11.07.2023

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me një rritje prej 12.4% të transparencës aktive për një vit, ka arritur renditjen më të lartë deri tani

Sipas Indeksit të Transparencës Aktive 2023, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka shënuar rritje prej 12.4%, duke konfirmuar transparencën dhe hapjen e saj ndaj qytetarëve.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale këtë vit ka një vlerësim prej 95.7% të transparencës aktive, që paraqet një rritje të ndjeshme të hapjes, disponueshmërisë së informacionit për qytetarët për çështje të rëndësishme, pra çështje që janë në interes të tyre.
Me këtë renditje, ministria është në pozitën e 15-të nga gjithsej 98 institucione të renditura, që është renditja më e lartë deri më tani.

Hulumtimi për Indeksin e transparencës aktive të institucioneve, i cili kryhet rregullisht nga shoqata joqeveritare Qendra për Komunikim Civil, tregon se në vitin 2022, ministria kishte një rang prej 83,3%, ndërsa në dy vitet e mëparshme ishte 79,2%, me renditjen në vitin 2016 kur përqindja ishte 54.8%, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale arriti një rritje prej 40.9% të transparencës aktive.

Transparencë aktive nënkupton publikimin e informacionit me iniciativën e vetë institucioneve, pa u paraqitur asnjë kërkesë për qasje në ato informacione. Përveç rregullores, transparenca aktive rezulton edhe nga praktika dhe praktika e mirë konsiderohet kur një institucion vë në dispozicion informacionin për të gjithë qytetarët, përgjigjet e pyetjeve që merr më shpesh në formën e kërkesave për akses të lirë ndaj informacioneve me karakter publik.

Transparenca dhe përgjegjësia janë bazat mbi të cilat është themeluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim në drejtim të dhënies së informacionit në kohë dhe të saktë që përfitojnë të gjitha palët e interesuara në shoqëri.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.