it, Tërpe Dejanovski, si dhe me disa nga punëtorët e Qendrave për punë sociale. Takimi është zhvilluar në prag të protestës së paralajmëruar për nesër nga sindikata. Fokusi i bisedimeve në takim ishte në drejtim të kërkesave për rritje të pagave të punonjësve, rekursi për pushimin vjetor dhe stazhin e përfitiuar.
Më shumë