Këshilli për siguri dhe shëndet gjatë punës është një trup i ekspertëve për këshill dhënie nga sfera, i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me nenin 43 dhe 44 të Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës. Këshillin e përbëjnë 15 ditë, përfaqësues nga subjekte të ndryshme dhe palë të interesuara të sferës edhe atë:

  • 4 anëtarë – nga organizatat reprezentative të punëdhënësve;
  • 4 anëtarë – nga sindikatat reprezentative; - 3 anëtarë të emëruar nga Qeveria e RMV;
  • 1 anëtar – përfaqësues i fakultetit që realizon veprimtarinë arsimore nga sfera e sigurisë gjatë punës;
  • 1 anëtar – përfaqësues i fakultetit që realizon veprimtarinë arsimore nga sfera e mjekësisë së punës;
  • 1 anëtar – përfaqësues i shoqatës së personave profesional për siguri gjatë punës dhe
  • 1 anëtar - përfaqësues i shoqatës së ekspertëve të mjekësisë së punës.

Këshilli për SSHP i shqyrton dhe jep mendim dhe rekomandime për gjendjet në sferën e SSHP, dokumente strategjike dhe operative të fushës, për politikat e parandalimit dhe uljes së lëndimeve në vendet e punës, sëmundjeve profesionale dhe sëmundjeve dhe lëndimeve tjera që janë të lidhura me punën, për bazat profesionale për përpilimin e ligjeve dhe rregullave tjera për SSHP, për dokumente të organizatave ndërkombëtare të sferës etj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.