28.04.2023
Trençevska: Respektimi i të drejtave të punëtorëve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë janë prioriteti ynë në të cilin ne vazhdimisht investojmë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me rastin e 28 Prillit, Ditës Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë, vizitoi kompaninë Makstill - prodhues maqedonas i çelikut me një traditë të gjatë industriale dhe tre herë fituese e çmimit të Praktikës më të Mirë të sigurisë dhe mbrojtjes në vendin e punës.
Më shumë
28.04.2023
Trençevska: Vetëm një punëtor i sigurt dhe i shëndetshëm mund të jetë një punëtor produktiv
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë në manifestimin “SSHP që nga mosha e re – hap pas hapi, 5 vite së bashku punojmë për SSHP”, të organizuar nga shoqata për mbrojtje në punë të Komunës së Manastirit, shoqata për siguria në punë “28 prill”, Shkup dhe shoqata e inxhinierëve për mbrojtje “Tutella”, Shkup. Ngjarja u organizua me rastin e shënimit të 28 Prillit, Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Më shumë
27.04.2023
Trençevska: Më pak se 51% e kompanive, punëtorëve dhe resurseve të tjera do të jenë të angazhuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut
Më pak se 51% e kompanive, punëtorëve dhe resurseve të tjera do të jenë të angazhuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve lidhur me punësimin e fuqisë punëtore në vend dhe akuzave të deputetit të VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e vetëm 30% të punëtorëve të vendit.
Më shumë
26.04.2023
Trençevska: Nga 3000 denarë në muaj për të rinjtë deri në moshën 23 vjeç që punojnë në prodhimtari
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi kompaninë Rade Konçar, e cila punon në servisim dhe riparim të produkteve elektrike. Qëllimi i vizitës ishte që ministrja të takohej me të rinjtë të cilët punojnë në prodhim dhe promovojnë personalisht Ligjin për Shtesat për Rininë. Përmes këtij ligji, të rinjve deri në 23 vjet të cilët janë në veprimtari prodhuese u paguhet kompensim nga shteti prej 3000 denarë në muaj. Përfitimi i kësaj të drejte përfundon kur i riu mbush moshën 23 vjeç. Me këtë të drejtë në vitin 2021 ishin të përfshirë gjithsej 2500 persona, ndërsa në vitin 2022 numri u rrit në 3500.
Më shumë
26.04.2023
Trençevska: Ndërtimi, mirëmbajtja dhe menaxhimi i sistemeve të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës duhet të jetë detyrë dhe prioritet i të gjithë aktorëve përkatës në këtë fushë
Me rastin e shënimit të 28 Prillit – Ditës Botërore të Sigurisë dhe shëndetit në punë, sot në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup u mbajt manifestimi: “Studiuesit e rinj në funksion të një mjedisi pune të sigurt dhe të shëndetshëm si parim themelor dhe e drejta e punëtorëve për punë të denjë”. Në këtë rast folën ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, Koordinatori Nacional i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), Emil Kërstanovski dhe kryetarja e Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, Jasmina Çaloska.
Më shumë
26.04.2023
Ndërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d siguron vende të reja pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me ligj
Ndërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d është projekt strategjik me interes kombëtar për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përfitimet e ndërtimit të tij janë të mëdha, sepse lidhja e vendit me rajonin dhe Evropën siguron zhvillim të balancuar rajonal, lëvizje të ekonomisë së vendit, përmirësim të klimës së biznesit, rritje të investimeve të huaja, transferim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, hapje të tregje të reja dhe lidhje më të mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe tregtarë.
Më shumë
25.04.2023
MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të prillit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më dt. 25.04.2023 (e martë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin prill.
Më shumë
24.04.2023
Trençevska: Mundësitë e barabarta janë prioriteti ynë, ne vazhdojmë të ecim në rrugën e barazisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në kuvendin e përgjithshëm të Federatës Kombëtare të Fermerëve. Në këtë manifestim folën ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Lupço Nikolovski, drejtoresha e We Effect Europe, Aneli Leina, si dhe drejtoresha e We Effect për bashkëpunim ndërkombëtar, Linda Hamerberg.
