03.07.2023

Vazhdon dialogu për rritjen e pagave në sektorin publik, qëllimi është i qartë – krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë

Këshilli Ekonomik dhe Social (KES) sot vazhdoi me seancën e njëmbëdhjetë të udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Në takim morën pjesë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Fatmir Bitiqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, Razmena Çekic-Duroviq, Sekretareshë Shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësues të sindikatave – anëtarë të këshillit ekonomiko-social, sindikata jopërfaqësuese dhe përfaqësues të institucioneve.

Në seancë u prezantuan simulimet e reja sipas rritjes së pagave të propozuar më parë nga përfaqësuesit e sindikatave. Pas propozimeve të dhëna, mes të pranishmëve u hap një diskutim konstruktiv. Partnerët socialë ranë dakord që negociatat e mëtejshme për Metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik do të zhvillohen në një grup më të vogël pune të përbërë nga anëtarë të KES, i cili do të punojë më shpesh dhe do të dalë me propozime deri në seancën e ardhshme të KES.

Qëllimi i Qeverisë është krijimi i një sistemi të drejtë dhe të qëndrueshëm nga i cili përfitojnë të gjithë dhe vendosja e të njëjtës metodologji për të gjithë punonjësit në sektorin publik.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.