DEKLARATA SOCIALE EVROPIANE

Deklarata sociale evropiane e Këshillit të Evropës paraqet një plotësim esencial i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut me të cilën garantohen të drejtat njerëzore civile dhe politike. Deklarata i garanton të drejtat njerëzore sociale dhe ekonomike. Ajo u miratua në vitin 1961 dhe e rishqyrtuar në vitin 1996. Deklarata sociale evropiane është marrëveshje me të cilën vendet nënshkruese në mënyrë solemne dhe ndërkombëtare obligohen se do ta respektojnë nga momenti i ratifikimit të saj.

Deklarata i garanton këto të drejta: banimin, shëndetësinë, arsimimin, punësimin, ndihmën dhe mbrojtjen sociale dhe juridike, lëvizjet e personave dhe mos diskriminimin.

Sipas Deklaratës, përpiluesit e raporteve janë të obliguar që para parashtrimit të raportit deri te Këshilli i Evropës të dorëzojnë raportet te organizatat e punëdhënësve dhe punëtorëve për mendime dhe vërejte. Nëse këto organizata shprehin dhe dërgojnë vërejtjet e tyre, ato detyrimisht duhet që të futen në raport dhe më pas të dërgohen te Këshilli i Evropës .

Komiteti Evropian për të drejtat sociale pranë Këshillit të Evropës përcakton nëse vendet nënshkruese i kanë respektuar dhe zbatuar të drejtat nga nenet e ratifikuara të Deklaratës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.