31.05.2023

Trençevska: Gjithmonë është koha e duhur për të miratuar një ligj që do të jetë në përputhje me ndryshimet në fushën e punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot foli në konferencën vjetore “Tranzicioni ndërmjet legjislacionit të ri dhe atij ekzistues të punës në Maqedoninë e Veriut – shumë herët apo tepër vonë për ligj të ri për marrëdhëniet e punës?” organizuar nga Shoqata për Punë dhe Ligji Social i Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Me përshëndetje u drejtua edhe Dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani I” në Shkup, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi", Sasho Georgievski, kryetari i Shoqatës për të Drejtën e Punës dhe të drejtën Sociale të Maqedonisë së Veriut, Todor Kalamatiev, nënkryetar i Shoqatës për të Drejtën e Punës dhe të drejtën Sociale të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Ristovski dhe koordinatori kombëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Maqedoninë e Veriut, Emil Kërstanovski.

Më shumë

30.05.2023

Husein: Zhvillimi i një politike gjithëpërfshirëse dhe të hapur të punës, veçanërisht në fushën e punësimit, është një element kyç për avansimin e cilësisë së jetës së secilit prej nesh

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, sot së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof.Dr Elizabeta Gjorgjievska dhe ministrin e Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, ishin të pranishëm në një manifestim të organizuar me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sklerozës Multiple. Ngjarja u organizua nga Shoqata Kombëtare për Ndihmën dhe Mbështetjen e Personave me Sklerozë Multiple.

Më shumë

30.05.2023

MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2022/2023

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2022/2023.

Më shumë

30.05.2023

Trençevska: Jemi të përkushtuar për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave kombëtare për parandalimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për shfaqjen e trafikimit të qenieve njerëzore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Oto Graf, drejtorin e GIZ-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Oberhuber dhe drejtori i MARRI-t, Sashko Kotsev, me përshëndetjet e tyre, e hapën konferencën rajonale: "Të suksesshëm së bashku! Vështrime dhe qasje rajonale për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore” organizuar në kuadër të projektit të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Parandalimi dhe luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”.

Më shumë

29.05.2023

U hap qendra e re për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Vrapçishtit, fshati Gradec

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me kryetarin e komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe shefin e sektorit për bashkëpunim të BE-së, Shtefen Hudolin, në fshatin Gradec të komunës së Vrapçishtit zyrtarisht hapën qendrën e re për personat me aftësi të kufizuara.

Më shumë

25.05.2023

Arritjet dhe përfitimet e masës së Vetëpunësimit nga Plani Operativ

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati dhe komunikuesin, Bojan Kordalov, takuan të rinjtë në Qendrën për Ndërmarrësi Sociale dhe diskutuan për përfitimet dhe arritjet e masës së vetëpunësimit nga Plani operativ të cilin e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

23.05.2023

MPPS: Qasje e gabuar për të fituar pikë të vogla politike mbi shpinë të fëmijëve

E demantojmë dhe e hedhim poshtë artikullin e kryetarit të komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, se punonjësit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë nën presion të fortë nga udhëheqësija për marrjen e vendimeve të paligjshme për konfiskimin e autoritetit të  IPKKF“Detska radost” – Gazi Babë.

Më shumë

22.05.2023

Trençevska: Ligji për Marrëdhëniet e Punës ekziston për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sonte ishte pjesë e emisionit Analiza 24 në Televizionin 24. Pjesë e emisoinit ishin edhe përfaqësuesi nga Sindikata e ndërtuesve, Ivan Peshevski dhe përfaqësuesi i publikut akademik, profesori Lazar Joveski.

Më shumë

22.05.2023

Trençevska: Të drejta të barabarta dhe mundësi të barabarta që në moshë të hershme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar Shoqatën e prindërve të fëmijëve me sëmundje endokrinologjike – Rast. Shoqata ekziston që nga viti 2007 dhe përfaqëson të drejtat e të gjithë fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë çrregullime të rritjes, të cilët marrin terapi kronike hormonale për rritje, si dhe sëmundje të tjera endokrinologjike.

