QENDRA PËR PUNË SOCIALE

Kompetencat e qendrave për punë sociale

Qendrat për punë sociale, në raport me fushëveprimin e punës bëjnë pjesë në kuadër të sektorit për mbrojtje sociale pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në pajtim me rregullativën ligjore, qendra për punë sociale funksionon si një institucion profesional me autorizime të qarta në sferën e mbrojtjes sociale.

Si autorizime publike, qendra për punë sociale i kryen punët në vijim:

  • Vendos për të drejtat e mbrojtjes sociale
  • Vendos për punët e përcaktuara me rregullat juridike-familjare,
  • Vepron ndaj çështjeve të përcaktuara me rregullat penale-juridike.
  • Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj.

 

Gjatë zbatimit të mbrojtjes sociale dhe punëve profesionale qendra:

  • Zbulon, përcjellë dhe studion dukuritë dhe problemet sociale,
  • Aplikon dhe zbaton format përkatëse të mbrojtjes sociale dhe drejtpërdrejtë ndihmon qytetarët, familjet ose grupet e popullsisë,
  • E zhvillon punën parandaluese,
  • Zhvillon dhe zbaton forma jashtë institucionale të mbrojtjes sociale,
  • Nxit, organizon dhe koordinon në mënyrë vullnetare qytetarët, shoqatat e tyre, organizatat humanitare, organizatat gjatë zbatimit të programeve për mbrojtje sociale,
  • Kryen edhe çështje tjera të përcaktuara me ligj

Kontaktet me qendrat për punë sociale 

Institucioni publik Enti për veprimtari sociale - Shkup

IP Instituti për veprimtari shoqërore - Shkup
Drejtori: Stojan Stanislavski
Tel: 02/3 230 401
web: www.zsd.gov.mk

Enti për Veprimtari Sociale është institucion profesional dhe zhvillimor në kuadër të sistemit të mbrojtjes sociale, aktivitetet e të cilit janë të përcaktuara me Ligjin të Mbrojtjes Sociale. Është themeluar në vitin 1961 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me emrin Enti Republikan për Çështje Sociale. Sot ky institucion funksionon me emrin Enti për Veprimtari Sociale.

MISIONI

Enti ka për mision të sigurojë zhvillimin e kompetencave dhe kualifikimeve, certifikimin, mbështetjen dhe udhëzimin si dhe promovimin personal profesional të ofruesve të shërbimeve sociale. Enti ofron informacione dhe të dhëna aktuale për gjendjen në fushën e mbrojtjes sociale si bazë për planifikimin, zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.