Drejtoria për Çështje të Luftëtarëve dhe Invalidëve të Luftës

 

Drejtor: Dobre Efremovski
 
E-mail: DEfremovski@mtsp.gov.mk
 
tel.: 070 329 395
 
e-mail: upbvi@mtsp.gov.mk
 
Tel: 02/ 3 114 660 dhe 3 113-696

 

Drejtoria për Çështje të Luftëtarëve dhe Invalidëve të Luftës është organ në përbërje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Me Drejtorinë udhëheq drejtori. Puna e Drejtorisë për Çështjet e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës zhvillohet përmes Qendrës dhe 34 njësive rajonale, nga të cilat 5 njësi rajonale në Shkup dhe 29 njësi rajonale, edhe atë në: Manastir, Berovë, Vallandovë, Gostivar, Gjevgjeli, Dibër, Dellçevë, Demir Hisar, Kavadarci, Kërçovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Koçani, Kumanovë, Krushevë, Negotinë, Ohër, Makedonski Brod, Radovish, Resnjë, Strugë, Strumicë, Sveti Nikollë, Prilep, Probishtip, Shtip, Tetovë, Veles dhe Vinicë.

Drejtoria siguron realizimin e të drejtave të luftëtarëve, invalidëve të luftës, pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë, anëtarëve të familjes së tyre dhe familjeve të luftëtarëve të rënë, siguron të drejtën e sigurisë materiale të pjesëmarrësve në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pjesëmarrësve në Lëvizjen Nacionalçlirimtare nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, kujdeset për shënjimin, rregullimin, mirëmbajtjen dhe regjistrimin e varrezave dhe varreve, kujdeset për të drejtat e bartësve të Medaljes së Partizanit (1941) të personave të shpallur hero të popullit dhe luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare Spanjolle dhe Luftës Revolucionare nga viti 1936 deri më vitin 1939.

Për realizimin e të drejtave të luftëtarëve, invalidëve të luftës, pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë, anëtarëve të familjeve të tyre dhe familjeve të luftëtarëve të rënë vendos Drejtoria, kurse në shkallën e dytë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, bazuar në gjetjen dhe mendimin nga komisionet mjekësore.

Drejtoria për Çështje të Luftëtarëve dhe Invalidëve të Luftës, në përputhje me dispozitat nga mbrojtja e luftëtarëve dhe invalidëve të luftës, i siguron këto të drejta:

  • Kompensim invalidor personal
  • Kompensim familjar dhe kompenson invalidor familjar të rritur
  • Shtesë invalidore
  • Shtesë për kujdes dhe ndihmë nga person tjetër
  • Shtesë ortopedike
  • Shërim klimaterik në banja
  • Për automjete
  • Shtesë për fëmijë
  • Mbrojtje shëndetësore
  • Ndihmë në rast të vdekjes
  • Transport falas
  • Ndihmë e njëhershme në të holla
  • Sigurim material
  • Sigurim material për bashkëshortin/bashkëshorten pjesëmarrës në LNÇ
  • Kompensim për përkujdesje dhe ndihmë nga personi i tretë
  • Mbrojtje shëndetësore për përfituesit e sigurimit material
  • Ndihmë të njëhershme në të holla (për përfituesin e ndjerë)
  • Ndihmë të njëhershme në të holla (për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera)
  • Akomodim në organizatë shoqërore të përfituesve të sigurisë materiale për shkak të paaftësisë për jetesë të pavarur
  • Mbrojtje shëndetësore, kompensime vjetore në të holla për shërim, transport falas dhe ndihmë pas vdekjes për bartësit e Medaljeve të Partizanit, Heronjve Kombëtarë dhe Luftëtarëve Spanjollë.
  • Rregullim, shënim, mirëmbajtje dhe evidencë të varrezave dhe varreve të luftëtarëve të rënë në Luftën Antifashiste dhe luftërat e tjera nacionalçlirimtare të Maqedonisë.
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.