19.07.2023

Ministrja Trençevska ka udhëtuar për një vizitë pune në Republikën e Sërbisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me ftesë të ministrit të Punës, Punësimit, Ushtarak dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, nga sot deri të premten do të jetë në një vizitë pune në Republikën e Serbisë.

Vizita e ministres Trençevska fillon me takim bilateral me ministrin serb Selakoviq në Qeverinë e Republikës së Serbisë, pas së cilës janë planifikuar edhe deklarata për media.

Ministrja Trençevska gjatë vizitës do të marrë pjesë në prezantimin e softuerit të ri - Sistemi për mbrojtje dhe digjitalizim të instrumenteve të mbrojtjes sociale (SOSIS), i cili është i dedikuar për punën e qendrave për punë sociale dhe sistemit - Karta sociale, e cila shërben për shpërndarje më të mirë të mjeteve që shteti i investon në të drejtat e mbrojtjes sociale.

Sipas agjendës, ministrat do të vizitojnë edhe Qendrën për Punë Sociale, ku është duke u implementuar softueri i ri.

Ministrja Trençevska ditën e fundit të vizitës së saj në Republikën e Serbisë do ta shfrytëzojë për të vizituar parashkollorin publik në Zemun.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.