Integrimi I Romëve – Faza III
Rishikim i projketit
Integrimi i Romëve - Faza III është një program i përbashkët i Bashkimit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës. Ka për qëllim të përforcojë kapacitetet e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për të përballuar në mënyrë efektive sfidat komplekse me të cilat përballet komuniteti rom përmes zbatimit të politikave publike gjithëpërfshirëse. Këto politika përfshijnë fusha kritike si strehimi, punësimi, regjistrimi civil, si dhe tranzicioni i gjelbër dhe digjital.
Projekti do të ndihmojë gjithashtu në zbatimin progresiv në vendet përfituese të Ballkanit Perëndimor të: "Kuadri Strategjik i BE-së për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje 2020-2030"; Deklarata e vitit 2019 e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (Deklarata e Poznanit) dhe angazhimet pasuese të ndërmarra nga qeveritë në takimet vjetore ministrore dhe të pranuara në kuadër të Samiteve të Procesit të Berlinit; dhe progresi në përmbushjen e angazhimeve për përfshirjen e romëve që dalin nga negociatat e Kapitullit 23.
Përveç kësaj, projekti do të sigurojë ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme në nivel qendror për zbatimin adekuat, buxhetimin, monitorimin dhe raportimin, pëforcimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale, si dhe përafrimin progresiv me të gjithë elementët e politikës së Bashkimit Evropian për përfshirjen e romëve.
Projekti do të fokusohet kryesisht në tre fushat e mëposhtme të mbështetjes:
- Integrimi i çështjes rome në politikat përkatëse publike dhe luftën kundër anti-ciganizmit;
- Mbështetja e integrimit socio-ekonomik të romëve dhe barazia e romëve në fushën e strehimit, arsimit, punësimit, shëndetësisë, regjistrimit civil dhe në tranzicionin e gjelbër dhe digjital;
- Përorcimi i kapaciteteve institucionale të qeverive për t'u përballur me sfidat me të cilat përballen romët.
Rezultatet specifike që duhet të arrihen përmes këtij projekti janë si më poshtë:
(1) Integrimi i çështjes rome në politikat përkatëse publike dhe luftën kundër anti-ciganizmit:
- Anticiganizmi njihet dhe trajtohet nëpërmjet legjislacionit, mjeteve të komunikimit dhe institucioneve.
- Kapacitetet institucionale të zyrtarëve publikë ndërtohen përmes luftës kundër anticiganizmit.
(2) Përfshirja socio-ekonomike:
- Punësimi i romëve inkurajohet, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke përfshirë praktikat premtuese të pilotuara dhe përmes masave specifike për të nxitur formalizimin e punësimit.
- Legalizimi i vendbanimeve joformale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë po përparon dhe vendet inkurajohen ta përfshijnë atë në prioritetet e qeverive të nivelit qendror në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile.
- Regjistrimi civil për romët në nevojë trajtohet nëpërmjet partneritetit me qeveritë, autoritetet lokale përkatëse dhe organizatat e shoqërisë civile.
- Aktivitetet janë të integruara në Planin e Veprimit për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe në Agjendën e Transformimit Digjital.
(3) Kapacitetet institucionale:
- Në rajon ka politika dhe marrëveshje institucionale për zgjidhjen e çështjes së romëve.
- Mekanizmat përkatës të monitorimit, janë zhvilluar dhe funksionojnë siç duhet, duke përfshirë zyrat kombëtare të statistikave, dhe mekanizmat përkatës të raportimit.
- Është përmisuar buxheti për planifikimin dhe raportimin për romët në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.
- Sigurohet bashkëpunimi i rregullt rajonal dhe politikat janë integruar në sferat socio-ekonomike, duke përfshirë çështjet me prioritet të lartë rajonal dhe aktivitetet për zgjidhjen e sfidave specifike të romëve.
Projekti do të zbatohet në shtatë vende përfituese: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Turqi dhe Kosovë*, me një kohëzgjatje prej tre vjetësh (1 maj 2023 deri më 30 prill 2026) dhe është i bashkëfinancuar. nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, zbatuar nga Ekipi i Romëve dhe Udhëtarëve dhe Drejtoria për Koordinimin e Programeve, Këshilli i Eur.
Kjo nismë është vazhdimësi e dy fazave të mëparshme të zbatuara nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondacionet e Shoqërisë së Hapur.
Qëllimi i Fazës së Tretë të projektit është promovimi i mëtejshëm i integrimit dhe përforcimit të komunitetit rom duke zgjidhur çështjet kritike me të cilat përballet ky komunitet.
Projekti bazohet në parimet e Qasjes së Këshillit të Evropës bazuar në të drejtat e njeriut, duke u fokusuar në pjesëmarrjen dhe përfshirjen, barazinë dhe mosdiskriminimin, llogaridhënien, transparencën dhe aksesin në informacion.
*Ky emërtim nuk ka asnjë efekt në pikëpamjet e statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Më shumë informacione në: https://www.coe.int/en/web/skopje/roma-integration-phase-iii