31.08.2023
Trençevska: Është konfirmuar mbështetja e fuqishme e UNICEF-it në aktivitetet e Ministrisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patrisia Di Xhovani dhe përfaqësues të zyrës së UNICEF-it në Shkup. Në takim u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve. U hapën tema për Garancinë e Fëmijëve, strategjinë e prindërimit si një dokument i rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin e fëmijëve dhe fushatën e re të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UNICEF-in për promovimin e shëndetit mendor tek të rinjtë – “Walk and talk".
Më shumë
31.08.2023
Me kopshtin e ri “Hapat e Para” është zgjeruar kapaciteti për 100 fëmijë në Komunën e Karposhit
Kujdesi për më të vegjëlit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve të destinuara për ta është prioriteti kryesor i Qeverisë, i cili realizohet përmes reformës sociale. Njëqind fëmijë nga komuna e Karposhit do të përkujdesen në objektin tërësisht të ri të quajtur "Hapat e Para", i cili ndodhet pranë kopshtit ekzistues IPKF "Orce Nikolov" në vendbanimin Karposh 3.
Më shumë
31.08.2023
Trençevska: Me propozime të përbashkëta për zgjidhje sistematike për një jetë më të mirë për të gjithë pensionistët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u takua me kryetarin e Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikolovski dhe përfaqësues të kësaj partie. Në takim u diskutua për kërkesat aktuale të pensionistëve për rritjen e pensioneve të tyre, si dhe zgjidhjet e mundshme që mund të sjellin cilësi më të mirë të jetës për kategoritë më të rrezikuara të pensionistëve.
Më shumë
30.08.2023
MPPS: Pensionet vazhdojnë të paguhen në fillim të muajit, mënyra e rregullt e pagesës po rikthehet si para pandemisë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton pensionistët se pensionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht.
Ministria njofton se me pagesën e pensionit për muajin gusht rikthehet mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit të vendosur për shkak të shpalljes së pandemisë në vend dhe masave të marra për mbrojtje nga koronavirus.
Më shumë
28.08.2023
Trençevska: Vazhdon kujdesi për pensionistët - Hapet qendra ditore për të moshuarit me plakje aktive në Kriva Pallankë
Në komunën e Kriva Pallankës sot është hapur Qendra e re Ditore për të moshuarit me plakje aktive. Qendra është pjesë e reformës sociale të zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) përmes së cilës krijohen shumë shërbime të reja sociale sipas nevojave të përfituesve në shoqëri.
Më shumë
25.08.2023
Trençevska: Çdo vit, sipas rritjes së pagës mesatare, do të rriten edhe pagat në sektorin publik
Në lidhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, e cila po mbahet pas 15 vitesh, ministrja Trençevska për emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi disa përfitime për të punësuarit në sektorin publik, si rritja e pagave prej 10 për qind me pagën e shtatorit , K-15 për të gjithë të punësuarit në sektorin publik prej 10.000 denarë deri në fund të vitit dhe rritje e pagave në sektorin publik në afat të gjatë.
Më shumë
25.08.2023
Trençevska për TV 21: Po krijojmë zgjidhje sistematike dhe kur të mos kemi inflacion, pensionet sërish do të rriten
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në edicionin veror të “Click Plus” në TV21, foli për metodologjinë aktuale për harmonizimin e pensioneve, kërkesën për rritje lineare të pensioneve të disa pensionistëve, masat sociale të destinuara për pensionistët, Kontrata e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, pagat e zyrtarëve dhe mungesa e fuqisë punëtore në vend.
Më shumë
24.08.2023
74 fëmijë shtesë në procesin parashkollor me ndërtimin e objektit të ri të kopshtit “Goce Dellçev” në Probishtip
Banorët e Probishtipit marrin një objekt shtesë në kopshtin “Goce Dellçev”, me të cilin 74 fëmijëve të tjerë deri në moshën gjashtë vjeçare nga ky qytet u mundësohet qasje në shërbime sociale cilësore për zhvillimin e fëmijërisë së hershme.
