03.07.2023

Trençevska: Sfidat me të cilat përballemi i zgjidhim përmes dialogut

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua kryetarin e Sindikatës së UPOZ-it, Tërpe Dejanovski, si dhe me disa nga punëtorët e Qendrave për punë sociale. Takimi është zhvilluar në prag të protestës së paralajmëruar për nesër nga sindikata. Fokusi i bisedimeve në takim ishte në drejtim të kërkesave për rritje të pagave të punonjësve, pushimin vjetor dhe stazhin e përfitiuar.

Trençevska në takim theksoi se sindikata tashmë është njoftuar se kërkesat që janë sërish temë e dialogut, gjegjësisht rritja e pagave dhe beneficioneve, tashmë janë çështje për të cilat punohet. Ajo theksoi se me ndryshimin e ligjit në pagën bazë do të përfshihet edhe paga minimale, ndërsa për çështjen e rekursit të pushimit vjetor tashmë është diskutuar që këtë vit të ketë pagesë.

Trençevska informoi edhe për punën e Projektit, për përmirësimin e shërbimeve sociale, ku është parashikuar që në kuadër të projektit të përgatitet një zgjidhje për përvojën e përfituar dhe se edhe kjo duhet të realizohet.

Në fund të takimit, ministrja theksoi se protestat janë një e drejtë legjitime, por se sfidat mund të zgjidhen vetëm me dialog. Ajo tregoi se interesimi i punonjësve për sistemin e mbrojtjes sociale është prioritet për të. Ministrja tha se është gjithmonë e gatshme të dëgjojë kërkesat e punëtorëve dhe se vetëm përmes dialogut mund të arrihet një zgjidhje reale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.