05.07.2023

Trençevska: Agjencitë e Kombeve të Bashkuara janë përkrahës besnikë të MPPS-së

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak dhe përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia DiXhovani. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Trençevska në takim theksoi se agjencitë e Kombeve të Bashkuara japin mbështetjen e tyre pikërisht për çështjet kyçe për të cilat është përgjegjëse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si mbrojtja e fëmijëve, vlerat familjare dhe barazia gjinore. Trençevska poashtu shpjegoi edhe gjendjen aktuale në territorin e shtetit në lidhje me dilemën e propozimit për Ligjin për barazi gjinore dhe propozimin për Ligjin për gjendjen civile. Ajo sërish informoi se projektligji për gjendjen civile është tërhequr nga procedura që nga marsi i vitit 2022, ndërsa Ligji për barazi gjinore, siç sqaroi ministrja, deri më tani ka qenë në 18 debate publike dhe se procesi i konsultimit  vazhdon edhe më tutje.

Koordinatorja e OKB-së, Duxhak, theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka mbështetje të plotë për avancimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe çështjen e barazisë gjinore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.