21.07.2023

Trençevska në Kanal 5: Nënshkruam një marrëveshje historike me përfitime për të gjithë sektorin publik

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin “Vetëm e vërteta” në Televizionin Kanal 5, theksoi se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive është një marrëveshje historike që është nënshkruar pas 15 vitesh dhe përmban përfitime për të gjithë sektorin publik, gjegjësisht 130.000 persona.

Si dhe Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive përfaqëson një sistem të përcaktuar pagash për sektorin publik. “Ashtu siç e kemi përcaktuar sistemin për pagën minimale, për pensionet, tani kemi krijuar një zgjidhje sistematike që nuk do të varet nga vullneti politik, ne mundësojmë rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik”, theksoi Trençevska.

Sipas Marrëveshjes së re të Përgjithshme Kolektive nga Marsi 2025, do të ketë një metodologji të re, ku do të ketë një koeficient kompleksiteti që shumëzohet me rritjen e pagës mesatare.

“Tani në shtator çdo i punësuar në sektorin publik merr ngritje prej 10 për qind, deri në fund të vitit çdo i punësuar do të marrë 10.000 denarë K-15, dhe nga viti 2024 K-15 do të jetë së paku 30 për qind nga paga mesatare”, theksoi Trençevska.

Ajo theksoi se nga viti 2016, 2017 e deri më sot, pothuajse në të gjithë sektorët është vërejtur rritje e ndjeshme e pagave.

“Paga neto e mësuesit në arsimin fillor është rritur me 44 për qind që nga viti 2016, ndërsa e mësuesit në arsimin e mesëm është rritur me 42 për qind. Kësaj i duhet shtuar edhe rritja e radhës në shtator prej 10 për qind, që do të thotë se ka një rritje mbi 50 për qind. Pagat e mësuesve të kopshteve janë rritur me 81 për qind, nga viti 2017 e deri më sot, ndërsa për përkëdhelëset rritja është 89 për qind. Personeli teknik ndihmës në kopshte është rritur për mbi 100 për qind për të njëjtën periudhë”, porositi Trençevska.

Ministrja theksoi se asnjëherë nuk ka pasur rritje të papritur 10 për qind të pagave në sektorin publik. Si dhe që disa punonjës të sektorit publik do të marrin K-15 për herë të parë. Kontrata e përgjithshme kolektive parashikon shpërblime jubilare për punonjësit që punojnë për 20, 30 dhe 40 vjet me të njëjtin punëdhënës.

Trençevska ka përmendur edhe rëndësinë e ekzistimit të besimit, mirëkuptimit dhe kompromisit si kyç në mes të Qeverisë dhe përfaqësuesve të sindikatave, përkatësisht ndërmjet anëtarëve të Këshillit Ekonomik dhe Social. Ajo theksoi edhe përfshirjen në diskutimet dhe seancat e Këshillit Ekonomik dhe Social, përveç sindikatave përfaqësuese dhe jo përfaqësuese, të cilat edhe pse nuk kanë të drejtë vote, kanë mundësi të marrin pjesë aktive në krijimin e të gjitha zgjidhjeve sistematike që prekin punëtorët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.