Më shumë

21.05.2023

Trençevska: Bashkëqytetarët tanë-turq janë pjesë e mozaikut, nga thesari i komuniteteve të ndryshme që jetojnë në vendin tonë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sonte foli në ceremoninë e organizuar me rastin e 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Kemal Ataturkut dhe festës së rinisë dhe sportit. Ceremoninë, me fajlën e tij përshëndetëse e hapi kryetari i Partisë për Lëvizjen e Turqve, Enes Ibrahimi.

Më shumë

18.05.2023

Trençevska: Bërthama e politikave dhe legjislacionit kombëtar janë mundësitë e barabarta, qasja në tregun e punës, kushte të drejta për punë dhe gjithpërfshirje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska mori pjesë në mbledhjen plenare të Grupit të Punës për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale, në të cilën morën pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, këshilltari i parë dhe zëvendësi i udhëheqësit të departamentit në Delegacionin e BE-së, Bogo, si dhe përfaqësues të institucioneve, sektorit civil, partnerët socialë dhe bashkësisë së donatorëve.  

Më shumë

17.05.2023

Trençevska: Së bashku, le të ofrojmë sa më shumë shtëpi të ngrohta për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësuesen e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricija DiXhovani, promovuan fushatën e re komunikuese që synon mobilizimin e familjeve të reja kujdestare, me fokus në familjet kujdestare emergjente dhe të specializuara që mund të ofrojnë kujdes të specializuar për fëmijët në rrezik specifik.

Më shumë

17.05.2023

Trençevska: Përmes fushatës "Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë", shprehitë e shëndetshme të fëmijëve për të konsumuar fruta të kultivuara në shtëpi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikolovski, sot kanë vizituar kopshtin e fëmijëve “13 Noemvri” në Komunën Qendër, me qëllim të promovimit të Programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023 në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Më shumë

16.05.2023

Trençevska: Të rinjtë në vendin tonë jetojnë në frymën e një shoqërie për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte e pranishme në ekspozitën e punimeve të bëra në punëtorinë “PIN-EQUITY për shtëpinë e ëndrrave të fëmijëve”, organizuar dhe ndihmuar nga Departamenti i Arkitekturës në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Fakulteti i Edukimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Si pjesëmarrë në krijimin e veprave janë përfshirë edhe fëmijët nga qendra ditore për fëmijë me sindromën Down në Shkup dhe shoqata "Dua Ylberin". Ekspozitën me fjalimin e tij e hapi prorektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Mevludin Ibishi.

Më shumë

15.03.2023

MPPS: Fotografitë që shpërndahen për kopshtin "Detska Radost" në Autokomandë janë të vitit 2022,kur objekti pati përmbytje,kopshti u rinovua

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton publikun se pamjet e shfaqura nga prindërit për gjendjen e IPKKF “Detska Radost” – vendbanimi Autokomanda, komuna Gazi Babë, janë të fillimit të vitit 2022 kur pati përmbytje në objekt për shkak të  kur pati përmbytje në ndërtesë për shkak të plasjes së një tubi ngrohës në tualet.

Më shumë

15.03.2023

MPPS: Fotografitë që shpërndahen për kopshtin "Detska Radost" në Autokomandë janë të vitit 2022,kur objekti pati përmbytje,kopshti u rinovua

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton publikun se pamjet e shfaqura nga prindërit për gjendjen e IPKKF “Detska Radost” – vendbanimi Autokomanda, komuna Gazi Babë, janë të fillimit të vitit 2022 kur pati përmbytje në objekt për shkak të  kur pati përmbytje në ndërtesë për shkak të plasjes së një tubi ngrohës në tualet.

