28.02.2023
Trençevska: Përgjegjësia jonë e përbashkët është që të krijojmë kushte për jetë cilësore për të gjithë qytetarët tanë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Avokatin e Popullit, Naser Ziberi, Kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Diskriminim, Ismail Kamberi, Ambasadori nga Mbretëria e Bashkuar në RMV, Metju Loson dhe drejtoresha ekzekutive e QMN, Neda Maleska Saçmaroska u drejtuan në konferencë "A është Republika e Maqedonisë së Veriut një vend i drejtë?" “Si të avancojnë institucionet bashkërisht luftën kundër diskriminimit”.
Më shumë
28.02.2023
Husein: Hartojmë masa për mbështetje ndaj qytetarëve për përballjen me krizën energjetike
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, së bashku me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricija Di Xhovani, morën pjesë në prezantimin e studimit “Efektet e krizës ushqimore dhe energjetike te fëmijët dhe familjet në Maqedoninë e Veriut” të përgatitur nga Finance Think në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Shkup.
Më shumë
27.02.2023
Trençevska: Fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve janë dëshmi e punës së suksesshme të qendrës së terapisë sensorike"Në botën time"
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi Qendrën për terapi sensorike “Në botën time” në Shkup, e cila udhëhiqet nga Shoqata për mbështetje dhe trajtim të personave me spektër autik dhe zhvillim atipik .Qendra “Në Botën time” ka më shumë se 6 vjet që punon për stimulimin e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.
Më shumë
27.02.2023
“Shansi i dytë” mundëson riformimin e arsimit të mesëm profesional të grupeve të rrezikuara për aktivizim më të lehtë në tregun e punës
Në kuadër të projektit IPA “Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës” i zbatuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u promovua pilot masa “Shansi i dytë”, i cili realiohet me mbështetjen financiare të BE-së.
Më shumë
27.02.2023
Nënshkrimi i marrëveshjeve me institucionet publike për përfshirjen e fëmijëve romë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me përfaqësuesen e UNICEF-it në vend, Patrisia Di Xhovani dhe këshilltarin për përfshirjen e romëve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elvis Memeti, morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve. për përfshirjen e fëmijëve romë në institucionet publike komunale në RSM.
Më shumë
27.02.2023
MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të shkurtit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 27.02.2023 (e hënë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin shkurt, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.
Më shumë
25.02.2023
Trençevska: Përmes rritjes së vazhdueshme të pensioneve dhe prezantimit të shërbimeve sociale, ne përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin Treto Doba në RTM , bisedoi për politikat dhe masat që Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i krijojnë dhe i realizojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës së kategorive të rrezikuara të qytetarëve, duke përfshirë edhe qytetarët e moshuar.
Më shumë
24.02.2023
MPPS: Paga minimale nga muaji mars do të jetë 20.175 denarë, mbi 2.000 denarë më e lartë për një vit
Rritja e pagës minimale do të jetë 12,55% ,gjegjësisht e njëjta nga muaji mars do të jetë 20.175 denarë. Kjo do të thotë se qytetarët marrin paga më të larta për mbi 2000 denarë.
Më shumë
24.02.2023
Trençevska: Mbështetja financiare është e mirëseardhur në familjet e kategorive të rrezikuara të qytetarëve, kujdesi për të gjithë është detyra jonë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Strumicë ka vizituar dy familje që janë përfituese të ndihmës financiare në përputhje me Ligjin për ndihmë financiare ndaj kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike. Një person, si shfrytëzues i së drejtës për sigurim social për të moshuarit, përmes të cilit përfiton pagesë të rregullt prej 7.200 denarë çdo muaj, përfiton edhe kompensim energjetik nga 1.000 denarë dhe mbështetje monetare nga 3.000 denarë në muaj për një periudhë prej katër muaj ose 12.000 denarë për katër muaj. Kjo është rreth 11.200 denarë të siguruar nga shteti në muaj brenda 4 muajve.
Më shumë
24.02.2023
MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2022/2023
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2022/2023.
Më shumë
23.02.2023
Takimi Trençevska-Gvi Jeop Son: Mbështetja dhe bashkëpunimi i agjencive të KB-së në vend vazhdon dhe përforcohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar drejtoreshën rajonale të Kombeve të Bashkuara për Evropë dhe Azinë Qendrore, Gvi Jeop Son dhe koordinatoren e përhershme të KB-së në vend, Rosana Duxhiak.
