30.10.2023
Trençevska: Përmes bashkëpunimit me disa organizata të shoqërisë civile, ne ofrojmë mundësi të barabarta për grupe të ndryshme të synuara
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar përfaqësueset e Shoqatës “Iniciativa e Grave Shuto Orizarës”. Në takim u diskutua për krijimin e një bashkëpunimi më të madh ndërmjet institucioneve përkatëse, përfshirë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, me qëllim promovimin e të drejtave të grave rome.
Më shumë
30.10.2023
Trençevska: Misioni ynë si Ministri është të qëndrojmë besnikë ndaj detyrave tona për t'iu përgjigjur nevojave të emigrantëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mbajti fjalim në ngjarjen përmbyllëse të projektit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara "Planifikimi dhe diskursi mbi politikat migratore të bazuara në dëshmi në Maqedoninë e Veriut".
Më shumë
28.10.2023
Trençevska: Vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve varet nga të rinjtë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte në takim kryetarin e qytetit të Manisës, Enver Unlu. Në takim u diskutua për rëndësinë e lidhjes së rajoneve dhe marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.
Më shumë
28.10.2023
MPPS: Trençevska pjesë e delegacionit në manifestimin solemn për 100 vjetorin e Turqisë moderne
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e delegacionit solemn të kryesuar nga kryetari i komunës së Turgutulit, Çetin Akin, për nder të përkujtimit të 100 vjetorit të Turqisë moderne. Trençevska shprehu kënaqësinë e saj për praninë e ngjarjes së rëndësishme për Turqinë dhe theksoi se është një nder i veçantë për të që të jetë pjesë e ceremonisë për 100 vjet të Turqisë moderne.
Më shumë
27.10.2023
Trençevska: Bashkëpunimi ndërsektorial gjithmonë sjell sukses më të madh në përmbushjen e synimeve për cilësi më të mirë të jetës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u takua me ministrin e ri të Transportit dhe Infrastrukturës në Turqi, Abdulkadir Uraloglu. Trençevska në fillim të takimit, ministrit të ri Uraloglu i dëshiroi punë të suksesshme dhe shprehu besimin se ministri do të kontribuojë në zhvillimin më të madh të rajonit.
Më shumë
27.10.2023
MPPS: Trençevska në takim me Valiun e Izmirit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar Valiun e Izmirit, Sulejman Elban. Në takim u theksua aktiviteti i popullit maqedonas në Turqi dhe përkushtimi i tyre i përditshëm për aktivitete në drejtim të kultivimit të kulturës maqedonase. Valiu Elban në takim theksoi se mbështet fuqishëm maqedonasit në aktivitetet e tyre.
Më shumë
27.10.2023
Trençevska: Bashkëpunimi ndërmjet vendit tonë dhe Turqisë është urë lidhëse që mundëson marrëdhënie më të mëdha miqësore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Turqi takuan kryetarin e komunës së Karshijakës, Xhemil Tugaj. Në fillim të takimit, ministrja Trençevska shprehu mirënjohjen e saj për ftesën e delegacionit që të jetë në vendin e tyre me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe konfirmimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Më shumë
27.10.2023
Delegacioni i RMV-së në vizitë të shoqatave maqedonase në Izmir
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot mërgimtarët në qytetin e Izmirit. Së bashku me kryetarin e komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, kryetarin e komunës së Çashkës, Goran Stojanovski dhe kryetarin e komunës së Gradsko, Kiro Natskov, zëvendësministrin e kulturës, Daim Luçi dhe sekretaren shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Biljana Kazanxhiska dhe Konsulli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, Ilijaz Ferah mëngjesin e kaluan bashkë me maqedonasit në Izmir.