Më shumë
20.04.2023
Panel për diskutim me temë: “Shëndeti mendor i të rinjve dhe mediat sociale” organizuar nga Fakulteti Filozofik
Fakulteti Filozofik në Shkup sot organizoi panel diskutim me temën “Shëndeti mendor i të rinjve dhe mediat sociale”, në të cilin përveç dekanit të fakultetit, prof. Ratko Duev,folën gjithashtu shefja e kabinetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Natasha Dimeska, zëvendës përfaqësuesi i UNICEF-it, Artur Ajvazov dhe Jovanka Brajoviq Grigorijeviq nga UNFPA.
Më shumë
20.04.2023
Trençevska në Klik Plus: Ligji për Barazinë Gjinore dhe Ligji për Regjistrimin në librin amë janë dy ligje të ndryshme dhe në publik janë shkrirë dhe përzier
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në daljen e djeshme në emisionin Klik Plus në TV 21, foli për disa tema aktuale, si Ligji për Barazi Gjinore dhe spekulimet në opinion për të, për gjendjen e dhunës në familje në vend dhe mekanizmat për parandalimin dhe mbrojtjen e saj, si dhe ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës të propozuara nga deputetët, të cilat i referohen nevojës për orar më të gjatë se 8 orë.
Më shumë
19.04.2023
Trençevska në Top Tema: Ligjet ekzistojnë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma, foli për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës, rritjen e pagave në sektorin publik dhe për zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e barazisë gjinore në nivel shtetëror.
Më shumë
19.04.2023
Trençevska: Hulumtimet e reja shpiejn në suksese të reja sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, morën pjesë në prezantimin e studimit “Qasja në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut” në kuadër të projektit “Përforcimi I rezistencës së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë COVID-19 dhe fatkeqësive të ardhshme".
Më shumë
12.04.2023
Trençevska: Pajisjet për kopshtin në Toçila janë dorëzuar, i mbetet Komunës së Prilepit t'i eliminojë mangësitë dhe t'i përfundojë punimet ndërtimore që të hapet deri në fund të verës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka inspektuar kopshtin e ri në vendbanimin Toçila të Komunës së Prilepit.
Më shumë
07.04.2023
Trençevska: Ne vazhdojmë të investojmë në politika dhe masa që përmirësojnë jetën e komunitetit rom
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të 8 Prillit, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt manifestim ku përveç përfaqësuesve të Qeverisë, deputetë, ambasadorë, përfaqësues nga Këshilli i Evropës, ROMACTED, të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave dhe organizata të tjera civile.
Më shumë
06.04.2023
Trençevska: Një pjesë e madhe e dispozitave të propozim-marrëveshjes së përgjithshme kolektive janë harmonizuar, metodologjia e pagave mbetet, ndaj dialogu vazhdon
Këshilli Ekonomik-Social ka mbajtur sot seancën e tetë, në të cilën në Këshillin e Statistikave në Kuvend u nominua një anëtar i ESSH-së dhe u diskutua për Propozim-marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Seancën e hapi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e ESSH-së.
Më shumë
06.04.2023
Vijojnë pagesat nga te drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin mars 2023.
Më shumë
04.04.2023
Trençevska: Rezultatet e realizimit të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale janë të shkëlqyera, siç e konfirmojnë edhe shfrytëzuesit e kënaqur
Në kuadër të aktiviteteve të punës së Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, i cili zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore, mbahen punëtori dyditore për shkëmbimin e përvojave për përmirësimin e zbatimit të programit të Granteve për zhvillimin e shërbimeve sociale. Në punëtori janë të pranishëm përfaqësues të ofruesve të shërbimeve, të vjetër dhe të rinj, nga Qendrat e punëve sociale dhe përfaqësues nga Banka Botërore.
Më shumë