Më shumë
22.02.2023
Trençevska: Takimet me të rinjtë shpiejnë gjithmonë në diskutime të frytshme dhe ide progresive
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësues nga Ambasada Zvicerane, UNFPA, sektori i biznesit dhe Akademia, sot u takuan me studentët nga Universiteti Sh.Kirili dhe Metodi. Studentët të pranishëm ishin nga profile të ndryshme studimore dhe në takim u diskutua për rëndësinë e shëndetit mendor si dhe për planet dhe aspiratat e tyre të ardhshme.
Më shumë
22.02.2023
Praktikat bashkëkohore të studimit garantojnë rrjedhshmëri në tregun e punës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot drejtorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, profesor Dr. Mevludin Ibishin. Në takim u bisedua për mundësitë që universiteti ofron si për studentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe nga vendet tjera.
Më shumë
22.02.2023
Përfitimet e ndërmarrjeve sociale u prezantuan në ekran
U mbajt promovimi i filmit dokumentar “Shpresa e Mbjellur”, i cili është përpunuar përmes projektit “Mbështetja e Ndërmarrjeve Sociale” të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të realizuar nga Eptisa me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Më shumë
22.02.2023
Trençevska: Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv në rajon për zbatimin e suksesshëm të Garancisë për Rininë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka marrë pjesë në konferencën rajonale kushtuar Garancisë për të rinjtë ,në Shkup. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ambasadori i BE-së në vend, Devid Gir, drejtori i Agjencisë për Punësim i RMS, Bekim Murati dhe koordinatori nacional i ONP-së, Emil Kërstanoski.
Më shumë
20.02.2023
Garanca për të rinjtë, risitë në Planin Operativ 2023 dhe punësimi më i thjeshtë i punonjësve sezonalë në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik-Social
Këshilli Ekonomiko-Social sot mbajti seancën e pestë, të cilën e udhëhoqi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ndërsa përveç përfaqësuesve të institucioneve, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të punëdhënësve, përfaqësues dhe jo përfaqësues të sindikatave.
Më shumë
20.02.2023
Trençevska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Sociale: Drejtsi Sociale do të kemi kur të hiqen barrierrat me të cilat përballemi në bazë të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe aftësisë së kufizuar
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Sociale, pati një ditë të hapur për vizitat e qytetarëve nga kategoritë e cenueshme.
Me këtë rast ajo theksoi se drejtësi sociale do të kemi kur të hiqen barrierat me të cilat përballemi në bazë të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe aftësisë së kufizuar.
Më shumë
17.02.2023
U hap qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë në vendbanimin Buçin
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, hapën Qendrën për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë "RAZVIGOIRÇE" në vendbanimin e Buçinit, e cila do të jetë pjesë e JOUDG "Gonça Tufa" - Krushevë. Përshtatja e hapësirës dhe pajisja me mobilje dhe material të përshtatshëm për punë është bërë në tërësi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UNICEF-in. Në qendrën e zhvillimit të hershëm të fëmijëve është planifikuar që të kujdeset për rreth 48 fëmijë nga mosha tre deri në gjashtë vjeç, respektivisht deri në fillimin e shkollës fillore, të organizuar në tre grupe heterogjene, me programe të shkurtuara 2-3 orë në ditë, pa ushqim të siguruar gjatë qëndrimit.
Më shumë
16.02.2023
Banorët e lagjes Volkovë për herë të parë bëhen me kopsht i cili ka kapacitet për 150 fëmijë, investojmë në kujdesin e fëmijëve
Fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare nga Volkova, Komuna Gjorçe Petrov, përfitojnë shërbime sociale cilësore për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë në një kopsht të ri që u ndërtua për herë të parë në vendbanimin e tyre. Kopshti “Sonce” është hapur sot zyrtarisht dhe nga data 20 shkurt do të mirëpresë fëmijët e parë.
Më shumë
14.02.2023
Për herë të parë realizohet e drejta e shfrytëzimit të kompensimit për lehoni për gratë fermere, u miratua Programi për mbështetjen e sigurisë sociale
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e rregullt të mbajtur më 02.07.2023, miratoi Programin për mbështetjen e sigurisë sociale të grave që merren me veprimtari bujqësore për vitin 2023.
Me këtë program, për herë të parë realizohet e drejta e shfrytëzimit të përfitimit të lehonisë për gratë fermere, gjatë parandalimit të veprimtarisë bujqësore për shkak të lindjes , e drejtë e cila nuk mbulohet me rregulloren për pushimin e lehonisë me pagesë ,në fushën e marrëdhënieve të punës të punëtorëve të bujqësisë.