Më shumë
26.10.2023
MPPS: Trençevska kryeson delegacionin e RMV-së në Izmir, të Turqisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mëngjesin e sotëm është nisur për në Izmir të Turqisë. Trençevska me ftesë të kryetarit të komunës së Karshijakës, Xhemil Tugaj, kryetarit të komunës Turgutul, Cetin Akin dhe kryetarit të shoqatës kulturore dhe solidaritetit të mërgimtarëve maqedonas - "MAK – GOÇ" nga Izmiri, Kadri Altinkalp do të marrin pjesë në festivalin folklorik maqedonas "Karshijaka - Çashka" - Turgutlu 2023" i cili organizohet në bashkëpunim me Komunën e Çashkës nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në festival, përveç pjesëmarrjes së Komunës së Çashkës, do të marrin pjesë edhe pushteti lokal i Kriva Pallankës, Gradsko dhe Rosoman me shoqëritë e tyre kulturore dhe artistike.
Më shumë
25.10.2023
MPPS: Investohen 4.275.256 denarë nga buxheti i MPPS për qendrën ditore në Komunën e Çashkës
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale,sot sipas programit të Qeverisë së RMV për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2021, hapi Qendrën e re ditore për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Çashkës.
Më shumë
25.10.2023
Trençevska: Shpërblimet për të punësuarit në Siguri dhe Shëndet gjatë Punës janë një shembull i shkëlqyer, udhërrëfyes dhe frymëzim për kompanitë e tjera në vend që të ndjekin rrugën e sigurisë në vendet e punës
Me rastin e Javës Evropiane të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Këshilli për Siguri dhe Shëndet në Punë, në partneritet me Zyrën e Fondacionit "Fridrih Ebert" në Shkup, organizuan një ngjarje për të shënuar këtë javë dhe për të shënuar kontributin e përbashkët në rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në vendet e punës.
Më shumë
25.10.2023
Trençevska: Shqetësimi im kryesor është që fondi të jetë stabil, synimi është që çdo pensionist ta marrë pensionin në kohë dhe në mënyrë të rregullt
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në emisionin e mëngjesit të televizionit Alfa foli për rritjen e pensioneve sipas metodologjisë së re për rritjen e pensioneve dhe për mbështetjen financiare nga periudha e kaluar për kategorinë më të cenueshme të pensionistëve.
Më shumë
24.10.2023
Trençevska: Të drejtat e njeriut nuk vlejnë vetëm për një grup të caktuar të qytetarëve, por për të gjithë pa përjashtim
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e panelit “Trajtimi i diskriminimit si shtytës për zhvillim” i cili ishte pjesë e konferencës vjetore të Kombeve të Bashkuara për vitin 2023 “Liria, barazia dhe drejtësia për të gjithë”. Konferenca synon të promovojë dialogun për të gjetur mënyra më të mira për t'u marrë me diskriminimin, dezinformimin, lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes ndërmjet përfaqësuesve të Parlamentit, Qeverisë, institucioneve të të drejtave të njeriut, komunitetit akademik, punonjësve të medias, shoqërisë civile, OKB dhe partnerët që mbështesin vendin në përparimin e tij të përshpejtuar drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Më shumë
20.10.2023
Trençevska: Me UNFPA numërojmë 5 vjet bashkëpunim të suksesshëm, vazhdojmë të ecim së bashku edhe në të ardhmen
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot drejtoreshën ekzekutive të UNFPA-së, Dien Keita. Në takim u diskutua për çështjen e barazisë gjinore me theks të veçantë për lëvizjet antigjinore që janë veçanërisht aktuale në rajon në periudhën e kaluar.
Më shumë
19.10.2023
Trençevska – Buzu: Bashkëpunimi mes dy vendeve mund të kontribuojë vetëm në më shumë mundësi për qytetarët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në Gjenevë ka zhvilluar takim bilateral me ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Moldavisë, Aleksei Buzu. Në takim u bisedua për rrugën evropiane që I pret të dyja vendet deri në integrimin e plotë evropian.
Më shumë
19.10.2023
Trençevska: Nëpërmjet avokimit të fuqishëm për qasje më të mirë në informacion për barazi më të madhe gjinore dhe autonomi trupore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryesuese e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjenevë, sot foli në Konferencën Rajonale “Popullsia dhe zhvillimi: Garantimi i të drejtave dhe zgjedhja”, organizuar nga UNECE/UNFPA. Në konferencë u theksuan pikat e progresit në zbatimin e Programit të Veprimit nga Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin që nga viti 1994.
