19.07.2023

Trençevska: Po ndjekim rrugën e zgjidhjes së sfidës dhjetëvjeçare të personave të pa regjistruar në Librin Amzë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me shefin e misionit të OSBE-së, Kilian Val, ministrin e Drejtësisë, Krenar Loga, dhe përfaqësuesen e UNHCR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristina Bunea, sot folën në hapjen e punëtorive rajonale për zbatimin e Ligjit të ndryshuar për gjendjen civile. Punëtoritë organizohen nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe UNHCR-ja.

“Përgatitja e Ligjit për personat që nuk janë të regjistruar në Librin Amzë është shembull i vendosmërisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar këtë kategori të qytetarëve të cilët nuk mund t'i ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore për shkak të mungesës së dokumenteve. Sfida e kësaj kategorie personash është vënë re në vitin 2011. “Nëse ky problem do të fillonte të zgjidhej që nga viti 2011, do të ishte zgjidhur deri tani dhe nuk do të flitej për persona të paregjistruar në vendin tonë”, tha Trençevska.

Ministrja shpjegoi se që nga viti 2018, Qeveria po e bën më të rëndësishme çështjen e personave pa dokumente dhe se, pas udhëzimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, një ekip i të gjithë palëve relevante i kanë vizituar vendbanimet për të cilat kanë marrë informacion se ka persona që nuk janë të regjistruar në Librin Amzë dhe për ta janë plotësuar pyetësorë për për krijimin  e një regjistri elektronik të posaçëm ku janë regjistruar rreth 700 persona të paregjistruar.

"Situata e vendosur në terren diktoi ndërtimin e një zgjidhjeje kalimtare që do të lejonte që ky grup i margjinalizuar të regjistrohej në regjistrin e posaçëm të lindjes, për të marrë një ekstrakt nga regjistri i veçantë i të lindurve dhe një dokument identifikimi për të ushtruar të drejtën për arsim, kujdes shëndetësor, mbrojtje sociale dhe punësim", theksoi Trençevska.

Në fund të fjalimit, ministrja shprehu bindjen se me ndryshimet në Ligjin për Gjendjen Civile do t'i drejtohet zgjidhjes së sfidës dhjetëvjeçare të personave të pa regjistruar në Librin Amzë dhe atyre do t'u sigurohen të drejta të barabarta si qytetarët e tjerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.