E DREJTA E NDIHMËS FINANCIARE PËR MBROJTJE SOCIALE

E drejta financiare për mbrojtje sociale realizohet duke parashtruar kërkesë deri te qendra për punë sociale, që është kompetente sipas vendbanimit të kërkuesit, nëse i plotëson kushtet e parapara me Ligjin për mbrojtje sociale dhe rregulloren përkatëse. 

Shërbimet sociale që sigurohet në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale janë

1. shërbimet e informimit dhe udhëzimit;

2. shërbimet e ndihmës dhe përkrahjes profesionale;

3. shërbimet e këshillimit;

4. shërbimet në strehimore;

5. shërbimet në komunitet dhe

6. shërbimet për mbrojte jashtë familjare.

Më shumë

Qendrat ditore për personat me aftësi të kufizuara

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbatohet procesi i deinstitucionalizimit që nga njëra anë nënkupton daljen e përfituesve nga institucionet e mbrojtjes sociale, dhe nga ana tjetër zhvillimin e shërbimeve sociale në shtëpi, komunitet dhe shërbime për mbrojtjen jashtë familjes, të cilat mbështesin pavarësinë, jetesën e pavarur, përfshirjen dhe veprimin e personave me aftësi të kufizuara në komunitet, si dhe ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për familjet e tyre.

Në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar dhe kombëtar për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara dhe proceset e vazhdueshme të transformimit dhe zhvillimit të shërbimeve sociale përmes proceseve të decentralizimit dhe deinstitucionalizimit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut në sistemin e mbrojtjes sociale si shërbim komunitar për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, vazhdimisht zhvillohet rrjeti i qendrave ditore, duke filluar që nga viti 2000.

Më shumë

ADOPTIMI I FËMIJËS

Në pajtim me Ligjin për familje, adoptues sipas rregullës mund të jetë një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse me përjashtime si adoptues mund të paraqitet edhe ndonjë person që është shtetas i huaj.

Adoptimi nga shtetasi i huaj mund të bëhet vetëm me pëlqim të Komisionit për vendimmarrje ndaj adoptimit pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa pëlqimi do të jepet vetëm nëse fëmija nuk mund të adoptohet brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

Akomodimi në një familje kujdestare

Sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sociale, kujdesi familjar përfshin mbrojtjen bazë dhe kujdesin 24-orësh për fëmijët dhe të rriturit që nuk kanë familje ose nuk kanë kushte për jetesë në familjen e tyre. Kujdesi mund të ofrohet si kujdes i përgjithshëm, i specializuar, rastësor, intervenues ose familjar.

Vendosja e fëmijëve në një familje kujdestare është forma më e përshtatshme e mbrojtjes së fëmijëve, sepse mundëson zhvillimin e duhur psiko-social të tyre në kushte më të afërta me mjedisin familjar. Kjo formë e mbrojtjes së fëmijëve është aplikuar për një kohë të gjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vazhdimisht po zhvillohet dha avancohet.

Sipas Rregullores për kriteret më të afërta për përzgjedhjen e familjes kujdestare, llojin dhe numrin e përfituesve që mund të akomodohen në një familje kujdestare, standardet për ofrimin e shërbimit të kujdestarisë, normat dhe standardet për kryerjen e veprimtarisë së qendrës së mbështetjes së familjes, për hapësirën, mjetet, personelin dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës dhe dokumentacionit të nevojshëm për familjet kujdestare (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 288/20), kujdestar mund të jetë vetëm një person i rritur.

Më shumë

Përfshirja sociale

Shërbime të specializuara për viktimat e dhunës në familje

1. Rajoni i Pollogut 

Tetovë

Qendër Këshillimi për punën me gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/familje

Qendër Këshillimi për trajtimin psiko-social të autorëve të dhunës në familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Tetovë

e-mail: jumcsrTetovo@mtsp.gov.mk

 

2. Rajoni jugperëndimor

Ohër

• Qendra për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/Dhunë në Familje

• Qendër Këshillimi për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/familje

• Qendër Këshillimi për trajtimin psiko-social të autorëve të dhunës në familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Ohër

e-mail: jumcsrOhrid@mtsp.gov.mk

 

3. Rajoni lindor 

Shtip

Qendër Këshillimi për punën me gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/familjare

Qendra e Krizave për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje 24/48h

Qendër Këshillimi për trajtimin psiko-social të autorëve të dhunës në familje

Kontakt: IP Qendra ndërkomunale për punë sociale Shtip 

e-mail: jumcsrShtip@mtsp.gov.mk

Koçan

Qendra për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Koçan

e-mail: jumcsrKocani@mtsp.gov.mk

 

4. Rajoni verilindor

Kumanovë

Qendër Këshillimi për punën me gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

Qendër Këshillimi për trajtimin psiko-social të autorëve të dhunës në familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Kumanovë

e-mail: jumcsrKumanovo@mtsp.gov.mk

 

5. Rajoni i Vardarit

Velesi

Qendër Këshillimi për punën me gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Veles

e-mail: jumcsrVeles@mtsp.gov.mk

Sveti Nikollë

Qendra për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në Familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Sveti Nikollës

e-mail: jumcsrSvetiNikole@mtsp.gov.mk

 Kavadarë

Qendër Këshillimi për punën me gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

Qendër Këshillimi për trajtim psiko-social të autorëve të dhunës në familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Kavadarë 

e-mail: jumcsrKavadarci@mtsp.gov.mk

 

6. Rajoni i Pollogut

Prilep

Qendër Këshillimi për punën me gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

Qendër e krizave për viktima 24.48h

Qendër Këshillimi për trajtim psiko-social të autorëve të dhunës në familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Prilep

e-mail: jumcsrPrilep@mtsp.gov.mk

Manastir

Qendër Këshillimi për punën me gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

• Qendra për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

Qendër Këshillimi për trajtim psiko-social të autorëve të dhunës në familje 

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Manastir

e-mail: jumcsrBitola@mtsp.gov.mk

 

7. Rajoni i Shkupit

Qendër Këshillimi për punën me gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

• Qendra për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunë në familje

• Qendër Këshillimi për trajtim psiko-social të autorëve të dhunës në familje

Kontakt: IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup

e-mail: jumcsrSkopje@mtsp.gov.mk

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.