Më shumë
19.10.2023
Husein: Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor nuk është proces i izoluar, por është pjesë e integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha politikat
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein mbajti fjalim hapës në Forumin Rajonal për Buxhetin e Përgjegjshëm Gjinor, eventin final në kuadër të projektit "Përmes lenteve të grave: ngritja e politikave dhe iniciativave buxhetore, monitorimi i zbatimit të planeve lokale të veprimit për barazinë gjinore".
Më shumë
18.10.2023
MPPS: Trençevska - kryesuese e delegacionit të RMV-së në Gjenevë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, është kryesuese e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjenevë. Delegacioni do të marrë pjesë aktive në Konferencën Rajonale të UNECE/UNFPA - "Popullsia dhe zhvillimi: Garantimi i të drejtave dhe zgjedhjes".
Më shumë
16.10.2023
Trençevska: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara shihet në realizimin e aktiviteteve që avavancojnë cilësinë e jetës së tyre
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me Sabina Grubenson, sekretare e përgjithshme e Fondacionit "Loza" dhe Per Rilov, kryetarin e bordit drejtues të fondacionit"Loza".
Më shumë
16.10.2023
Trençevska: Nipërit nga motrat e mia janë thesari im
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mëngjesin e sotëm në programin e mëngjesit “Zdravo Makedonijo” në Televizionin Kanal 5 foli për familjen e saj, momentet e saj të preferuara nga mandati i saj në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe për sfidat me të cilat përballet grupet e synuara me të cilat punon ministria.
Më shumë
13.10.2023
Filloi ngjarja "Walk and Talk"- po rrisim ndërgjegjësimin për shëndetin mendor
Ngjarja "Walk and Talk", organizuar nën iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e UNICEF-it dhe në bashkëpunim me Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike, synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për shëndetin mendor tek adoleshentët dhe familjet e tyre.
Më shumë
12.10.2023
MPPS: Protestat duhet të jenë para institucioneve që janë përgjegjëse për kërkesat e kryetarit Kostovski
Sipas deklaratës për media të kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, lidhur me punësimet në IPKKF “11 Tetori”-Butel, ju njoftojmë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kohë dhe me përgjegjësi ka përmbushur detyrimet e saj për paraqitjen e kërkesave për punësim në kopsht.
Më shumë
10.10.2023
Trençevska: Vazhdojmë me punën që nënkupton avancimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara
Pas inspektimit të Komitetit të Këshillit të Europës për parandalimin e torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit çnjerëzor apo poshtërues të institucioneve që punojnë për kujdesin ndaj personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe me çrregullime mendore, raporti preliminiar u prezantua para Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Më shumë
10.10.2023
Trençevska: Protokolli për trajtimin e fëmijëve me diabet do të kontribuojë në edukimin më të mirë të të gjithë të përfshirëve në procesin e edukativo-arsimor
Në institucionin publik“Rade Jovçevski Korcagin”-objekti Pepellashka në Shkup, sot u promovua “Protokolli për trajtimin e fëmijëve me diabet në shkolla dhe kopshtet për fëmijë”. Në këtë manifestim morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, kryetari i Komunës Qendër Goran Gerasimovski, kryetarja e Shoqatës për Fëmijët me diabet të Maqedonisë-BALANS MK, Natasha D. Dimitrevska, punonjëse nga fusha e mbrojtjes dhe shëndetit të fëmijëve.
Më shumë
06.10.2023
Trençevska: Rekomandimet e ekipit të ekspertëve të ONP-së do të kontribuojnë në avancimin e proceseve në vend në fushën e punës
Këshilli Ekonomiko-Social ka mbajtur sot seancën e 14-të, në të cilën ku përveç përfaqësuesve të anëtarëve të KES, marrin pjesë rregullisht edhe përfaqësues të sindikatave jo përfaqësuese.
