30.06.2023

Trençevska: Të drejtat dhe shërbimet sociale po i sjellim më afër qytetarëve, është hapur zyra e re rajonale për punë sociale në Bogdancë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogdancit, Bllazhe Shapov dhe drejtoreshën e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale të Komunës së Gjevgjelisë, Vaska Ilieva, zyrtarisht e hapën zyrën rajonale për punë sociale në Komunën e Bogdancës e cila do të funksionojë si pjesë e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale, Gjevgjeli.

Më shumë

30.06.2023

Trençevska: Partnerët socialë kanë arritur përparim të dukshëm në negociatat për rritjen e pagave në sektorin publik

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot kryesoi seancën e njëmbëdhjetë të Këshillit Ekonomik dhe Social.

Në takim morën pjesë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Fatmir Bitiqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, Razmena Çekiq-Duroviq, sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonmisë anëtarë të përfaqësuesve të punëdhënësve dhe përfaqësues të institucioneve.

Më shumë

29.06.2023

Trençevska: Mbështetësit kryesorë të organizatave rinore duhet të jenë institucionet e Qeverisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e manifestimit të organizuar nga Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë, që u organizua me rastin e përkujtimit të 10 viteve të ekzistencës së tyre. Në këtë aktivitet, ministri iu drejtua panelit “Zgjidhjet rinore për sfidat rinore”.

Më shumë

29.06.2023

Indeksi i Barazisë Gjinore sjell progres në RMV për sa i përket çështjes së barazisë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska së bashku me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Apostol Simovski, ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S Ami Larson Jain, udhëheqësin e Marrëdhënieve me Publikun e Institutit Evropian për Barazi Gjinore, Denis van der Veur dhe Koordinatorja Kombëtare e Programit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor të UN Woman në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ivona Paunoviç Bishevac hapën ngjarjen ku u promovua Indeksi i Barazisë Gjinore në Maqedoninë e Veriut (2022).

Më shumë

29.06.2023

Trençevska: Ligji për Barazinë Gjinore nuk është i njëjtë me Ligjin për Gjendjen Civile, ato janë dy ligje të ndryshme që trajtojnë problematika të ndryshme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me një pjesë të ekipit të saj ka mbajtur sot një konferencë për gazetarët me titull “Koncepti real i Projektligjit për Barazinë Gjinore”.

Më shumë

28.06.2023

Trençevska-Dreksler: Vazhdon mbështetja e fuqishme nga çdo aspekt në rrugën drejt Bashkimit Evropian 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler. Në takim u theksua bashkëpunimi i mëparshëm i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me Ambasadën Gjermane. Poashtu u diskutuan zhvillimet aktuale në territorin e vendit edhe në lidhje me propozimin e Ligjit për Barazi Gjinore dhe propozimin e Ligjit për Gjendjen Civile.

Më shumë

27.06.2023

MPPS: Delegacioni i RMV-së shkëmbim mendimesh në Strasburg në fushën e antidiskriminimit

Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ishin pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila mori pjesë në mbledhjen e shtatë plenare të Komitetit Drejtues për Anti-diskriminim, Diversitetit dhe inkluzivitetit në Strasburg.

Më shumë

27.06.2023

Husein: Prioriteti ynë është një procedurë e shpejtë dhe efikase për mbrojtjen e grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein mori pjesë në një takim me temën "Së bashku për një zgjidhje të shpejtë të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave", organizuar nga Unioni-Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore.

Më shumë

27.06.2023

MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të qershorit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 27.06.2023 (e martë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin qershor.

Më shumë

26.06.2023

Sipërmarrja sociale, temë kryesore e takimit Husein-Çervinska

Në kuadër të vizitës bilaterale në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga një grup deputetësh nga Republika e Polonisë, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein u takua me zëvendësministren e Familjes dhe Politikës Sociale të Republikës së Polonisë dhe përfaqësuesja e qeverisë për Ekonominë Sociale, Anita Cervinska dhe Piotr Visocki, zëvendës ambasador dhe këshilltar në Ambasadën e Republikës së Polonisë.

Më shumë

23.06.2023

Trençevska: Bashkëpunimet rajonale çojnë në suksese të përbashkëta nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pas përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Të drejtat njerëzore në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi”, në Mal të Zi, zhvilloi dy takime bilaterale me ministren e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Bullgarisë, Ivanka Shalapatova, dhe ministrin e të Drejtave të njeriut dhe pakicave dhe refugjatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sevlid Hurtiq. 

Më shumë

23.06.2023

Trençevska: Eliminimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimi janë kyçe në realizimin e të drejtave të njeriut

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Të drejtat e njeriut në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi” në Mal të Zi.

Më shumë

22.06.2023

Ministrja Trençevska udhëton në konferencë ndërkombëtare dyditore në Mal të Zi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka udhëtuar në Mal të Zi për vizitë dyditore për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Të drejtat e njeriut në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi”.

Më shumë

21.06.2023

Trençevska: Harmonizimi i legjislacionit kombëtar është i rëndësishëm për vendosjen e mëtejshme të parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit në shoqëri 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir dhe Avokatin e Popullit, Naser Ziberi, morën pjesë në ngjarjen finale me titull “Situata dhe praktikat për trajtimin e rasteve të diskriminimit - rezultate dhe udhëzime për më tej" si pjesë e projektit IPA "Të drejtat e njeriut të BE-së: Vendosja e koncepteve të mosdiskriminimit në legjislacion". 