Më shumë

15.03.2023

Shpallje publike

Në lidhje me letrën e hapur drejtuar publikut dhe Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, nga prindërit, fëmijët e të cilëve kujdesen në IPKKF Detska Radost-Gazi babë Shkup, ju informojmë si vijon:

Më shumë

11.05.2023

MPPS: Përpjekje e pasuksesshme e së Majtës për diskreditimin e politikave pozitive të destinuara për kategorinë më të cenuar të qytetarëve

Me rastin e njoftimeve në rrjetet sociale në lidhje me trajtimin e fëmijëve të vendosur në familje kujdestare dhe në shtëpi grupore dhe në lidhje me punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të publikuara në facebook-un e partisë politike - E majta, Ministria i vlerësoi si të paargumentuara.

Më shumë

10.05.2023

Takimi Trençevska-Ismaili në Bruksel: Negociatat me BE-në synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kuadër të vizitës së saj të punës në Bruksel, ku sot filloi takimi dypalësh skrining për kapitullin 3.19 Punësimi dhe Politika Sociale, u takua me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian,Zulfi Ismaili.

Më shumë

10.05.2023

MPPS: Ligjet vlejnë për të gjithë, kryetarët e komunave Veles dhe Gazi Babë e kanë për detyrë t'i respektojnë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i demanton deklaratat mediatike të kryetarëve të komunave të Gazi Babës dhe Velesit për lojëra të pretenduara politike dhe mbështetje për funksionimin e paligjshëm të kopshteve në këto komuna.

Më shumë

10.05.2023

Trençevska nga Brukseli: Mundësitë e barabarta, qasja në tregun e punës, kushtet e drejta të punës dhe inkluziviteti janë në thelb të politikave dhe legjislacionit kombëtar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot është në një vizitë pune në Bruksel me rastin e takimit bilateral të skriningut për Kapitullin 3.19 - Punësimi dhe Politika Sociale, i cili është pjesë e Klasterit 3 Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse.

Më shumë

09.05.2023

Husein: Qasja multisektoriale në trajtimin e fëmijëve viktima të dhunës është veçanërisht e rëndësishme

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein mori pjesë në një debat në të cilin u bisedua për dhunën e bashkëmoshatarëve, organizuar nga Universiteti Amerikan i Evropës FON.

Më shumë

08.05.2023

Trençevska: Është arritur progres në dialogun me partnerët social për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive në sektorin publik

Këshilli Ekonomik dhe Social sot mbajti seancën e nëntë, të cilën e kryesoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Më shumë

08.05.2023

Trençevska: Është arritur progres në dialogun me partnerët social për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive në sektorin publik

Këshilli Ekonomik dhe Social sot mbajti seancën e nëntë, të cilën e kryesoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Më shumë

08.05.2023

Trençevska: Vazhdojmë të punojmë në avancimin e të drejtave dhe shërbimeve për personat me shikim të dëmtuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot realizoi takim me kryetarin e Sindikatës Kombëtare të të Verbërve, Zharko Selkovski, si dhe me përfaqësues nga të dyja palët, ku u bisedua për të drejtat monetare dhe shërbimet nga sistemi i mbrojtjes sociale në vendin tonë dhe mundësitë për avancimin e tyre.

Më shumë

05.05.2023

5 maji - Dita e gjuhës maqedonase shënohet edhe në kopshte

Me rastin e shënimit të 5 Majit-Ditës së gjuhës maqedonase, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale merr pjesë aktive me aktivitete të përshtatshme në kopshtet e grupmoshave nga 5 deri në 6 vjet.

Më shumë

05.05.2023

Trençevska: Përvojat suedeze janë një shembull pozitiv për një qasjeje më të mirë në mbrojtjen e grave nga dhuna

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Suedi, i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka vizituar Qendrën Kombëtare për Njohuri mbi Dhunën e Burrave ndaj Grave në Universitetin Upsala.

Më shumë

05.05.2023

Husein: Puna jashtë orarit vetëm me deklaratë me shkrim të punonjësit, të drejtën e pushimit ditor dhe javor dhe me pagesë për çdo orë jashtë orarit

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt konferencë për media, në të cilën foli zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bitiqi, ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Ekonomisë, Financave, Boçvarski, Besimi, Bekteshi dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein. 

