14.07.2023

Tençevska-Vucas: Bashkëpunimi me ambasadat gjithmonë rezulton me sukses

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin austriak Sh.T Georg Vucas dhe atasheu i Ministrisë Federale Austriake të Punëve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së konsumatorëve, Harold Fuger.

Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe rruga e harmonizimit të rregulloreve ligjore me qëllim të integrimit të vendit në BE ishin fokusi kryesor i bisedës mes ministres dhe ambasadorit.

Ambasadori Vucas e informoi ministren se në fund të korrikut përfundon detyra e tij si ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ata diskutuan për sukseset dhe bashkëpunimin e frytshëm të Ambasadës Austriake dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale duke përfshirë çështjen e familjeve kujdestare dhe mbrojtjes sociale.

Në fund të takimit, ministrja shprehu mirënjohjen e saj për ambasadorin dhe punën e tij të përkushtuar që sipas saj i solli përfitime shtetit dhe përmirësoi cilësinë e jetës së qytetarëve. Gjithashtu ministrja i uroi ambasadorit ditë të këndshme në pozitën e tij në vend dhe i uroi suksese në sfidat e ardhshme të jetës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.