Më shumë
24.08.2023
Trençevska për KTV: Jemi duke punuar në një sërë masash sociale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pensionistëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në paraqitjen e saj e ftuar në KTV Kavadar, foli për detyrat e Grupit Punues që u formua në seancën e fundit të Qeverisë dhe për kërkesat e pensionistëve.
Më shumë
23.08.2023
Trençevska në Kavadar, investime të reja kapitale dhe mundësi të reja për qytetarët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot është në aktivitete në terren në Komunën e Rosomanit dhe Komunën e Kavadarit. Trençevska tha për media se tashmë është takuar me kryetarin e Komunës së Rosomanit, Stojan Nikolov dhe se së bashku tashmë kanë inspektuar zgjerimin e kopshtit "Praskiçki", me të cilin do të rritet kapaciteti për akomodimin e fëmijëve në komunë.
Më shumë
22.08.2023
Takimi Trençevska-Pamer: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, Austria është mbështetësja jonë e madhe në politikat sociale dhe në punë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në vend, Sh.T. Martin Pamer.
Ministrja i uroi mirëseardhjen ambasadorit Pamer, punën e suksesshme dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të deritanishëm në fushat nën kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
21.08.2023
Trençevska: Barazia gjinore është një nga prioritetet e Qeverisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në manifestimin ku u prezantua publikimi “Gratë dhe burrat në Maqedoninë e Veriut”. Publikimi u prezantua në kuadër të projektit „Gender Equality Facility- Shërbimet këshilluese për përfshirjen e perspektivës gjinore për administratën e Maqedonisë së Veriut në nivel qendror", mbështetur financiarisht nga Suedia, që zbatohet nga UN Women në partneritet me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
20.08.2023
Trençevska për TV 24: Si ministre kurrë nuk do ta vë në dyshim stabilitetin e fondit pensional
“Kjo qeveri ka bërë shumë në drejtim të zgjidhjeve sistematike që do të sjellin rezultate të mira në planin afatgjatë. Një nga zgjidhjet e para sistematike ishte metodologjia e rritjes së pensioneve, zgjidhje që jep rezultate reale. Në mars të vitit 2022 pensionet ishin 9.000 denarë, ndërsa tani pensioni më i ulët është 12.500 denarë, dhe në shtator më i ulëti do të jetë 13.200 denarë”, ka thënë Trençevska në ditarin e Televizionit 24.
Më shumë
16.08.2023
Trençevska: Përmes shërbimeve sociale krijojmë mundësi për jetë më të mirë cilësore për pensionistët
Pensionistët kanë të drejtë për një jetë aktive dhe cilësore në moshën e tretë. Për këtë qëllim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po punon me përkushtim në zbatimin e reformës sociale, e cila ndër të tjera i kushtohet pikërisht pensionistëve dhe promovimit të mundësive për ta në drejtim të socializimit më të madh dhe përmirësimit të shëndetit.
Më shumë
15.08.2023
Trençevska: Zgjidhjet e qëndrueshme dhe sistematike nuk miratohen zbatohen brenda një dite
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pas protestave të djeshme të pensionistëve dhe takimit me Këshillin e pensionistëve të cilët i shpallën kërkesat e tyre për pensionet, sot ka mbajtur takim edhe me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Shoqatës së Pensionistëve, Stanka Trajkova dhe kryetarët e shoqatave të pensionistëve nga Prilepi, Shtipi dhe Ohri.
Më shumë
14.08.2023
Trençevska: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e hapur për të gjithë pensionistët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Këshillit Iniciativ të Pensionistëve të Maqedonisë, të cilët sot kanë dalë të protestojnë me disa kërkesa.
Më shumë
09.08.2023
MPPS: Fondi pensional është i qëndrueshëm, këtë e vërteton pagesa e rregullt e pensioneve
I mohojmë dhe i hedhim poshtë pretendimet se Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor është në krizë dhe shteti vonon pagesat për bankat
Vitet e kaluara nuk ka pasur asnjë ditë vonesë në pagesën e pensioneve dhe rritja e tyre është e vazhdueshme dhe duket qartë. Transfertat në SPIOM janë në kohë dhe të sigurt, edhe gjatë pandemisë Covid, kur filloi pagesa e parë e parakohshme e pensioneve.
Më shumë
04.08.2023
MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin korrik 2023.
Më shumë