25.07.2023
MPPS: Vazhdojnë të vlejnë masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatoreve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në vijim, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.

Masat dhe rekomandimet vazhdojnë të vlejnë edhe për ditët në vijim: 26.07.2023 (e mërkurë) dhe 27.07.2023 (e enjte)
Masat e përgjithshme që duhet të respektohen janë si më poshtë:
Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, si: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.
Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët;
Duke qenë se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelon për shtimin e kontrolleve nga Inspektorati Shtetëror kompetent për Punë.
Duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar