21.07.2023

Trençevska në temën e ditës: Një puntor i kënaqur është një puntor produktiv

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sonte ishte mysafire në Temën e ditës në ditarin e Televizionit Sitel. Fokusi kryesor i bisedës gjatë vizitës së saj ishte marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe përfitimet që kanë punonjësit e sektorit publik.

Pas 15 vjetësh, ne po nënshkruajmë një Marrëveshje të re të përgjithshme kolektive që u mundëson punonjësve në sektorin publik të drejta më të mëdha," tha Trençevska.

Ajo theksoi se qëllimi i marrëveshjes kolektive është që punëtorët e mirë të mbahen në institucione, duke iu rritur pagat. Ajo theksoi se kjo do të kontribuojë në një ofrim më të mirë dhe më të shpejtë të shërbimeve, të cilat do të bëjnë të mundur që të flitet për qytetarë të kënaqur me punën e administratës publike.

Lidhur me keqkuptimet me sindikatat jopërfaqësuese, ministrja u shpreh si më poshtë:

“I gjithë dialogu për nënshkrimin e kontratës ishte në kuadër të ESSH-së, morën pjesë Sindikata përfaqësuese dhe organizata përfaqësuese e punëdhënësve, por ne si Qeveri, së bashku me sindikatat treguam vullnetin tonë për të përfshirë edhe sindikatat jo përfaqësuese si SASHK dhe KSS”.

Ajo ka shpjeguar se pas dy vitesh bashkëpunim janë larguar nga grupi i punës dhe se janë evidentuar disa keqkuptime për interesa personale.

Ministrja po ashtu informoi se administrata publike këtë vit do të marrë regres për pushim vjetor prej 10.000 denarë dhe se do të vazhdojë të rritet në vitin 2024. Ajo po ashtu ka treguar se me këtë kontratë kolektive do të kthehen edhe shpërblimet jubilare.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.