Kjo seancë kishte për qëllim prezantimin e rekomandimeve dhe konkluzioneve të ekipit të ekspertëve nga Misioni i Kontaktit Direkt të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), pas analizimit të zbatimit të Konventës për të Drejtën e Organizimit dhe marrëveshjeve Kolektive, 1949 (nr. 98) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Më shumë
05.10.2023
Trençevska: Edhe djemtë edhe vajzat duhet t'i gëzojnë të drejtat e njeriut në të njëjtën bazë pa diskriminim
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ishte pjesë e panelit të diskutimit “Planifikimi strategjik për një të ardhme të guximshme për autonominë trupore të grave dhe vajzave në rajon” si pjesë e konferencës “Fuqia e zgjedhjes: Arritja e autonomisë trupore për gra dhe vajza".
Më shumë
05.10.2023
Trençevska: Së bashku me UNFPA-në synojmë sfidat me të cilat po përballet vendi ynë dhe së bashku krijojmë zgjidhje
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot Florens Bauer, drejtoreshën Rajonale e UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNFPA-së në pjesën e përfaqësimit të të drejtave të njeriut. Vëmendje e veçantë iu kushtua Konferencës së sotme rajonale “Fuqia e Zgjedhjes: Arritja e Autonomisë trupore për gratë dhe vajzat” që u mbajt në Shkup dhe konferenca që do të mbahet në Gjenevë për 10 ditë dhe do të jetë pjesë e mozaikut të diskutimeve që synojnë të kontribuojnë në respektimin më të madh të të drejtave të njeriut.
Më shumë
05.10.2023
Trençevska: Kur lëvizjet anti-gjinore marrin vrullin më të madh, mbështetja nga organizatat ndërkombëtare është më e rëndësishmja për ne
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u takua me Elisa Fernandez, zëvendësdrejtoreshë rajonale e zyrës rajonale të UN Woman për Evropë dhe Azinë Qendrore. Në takim ishte e pranishme edhe udhëheqësja e Zyrës së UN Women - Shkup, Vesna Ivanoviq Kastared.
Më shumë
05.10.2023
Punëtori për aktivizimin e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar/të ardhurave minimale
Më 5 dhe 6 tetor 2023, në Shkup mbahet punëtoria për aktivizimin e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar/të ardhurave minimale, në të cilën është planifikuar shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, si dhe sfidat që lidhen me masat dhe instrumentet aktive të punësimit për grupet e cenuara dhe personat që marrin ndihmë minimale të garantuar për aktivizimin e tyre në tregun e punës.
Më shumë
05.10.2023
Vijojnë pagesat nga te drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin shtator 2023.
Më shumë
05.10.2023
Trençevska: Qeveria e udhëhequr nga njerëz që mbështesin barazinë dhe mosdiskriminimin, garanton të drejtën për zgjedhje të lirë të qytetarëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e prezantimeve hyrëse në Konferencën rajonale e nivelit të lartë“Fuqia e zgjedhjes: Arritja e autonomisë trupore për gratë dhe vajzat” të organizuar nga Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Më shumë
04.10.2023
Trençevska për TV Star: Kjo Qeveri kujdeset për pensionistët, sërish do të vendosim paketë masash për pensionistët me pensione të ulëta
“Në vitin 2022 sollëm metodologjinë që të gjithë pensionistët e mirëpritën dhe thanë “po, është një sistem që të çon në pensione më të mëdha. Çdo vit ajo përputhet me 50 për qind të shpenzimeve të jetesës dhe 50 për qind të rritjes mesatare të pagës. Barazimet në mars dhe shtator janë gati 14 për qind”, theksoi Trençevska në emisionin “Çka mendon populli” në TV Star.
Më shumë
04.10.2023
Misioni për kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet Komisionit për Aplikimin e Standardeve të ONP-së dhe përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dhe përfaqësues të kësaj ministrie sot takuan një ekip ekspertësh nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe një ekspert për lirinë e asociimit, të cilët janë në një vizitë disa ditore në vend me qëllim të zbatimit të një Misioni për kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet Komitetit të Zbatimit të standardeve të Konferencës Ndërkombëtare të Punës dhe përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
03.10,2023
Trençevska: Barazia gjinore mund të kontribuojë vetëm për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë në të gjitha sferat shoqërore
Trençevska në Top Tema në lidhje me propozim-ligjin për barazi gjinore, theksoi se sigurisht do të ketë diskutim publik pas krijimit të versionit përfundimtar të tekstit. Ministria mbetet një institucion transparent që do të krijojë ligje që do t'i përshtaten të gjithëve në shoqëri me fokus të veçantë në kategoritë e cenueshme të qytetarëve.
