24.07.2023

Trençevska: Shëndeti i punëtorëve mbi të gjitha!

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska dhe një ekip inspektorësh, kanë dalë në terren gjatë ndalimit të punës në natyrë, si aktivitet përmes të cilit duhet parë respektimi i masave të fazës portokalli.

Gjatë aktiviteteve në terren, ministrja Trençevska së bashku me drejtoreshën e DIT-së, Tomovska, duke respektuar të gjitha protokollet për qasje në kantier, pa paralajmërim vizituan dy kantiere në Komunën e Kisella Vodës dhe në të njëjtin lokacion u konstatua se janë duke u kryer punime ndërtimore - ndërtimtaria, asfaltimi i rrugës në kohën kur ndalohet puna në natyrë.

Përkatësisht, në punëdhënësin AD Granit, gjatë ndalimit të punës në natyrë, një grup punëtorësh kanë asfaltuar një rrugë dhe disa prej tyre kanë qenë të moshës mbi 60 vjeç. Për parregullsitë e konstatuara në pjesën e moszbatimit të Rekomandimeve të Qeverisë për punë në natyrë në kushte të valës së të nxehtit, është shqiptuar ndalim verbal për kryerjen e aktiviteteve nga ora 11 deri në 17, e cila do të vërtetohet me aktvendim me shkrim.

Lokacioni i parë i vizituar nga ekipi ka qenë në kantierin ku janë kryer punimet e ndërtimit nga punëdhënësi DOOEL Trim, ku është konstatuar se janë respektuar masat për valën e të nxehtit, por inspektorët kanë vërejtur se kantieri nuk ishte i siguruar për punë të sigurt dhe se do t'i nënshtrohej një kontrolli të përsëritur në mënyrë që të vendosej një masë kontrolli për të hequr parregullsitë.

Në kantierin e dytë – objekt banesor afarist ku investitor dhe kontraktues kryesor është punëdhënësi “Dabar DOOEL” – Shkup, është konstatuar mosrespektim i masave të sigurisë dhe shëndetit në punë nga aspekti i mbrojtjes kolektive të pasiguruar të hapësirës së punës, për çka është shqiptuar masë inspektuese – vendim me të cilin ndalohet puna në zonë të pasigurt. Inspektorët e punëdhënësit Feromonting DOOEL Shkup kanë shqiptuar ndalim verbal për qasje të pasigurt në vendet e punës. Gjithashtu, tek punëdhënësi DOOEL AS MONT janë konstatuar edhe punëtorë të cilët janë pa marrëdhënie të rregulluar të punës në përputhje me dispozitat ligjore, për të cilët do të shqiptohet masa kontrolli, duke urdhëruar punëdhënësin të krijojë marrëdhënie pune për personat e konstatuar, përkatësisht të lidhë kontrata pune dhe t'i regjistrojë në sigurimet sociale të detyrueshme.

Sipas ministres Trençevska, Qeveria po merr masa për të mirën e qytetarëve dhe ato duhet të respektohen. Ajo theksoi se shëndeti dhe mirëqenia e punëtorëve është në radhë të parë për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe kjo është arsyeja që ministrja vendosi të jetë sot në terren.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.