Më shumë

19.06.2023

Trençevska: U hap qendra e parë për zhvillimin e fëmijërisë së hershme në Dvorishte, Berovë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski dhe drejtoreshën e IPKKF-së “23 Gushti”, Nevenka Takovska, sot shënuan hapjen zyrtare të Qendrës së parë për zhvillime fëmijërisë së hershme në vendbanimin Dvorishte.

Më shumë

19.06.2023

Trençevska: Shtëpia e të moshuarve, Dr. Ivan Vlashki, u bë me kuzhinë të re dhe janë janë në zhvillim e sipër aktivitetet e ndërtimit të një objekti për 28 persona të rinj

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski dhe drejtoreshën e Shtëpisë së të moshuarve, dr. Ivan Vllashki, Zhivka Bojçovska, sot paralajmëruan hapjen e kuzhinës së re për nevojat e shtëpisë.

Më shumë

16.06.2023

Trençevska: Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull për vendet e rajonit në lidhje me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot drejtoreshën e përgjithshme të sapozgjedhur të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Ejmi E. Poup, e cila është drejtoresha e parë femër e IOM-it.

Më shumë

14.06.2023

Husein: Ministria gjithmonë do të jetë partnere e qytetarëve për të krijuar masa për jetesë cilësore

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein foli në ngjarjen përmbyllëse ku u prezantuan rezultatet e projektit “Drejt politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore në bujqësi dhe zhvillim rural”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit – Shkup, dhe mbështetur nga UN Women.

Më shumë

13.06.2023

Trençevska: Dialogu social është një armë e fuqishme për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska mbajti fjalim në sesionin e 111-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, e cila mbahet në Gjenevë të Zvicrës, që është organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. 

Më shumë

13.06.2023

Husein: Qëllimi ynë më i lartë mbetet zbatimi i standardeve më të larta për mbrojtjen efektive të viktimave të dhunës me bazë gjinore

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein mbajti një fjalim hapës në Konferencën Përfundimtare të Programit Rajonal për t'i dhënë fund dhunës kundër grave “Zbatimi i normave, ndryshimi ndaj qëndrimeve”, organizuar nga UN Women.

Më shumë

12.06.2023

Ministrja Trençevska merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka udhëtuar për në Gjenevë të Zvicrës, ku ka marrë pjesë në Konferencën e 111-të Ndërkombëtare të Punës, e cila është organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

09.06.2023

Trençevska: Sistemi i mbrojtjes sociale ofron mbështetje për personat e pastrehë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot foli në debatin shkencoro-profesional mbi studimin shkencor-hulumtues të përgatitur nga ekipi kërkimor në kuadër të projektit “Shtigjet e personave të pastrehë: para apo gjatë kohës së pastrehimit”. Debatin shkencor dhe profesional e organizon Fakulteti i Sigurisë – Shkup.

Më shumë

07.06.2023

Vazhdon dialogu social i Këshillit ekonomik-social 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot kryesoi seancën e dhjetë të Këshillit ekonomik-social.

Më shumë

06.06.2023

Trençevska: Qytetarët për ne janë në radhë të parë, prandaj jemi duke ecur në rugën që të çon në avansimin e cilësisë së jetës për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte e ftuar në emisionin “Live” në RTM. Temë e bisedës ishte skriningu dypalësh për Kapitullin 19, Ligjin e ri të Marrëdhënieve të Punës dhe projektinligjin e ri të propozuar për Barazinë Gjinore.

Më shumë

06.06.2023

Trençevska: Fëmijët dhe të rinjtë mbeten prioriteti ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në konferencën “Përforcimi i rezistencës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit tek të rinjtë në Evropën Juglindore”.

Më shumë

06.06.2023

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin maj 2023.

Më shumë

05.06.2023

Shoqëria e barabarazisë gjinore është kusht për realizimin e ëndrrave tona

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, kryetaren e asociacionit maqedonas të tregtisë elektronike, Nina Angelovska dhe aktivisten rinore, Sara Milenkovska, udhëhoqën diskutimin me të rinjtë të cilët ishin të pranishëm në manifestimin "Shoqëria e barabarazisë gjinore është kusht për realizimin e ëndrrave tona" që u organizua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Më shumë

02.06.2023

U zhvilluan trajnime për trajnerë, për dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UNFPA në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar realizuan trajnimin e trajnerëve për bazën e parë të trajnerëve për dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje dhe dhe veprim dhe bashkëpunim multi-sektorial.Trajnimi u zhvillua në dy module.

Më shumë

01.06.2023

Trençevska: Sa më shumë buzëqeshje fëmijësh përmes reformave të suksesshme sociale dhe veprimeve të zbatuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot hapi manifestimin “Për më shumë buzëqeshje të fëmijëve”, që ka për qëllim promovimin e familjeve kujdestare. Në këtë manifestim folën kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinovski dhe drejtoresha nacionale e SOS Fshati për Fëmijë - Maqedoni, znj.Juliana Gapo.

Më shumë

01.06.2023

Husein: MPPS vazhdon të punojë në avancimin, zhvillimin, fuqizimin dhe mbështetjen e familjeve kujdestare

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein foli në manifestimin “Pikniku Familjar”, organizuar me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Familjeve Kujdestare.

Më shumë

01.06.2023

Husein: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të japë mbështetje të plotë për të gjitha projektet që kontribuojnë në integrimin e komunitetit rom në flukset shoqërore

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, foli në ngjarjen e organizuar me rastin e nisjes së projektit "Sektori Civil Rom për anëtarësim në BE" E organizuar nga organizata joqeveritare “SONCE”.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.