Më shumë
03.10.2023
Trençevska: Pjesa më e madhe e popullatës joaktive janë femra, prandaj vazhdojmë të avokojmë për aktivizimin më të madh të tyre në tregun e punës
“Në Indeksin Gjinor që promovuam së fundmi dhe në botimin “Gratë dhe Burrat”, shifrat tregojnë se pjesa më e madhe e popullsisë joaktive janë femra. Kjo e pengon shtetin të shfrytëzojë potencialin e plotë të grave dhe të shfrytëzojë sa më shumë kapitalin njerëzor në shtet. Inaktiviteti i femrave është 55.1%, për dallim nga meshkujt, që është 32.8%, ndërsa hendeku gjinor midis meshkujve dhe femrave në tregun e punës është 20.3%. Arsyet do t'i kërkojmë në stereotipet, paragjykimet dhe shqetësimin e gruas për shtëpinë dhe familjen, veçanërisht në zonat rurale”, tha Trençevska në Top Tema të Televizionit Telma.
Më shumë
03.10.2023
Trençevska me rastin e të javës së fëmijëve: Të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta dhe të gjithë fëmijëve duhet t'u sigurohet mbështetje dhe mundësi të barabarta për rritjen dhe zhvillimin e duhur
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me rastin e Javës së Fëmijëve, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, vizituan Institucionin Publik "13 Nëntor", objektin "Park".
Më shumë
02.10.2023
Trençevska: Asnjëherë në historinë e vendit pensionet nuk janë rritur për 24 për qind për rreth një vit e gjysmë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin Analizë në Televizionin 24, foli për temën e pensioneve dhe rritjen e tyre sipas metodologjisë së re.
Më shumë
02.10.2023
Trençevska: Avancimi i mbrojtjes së kategorive të cenuara të qytetarëve është detyrë e jona
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar një takim me konsulentët ndërkombëtarë, Xhon Ims (gjyqtar nga Mbretëria e Bashkuar) dhe Viktor Zaharia (kryetar i Bordit për Ndihmë Juridike në Moldavi) dhe përfaqësues nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup. Në takim, ministres iu prezantua propozimi për themelimin e një organi të vetëm për menaxhimin e sistemit të ndihmës juridike falas në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Më shumë
02.10.2023
Në KES u prezantua Plani për qëndrueshmërinë fiskale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike: politikat, rekomandimet, masat dhe treguesit
Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social të udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u diskutua për Planin për qëndrueshmëri fiskale dhe mbështetje për rritjen ekonomike: politikat, rekomandimet, masat dhe treguesit.
Më shumë
02.10.2023
MPPS: Vijon pagesa e rregullt e pensioneve me rritje prej 5.3%
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton pensionistët se vijon pagesa e rregullt e pensioneve, që këtë muaj është rritur për 5.3%.
Më shumë
02.10.2023
Trençevska: Fuqizimi ekonomik i grave është prioriteti kryesor i ministrisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot foli në panelin “Krijimi i politikave dhe masave që mbështesin barazinë gjinore në vendin e punës në S. Maqedonia” në kuadër të konferencës “Barazia gjinore në vendin e punës”
Më shumë
17.10.2023
Trençevska: "Kryqi i Kuq" – partneri ynë besnik në kujdes dhe humanizëm
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e folëseve të cilët hapën promovimin e Kornizës Zhvillimore të Kryqit të Kuq në RMV "Transformimi - 28". Në të njëjtën kohë, Trençevska ishte pjesë e panelit të diskutimit "Ndërtimi i një shoqërie të shëndetshme dhe të sigurt dhe nevoja për mobilizimin efikas të burimeve për t'iu përgjigjur sfidave bashkëkohore humanitare".
Më shumë