26.07.2023

U nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondacioneve Barka dhe Sizigija

Qendra për Ndërmarrje Sociale në Shkup, e cila u hap përmes projektit “Mbështetja e Ndërmarrjeve Sociale” financuar nga Bashkimi Evropian dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, vazhdon me punë.

Sot u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e përfaqësuar nga ministrja Jovanka Trençevska, dhe Fondacioneve Barka dhe Sizgija, të cilët janë zbatuesit e rinj të projektit.

E rëndësishme është edhe mbështetja financiare e Ambasadës së Republikës së Polonisë në Shkup, e cila sot nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me dy Fondacionet.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në fillim të fjalës së saj iu referua përkujtimit të gjashtëdhjetë vjetorit nga tërmeti i Shkupit, rindërtimit të qytetit me solidaritet dhe humanizëm dhe pikërisht ato janë pjesë e parimeve për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka dëshmuar përkushtimin e saj për mbështetjen e sipërmarrjes sociale përmes miratimit të Strategjisë së parë për Zhvillimin e Ndërmarrjeve Sociale të miratuar në shtator 2021. Ne kemi zhvilluar gjithashtu Qendrën Kombëtare për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Sociale e cila është krijuar për të funksionuar si një inkubator për të mbështetur ndërmarrjet sociale ekzistuese dhe të reja, por edhe për të rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve për ekonominë sociale dhe ndërmarrjet sociale në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Mbështetja e ndërmarrjeve sociale", theksoi Trençevska.

Ambasadori i Republikës së Polonisë në Shkup, Kshishtof Gzhelçik, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e arritur dhe theksoi mbështetjen e Republikës së Polonisë në zhvillimin e sipërmarrjes sociale.

“Jam krenar që projekti i financuar nga ambasada jonë jo vetëm që ndihmon zhvillimin e sipërmarrjes sociale, por gjithashtu përdor si frymëzim arritjet, zgjidhjet dhe përvojat polake në këtë fushë. Në një perspektivë afatgjatë, projekti do të çojë në një integrim më të madh social dhe profesional të njerëzve që janë në rrezik të margjinalizimit, do të krijojë vende pune dhe do të ofrojë shërbime sociale të mira për shoqërinë dhe zhvillimin lokal”, theksoi ambasadori i Republikës së Polonisë në Shkup, Zhelçek.

Në ditën kur Shkupi përkujton ditën në të cilën solidariteti ishte i një rëndësie të madhe, Qendra për Ndërmarrje Sociale është fokusuar në mbështetjen ekonomisë solidare. Qendra vazhdon të punojë dhe të gjitha organizatat që janë aktive në këtë fushë të punës mund ta kontaktojnë atë.

Projekti “Mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale” financohet nga Ambasada e Republikës së Polonisë, ndërsa zbatues janë fondacionet “Barka” dhe “Sizgija”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.