Institucionet e sistemit të ri pensional

Kornizën institucionale të sistemit të reformuar pensional e përbëjnë:

  • Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë (FSPSHM) në të cilin paguhen kontributet për shtyllën e parë dhe të dytë të sistemit pensional. 6% të kontributit të përgjithshëm të personave që janë të kyçur detyrimisht në shtyllën e dytë, Fondi SPSHM do t’i transferojë në llogaritë e fondeve private pensionale.
  • Fondet private pensionale, të cilat paraqesin fonde të hapura investuese dhe që përbëhen nga mjetet nga kontributet e anëtarëve të tyre dhe të hyrave nga investimet e atyre mjeteve. Pronarë të fondeve private pensionale janë anëtarët e tyre (të siguruarit nga shtylla e dytë).
  • Shoqëritë për menaxhim me fondet private pensionale janë ato persona juridik të cilët do të marrin leje për të menaxhuar me fondet private pensionale. Ata themelohen dhe punojnë në pajtim me Ligjin për shoqëri tregtare dhe kanë veprimtari të vetme – menaxhimin me fondet pensionale. Shoqëritë për menaxhimin me fondet pensionale mund të themelohen vetëm nga personat juridik, kapitali i të cilëve është së paku 20 milion euro, kanë përvojë prej së paku tri viteve dhe kanë bonitet të konfirmuar dhe ekip profesional të menaxhimit.
  • Roja e pronës së fondeve private pensionale është institucioni i cili i ruan të sigurta mjetet e fondeve private pensionale dhe i cili sigurohet se marrëveshjet investuese janë të lidhura me këto mjete dhe janë në pajtim me ligjet.
  • Agjencia për mbikëqyrjen e financimit të detyrueshëm kapital të sigurimit pensional është një institucion i themeluar me qëllim që të mbikëqyrë punën e shoqërive për menaxhim me fondet pensionale dhe vet fondet pensionale, si dhe të sigurojë mbrojtjen e interesave të anëtarëve të fondeve pensionale dhe nxitjen e zhvillimit të sigurimit pensional të financuar kapital.
  • Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është institucion i cili bën mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së Agjencisë për mbikëqyrjen e financimit të detyrueshëm kapital të sigurimit pensional.
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.