17.07.2023

Trençevska: Ka filluar shpërndarja e frutave të freskëta të kultivuara në shtëpi në të gjitha kopshtet e fëmijëve përmes projektit "Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë"

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikolovski dhe kryetarin e Komunës Qendër, shënuan fillimin e shpërndarjes së frutave të freskëta nëpër kopshte në kuadër të Programit për nxitjen e konsumimit të frutave të freskëta për vitin 2023 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, e cila përfshin të gjitha kopshtet e vendit dhe ofron fruta të freskëta sezonale çdo ditë, për çdo fëmijë.

“Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta të freskëta të stinës nga prodhimi vendas si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë 5 muajve, respektivisht çdo fëmijë duhet të marrë 1 (një) kilogram fruta në javë. “Sot kemi filluar me shpërndarjen e kajsive dhe në periudhën e ardhshme do të vijojë shpërndarja e frutave të tjera karakteristike për klimën tonë”, tha Trençevska.

Shpërndarja e frutave filloi me 90 mijë kilogramë kajsi, në të gjitha qytetet dhe qytezat e vendit, për çdo kopsht fëmijësh. Janë të përfshira të gjithë kopshtet në të gjithë vendin, pra të 38 mijë fëmijëve.

Ministrat Trençevska dhe Nikolovski dhe kryetari Gerasimovski morën pjesë në punëtori kreative me fëmijët, me temën e frutave, ku së bashku me fëmijët përgatitën lëngje frutash, biskota dhe sallata frutash. Fëmijët gjithashtu patën një punëtori artistike me temën e frutave.

“Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e frutave në të ushqyerit e përditshëm dhe të zhvillojmë zakonet e konsumimit të tyre që në moshë të hershme. Ushqimi i shëndetshëm i fëmijëve nga mosha më e vogël është i një rëndësie të veçantë për rritjen dhe zhvillimin e duhur psiko-fizik të tyre”, porositi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.