Më shumë
13.02.2023
U mbajt takimi i Trupit Koordinues Nacional për implementimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në rolin e kryesueses mori pjesë në takimin e Trupit Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, ku u prezantua Modeli i mbledhjes dhe analizës së integruar të të dhënave për dhunën me bazë gjinore nga Jonela Horga, konsulente internacionale dhe Natasha Boshkova, konsulente nacionale e angazhuar me mbështetjen e UNFPA.
Më shumë
13.02.2023
MPPS: Filloi pagesa e ndihmës financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pagesa e mbështetjes financiare vijon në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike.
Më shumë
09.02.2023
Trençevska: Për të qenë në gjendje të flitet për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë, duhet të krijohen politika të përshtatshme gjinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetaren e Komisionit për mundësi të barabarta, Gordana Silianovska-Davkova dhe kryetaren e Klubit të deputetëve, Lolita Ristova, hapën debatin e nëntë publik mbi propozim Ligjin e ri për barazi gjinore.
Më shumë
08.02.2023
Në Komunën e Kavadarit u mbajt debati i tetë publik për Ligjin për Marrëdhëniet e Punës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte e pranishme në debatin e tetë publik të mbajtur në Komunën e Kavadarit. Para të pranishmëve, të cilët ishin pjesë e punëdhënësve, sindikatave dhe palëve të tjera relevante, iu prezantua draft-versioni i Ligjit për Marrëdhëniet e Punës. Qëllimi i debatit publik është marrja e komenteve dhe kritikave konstruktive që duhet të kenë një ndikim pozitiv në përmirësimin e tekstit të dokumentit.
Më shumë
08.02.2023
Trençevska: Së bashku mund ta bëjmë të mundur që personat të cilët kanë vështirësi për t'u punësuar të jenë më konkurent në tregun e punës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua me përfaqësuesit Petrica Dulgeru, drejtoreshë ekzekutive e rrjetit REDI, Kristina Marian, drejtoreshë e partneriteteve në REDI, Asib Zekir, drejtor i REDI për Riciklim dhe Iniciativa të Gjelbërta dhe eksperten e pavarur, Mila Carovska.
Më shumë
07.02.2023
MPPS dhe ASHM me angazhime të përbashkëta për avancimin e çështjeve gjinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, dr. Zoran Trajçevski, sot mbajtën konferencë të përbashkët për media kushtuar çështjeve gjinore, dhunës gjinore dhe raportimit mediatik.
Më shumë
06.02.2023
Takimi Trençevska-Sandri: Vazhdon bashkëpunimi me UNHCR-në, veçanërisht me sfidat me të cilat përballen personat pa dokumente identiteti
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka pasur një takim me përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri, me të cilën ka biseduar për implementimin e Ligjit për personat e paregjistruar librin amzë, përmes të cilit personat pa dokumente identifikuese mund të fitojnë të drejta të caktuara për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, arsimimi dhe punësimi me sigurime sociale të detyrueshme.
Më shumë
06.02.2023
Trençevska: Puntorët e kënaqur e krijojnë historinë e suksesit të kompanive më të mira
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me drejtoreshën e Administratës së të hyrave publike, Sanja Lukarevska, kanë vizituar kompaninë “Vivax”. Qëllimi i vizitës është të shihet pasqyra reale në terren sa i përket kënaqësisë së punëtorëve.
Më shumë
06.02.2023
MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2023.
Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 6 shkurt 2023.
Më shumë
06.02.2023
Listat e përfituesve të ndihmës financiare të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e shfytëzueve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë.
Mjetet në të holla për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin me krizën energjetike do të paguhen më 13.02.2023.
Më shumë
03.02.2023
Pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve do të kryhet më 13 shkurt, dhe listat e përfituesve do të publikohen më 6 shkurt
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se mjetet në të holla për përfituesit e mbështetjes financiare për ballafaqim me krizën energjetike do të paguhen prej dt. 13.02.2023.
Më shumë
01.02.2023
Trençevska: Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do të përmbajë dispozita të sakta dhe precize dhe nuk do të lërë hapësirë që të njëjtat pyetje të kenë interpretime të ndryshme
Në Klubin e deputetëve sot u mbajt debati publik për Projektligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës, ku përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, para përfaqësuesve të Odës së Avokatëve prezantuan risitë kryesore në zgjidhjen e re të propozuar ligjore, avokatë, gjyqtarë, prokurorë publikë, profesorë dhe ekspertë të së drejtës së punës, përfaqësues të shoqatës së avokatëve të rinj dhe të shoqatës së të drejtës së punës dhe sociale, si dhe përfaqësues të Fondit për sigurim shëndetësor dhe Agjencisë për punësim të Maqedonisë së Veriut.
Më shumë