12.07.2023
MPPS: Nga nesër deri të dielën fazë portokalli në të gjithë vendin – rekomandohet që kategoritë më të rrezikuara të lirohen nga puna
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatoreve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në vijim, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar pasojat e valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.

I gjithë territori i vendit tonë do të ndikohet nga temperaturat e fazës portokalli (alarm) dhe për këtë arsye masat po vendosen për katër ditë, duke filluar nga nesër: 13, 14, 15 dhe 16 korrik 2023 (e enjte, e premte, e shtunë dhe e diel).
Masat e përgjithshme që duhet të respektohen janë:
Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, si - gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.
Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes orës 11:00 dhe 17:00.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit për të ofruar ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë.
Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelon për shtimin e kontrolleve nga Inspektorati Shtetëror kompetent i Punës.