18.07.2023

Takimi konsultativ për draft versionin e Strategjisë për Politikat Demografike 2024-2044

Sot në Klubin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim konsultativ për draft versionin e Strategjisë për politika demografike 2024 - 2044 me qëllim të informimit dhe njohjes me procesin e zhvillimit të Strategjisë së re.

Në takimin konsultativ në kuadër të përgatitjes së dokumentit për politikat demografike, bartës i së cilit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i mbështetur dhe udhëhequr nga UNFPA e Maqedonisë së Veriut, u theksuan synimet kryesore, rëndësia dhe procesi gjithëpërfshirës i përgatitjes së Strategjisë.

Qëllimi i këtyre konsultimeve është mbështetja dhe përfshirja sa më e gjerë e institucioneve shtetërore, universiteteve, ASHAM-së, organizatave joqeveritare dhe agjencive ndërkombëtare, me rol kyç të deputetëve.

Fotografitë: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.