25.07.2023

Me qëllim të qartësimit dhe zbatimit vetëm të rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me punën gjatë valës së të nxehtit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës në vijim lajmëron:

LAJMËRIM

Punëdhënësit nga sektori publik dhe privat janë të DETYRUAR t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Rekomandimet për sektorin privat i referohen vetëm mënyrës së organizimit të orarit të punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe për të shmangur qëndrimin jashtë në periudhën nga ora 11 deri në 17:00.

Personat juridikë që kryejnë veprimtari ndërtimore dhe aktivitetet e të cilëve kryhen në mjedis të hapur JANË DETYRUAR që t'i ndërpresin ato në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00

Duke pasur parasysh faktin se disa aktivitete të caktuara të subjekteve juridikë mund të paraqesin rrezik për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, Inspektorati Shtetëror i Punës, përveç rekomandimeve, gjatë inspektimeve vepron edhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Kështu, në pajtim me nenin 49 paragrafi 2 të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, nëse inspektori i punës në bazë të mbikëqyrjes nga punëdhënësi konstaton se ekziston rrezik i menjëhershëm për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtorëve, me aktvendim do ta ndalojë punën në tërësi.

Duke pasur parasysh se në kushtet e valës së të nxehtit temperaturat e larta,  indeksi i lartë UV, janë maksimalisht të shprehura, ato në vetvete paraqesin rrezik të menjëhershëm për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, për çka inspektorët e punës kanë bazë ligjore për vendosjen e masës së lartpërmendur të inspektimit.

Duke pasur parasysh se në kushtet e valës së të nxehtit temperaturat e larta, pra indeksi i lartë UV, janë maksimalisht të shprehura, ato në vetvete paraqesin rrezik të menjëhershëm për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, për çka inspektorët e punës kanë bazë ligjore për duke vendosur masën e kontrollit të sipërpërmendur.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.