(Р) ЕSRP 2022 – PROGRAMI I RISHQYRTUAR PËR REFORMA NË PUNËSIMI DHE POLITIKËN SOCIALE

Programi për reforma në punësim dhe politikën sociale 2020 (ESRP 2020) u miratua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në gusht të vitit 2017. Pas miratimit të ESRP Programit, është siguruar përcjellja e rregullt dhe informimi në lidhje me avancimin e implementimin e Programit nga ana e Grupit të punës për sektorin “Arsimimi, punësimi dhe politika sociale”. Në vitin 2018 u përpilua raporti i parë për përcjelljen e zbatimit të ESRP që u shqyrtua edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në korrik 2018.

Dy vite pas zbatimit aktiv të qëllimeve dhe masave nga ERSP 2020, u imponua nevoja për revizionin e saj. Revizioni u nxit nga ndryshimet në renditjen e politikave, prej të cilave një pjesë – si ato të sferës së politikës sociale – kishin ndryshime strukturore; si dhe nga trendët dhe lëvizjet vijuese, përmes të cilave u pa nevoja e revizionit të disa prej vlerave të qëllimit në ESRP 2020. 

Me revizionin që filloj në janar 2019 u vazhdua edhe korniza kohore e ESRP deri në vitin 2022. ESRP pati edhe revizion të përmbajtjes, ndërsa struktura ishte e ruajtur parimisht, me qëllim që të sigurohet një vazhdimësi në përcjelljen e aktiviteteve të qëllimit. Programi i rishqyrtuar për reforma në punësim dhe politikat sociale 2022 – (p) ESRP 2022 i përcakton reformat dhe politikat të cilat gjatë periudhës së ardhshme do të realizohen edhe në kuadër të tri sferave prioritare edhe atë:

1. Tregu i punës dhe punësimit

2. Kapitali njerëzor dhe aftësitë dhe

3. Inkluzioni social dhe mbrojtja sociale

Në ESRP 2022 të rishqyrtuar, u konstatua përparimi gjatë dy viteve pas miratimit të ESRP 2020, që implikoi një revizion të konsiderueshëm të masave dhe vlerave të qëllimit të indikatorëve. Gjegjësisht, në ESRP 2020 të rishqyrtuar, për secilën sferë ndahet edhe një numër i kufizuar i titujve, indikatorëve të rezultatit dhe proceseve, për matjen e përparimit të përgjithshëm në secilën sferë të ESRP. Për të gjithë indikatorët përcaktohen vlera të reja të qëllimit për vitin 2022.

Procesi i përgjithshëm i përgatitjes së ESRP 2022 të rishqyrtuar është realizuar në bashkëpunim të plotë, koordinim dhe konsultime ndërmjet të gjithë faktorëve relevant (institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe partnerët zhvillimor, shoqërinë civile dhe partnerët social), para se gjithash, përmes pjesëmarrjes së tyre në Grupin sektorial të punës për “Arsimim, punësim dhe politikë sociale”. Grupi sektorial i punës e shqyrtoi dhe miratoi dokumentin, në takimin e pestë që e realizoi më datë 19.12.2019 dhe e obligoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që ta dorëzojë ESRP 2022 të rishqyrtuar për miratim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.   

Në përgatitjen e Programit të rishqyrtuar u siguruan edhe konsultime plotësuese me partnerët social dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktiv në sferat e përfshira me ESRP, me qëllim të njoftimit të tyre me përmbajtjen e Programit të rishqyrtuar dhe sigurimin e komenteve, vërejtjeve dhe pasqyrimeve.

Programi i rishqyrtuar për reforma në punësim dhe politikën sociale 2022 është miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në dhjetor të vitit 2019.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.