03.07.2023

Trençevska: Ligji për Barazinë Gjinore është për përmirësimin dhe respektimin e vlerave familjare, për mbrojtjen e fëmijëve dhe avancimin e pozitës së gruas

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në Ditarin televiziv të TVK-së ka folur për disa tema aktuale, në radhë të parë Ligjin për Gjendjen Civile dhe Ligjin për Barazinë Gjinore, vlerat familjare, investimet kapitale në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, si dhe Fushatën e re për të rinjtë – Lër një gjurmë.

“Ligji për Barazinë Gjinore dhe Ligji për Gjendjen Civile janë dy ligje të veçanta që trajtojnë çështje krejtësisht të ndryshme. Të dy ligjet trajtojnë të drejtat e njeriut, por thelbi i ligjeve është i ndryshëm”, theksoi Trençevska.

Trençevska gjithashtu informoi se janë mbajtur 18 debate publike për Projektligjin për barazi gjinore. Si dhe një debat i posaçëm publik me deputete nga të gjitha partitë politike, ku nuk pati asnjë vërejtje për përcaktimin e barazisë gjinore, seksit dhe gjinisë.Ministrja sqaroi se qëllimi i vetëm i Ligjit për Barazi Gjinore është avancimi i pozitës së gruas në shoqëri, si dhe rritja e vizibilitetit dhe përkushtimit të institucioneve për çështjen e barazisë gjinore.

“Ligji i propozuar për barazinë gjinore është për përmirësimin e vlerave familjare, për respektimin e vlerave familjare, për mbrojtjen e fëmijëve dhe synon pikërisht përmirësimin e pozitës së gruas. Për vizibilitetin e grave në proceset e vendimmarrjes, parandalimin e dhunës ndaj grave, përmirësimin e pozitës së gruas në tregun e punës”, potencoi Trençevska.

Ajo theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon me përkushtim për vlerat familjare dhe mbrojtjen e fëmijëve.

“Për ne vlerat familjare janë ndryshimet në ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, ku fusim atësinë, lehoninë dhe lejen prindërore në mënyrë që të dy prindërit të kujdesen për fëmijën e tyre në mënyrë të barabartë. Ndërtimi i 81 kopshteve për vetëm 5 vjet, investimi në kuadrin edukativo-arsimor, i cili do të sigurojë rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve, këto janë vlera familjare”, porositi Trençevska.Ajo gjithashtu theksoi se vlera familjare janë edhe shërbimet sociale në 44 komuna, kujdesi për të moshuarit përmes ndihmës dhe kujdesi në shtëpi. E gjithë politika sociale synon mbrojtjen e fëmijëve dhe vlerave familjare

Ministrja Trençevska njoftoi se në Kavadar së shpejti do të ndërtohet një qendër e re ditore për personat me aftësi të kufizuara dhe një shtëpi për të moshuarit.

Trençevska njoftoi edhe fushatën e re për të rinjtë - Lër një gjurmë. Qëllimi është t'i afrohemi të rinjve dhe t'i informojmë ata për të gjitha mundësitë, për tregun e punës dhe përforcimin e aftësive të tyre, për shëndetin mendor, një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe mbajtjen e tyre në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.