Më shumë

05.05.2023

MPPS: Pagesa e kompensimit monetar për energjinë prej 1203 denarë, do të vazhdojë të paguhet nga muaji tetor

Në lidhje me informacionin e dhënë në publik për uljen e shumës së të drejtave monetare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon publikun se pagesa e kompensimit monetar për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjisë në amvisëri për përfituesit e ndihmës minimale të garantuar dhe të drejtës së sigurimit social për të moshuarit pushon së paguari për muajin mars.

Më shumë

04.05.2023

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut në takime në Kuvendin në Stokholm

Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut vizitoi Kuvendin në Stokholm të Suedisë dhe u takua me përfaqësues të grupit punues për barazi gjinore të Kuvendit të Suedisë, përfshirë nënkryetarin e parë Kennet G. Forslund dhe zëvendëspresidentja e dytë, Julia Kronlna, këshilltarët e BE-së në Sekretariatin e Koordinimit Evropian në Parlamentin Suedez, Maria Sundin dhe Miguel Palm, dhe me anëtaren e komitetit të tregut të punës, Helena Vilhemson.

Më shumë

04.05.2023

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin prill 2023.

Më shumë

03.05.2023

Shkëmbimi i përvojave gjatë vizitës studimore në Stokholm përforcon kapacitetet e delegacionit për çështjen e barazisë gjinore

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stokholm të Suedisë, udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, zhvilloi një takim me përfaqësues nga Ministria e Punësimit në Suedi. Qëllimi i takimit ishte sqarimi i politikave në lidhje me barazinë gjinore, funksionimi i strukturave dhe agjencive qeveritare dhe shënimi i barazisë gjinore në punën e tyre.

Më shumë

03.05.2023

Përmes shkëmbimit të përvojave deri në avancimin e politikave ndaj barazisë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me sekretaren shtetërore të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili dhe shefen e zyrës së UN Woman në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vesna Ivanoviq Kastared, kanë pasur një drekë pune me Ministren e Barazisë Gjinore dhe Jetës së Punës të Suedisë, Paulina Brandberg. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave që mund të avancojnë politikat në lidhje me barazinë gjinore, si dhe shkëmbimi i përvojave nga politikat e zbatuara me sukses në të dy vendet.

Më shumë

03.05.2023

Husein: Kujdesi për shëndetin mendor fillon që në moshë të hershme

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, mori pjesë në konferencën “Shëndeti mendor prek të gjithë”, qëllimi i së cilës është të hapë një diskutim mbi nevojën e përforcimit sistematik të mbështetjes së shëndetit mendor për fëmijët dhe familjet e tyre.

Më shumë

03.05.2023

Trençevska: SIDA janë partnerët tanë afatgjatë në fushën e promovimit të barazisë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si udhëheqëse e delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut në një vizitë studimore në Stokholm të Suedisë, sot ka takuar përfaqësuesit e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), të cilët janë mbështetësit kryesorë të projektit "Shërbimet këshilluese për administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel qendror për integrimin e perspektivës gjinore (GEF)".

Më shumë

03.05.2023

Trençevska: SIDA janë partnerët tanë afatgjatë në fushën e promovimit të barazisë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si udhëheqëse e delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut në një vizitë studimore në Stokholm të Suedisë, sot ka takuar përfaqësuesit e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), të cilët janë mbështetësit kryesorë të projektit "Shërbimet këshilluese për administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel qendror për integrimin e perspektivës gjinore (GEF)".

Më shumë

01.05.2023

Trençevska: Gëzuar 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punës

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punës mbetet në agjendën e prioriteteve.

Premtimet për rritje të vazhdueshme të pagës minimale janë realizuar. Në krizën më të madhe ekonomike e kemi rritur pagën minimale në 20.175 denarë, që ka kontribuar edhe në rritjen e pagave të tjera për 2.175 denarë.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.