10.07.2023

Trençevska: Është koha për të pasur mundësi të barabarta, qasje të barabartë në burime dhe, më e rëndësishmja, përfitime të barabarta nga ato burime

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në programin e mëngjesit të televizionit maqedonas foli për barazinë gjinore, stereotipet e pranishme në shoqëri, për të vërtetën për Projektligjin për barazi gjinore, për vlerat familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe serinë e ngjarjeve nën titullin “Lër gjurmë”, ku në fokus janë të rinjtë. 

Ministrja theksoi se Projektligji për Barazinë Gjinore është duke u punuar që nga viti 2019, është formuar një grup punues dhe janë mbajtur 18 debate publike në mbarë vendin për të dëgjuar të gjithë palët e interesuara në shoqëri dhe të krijohet një zgjidhje ligjore që mund të realizohet me dispozita reale që mund të zbatohen.

“Para se të fillojmë punën për projektligjin për barazi gjinore, kemi bërë një analizë se sa mirë zbatohen dispozitat e ligjit dhe sa funksionalë janë mekanizmat që janë pjesë e ligjit ekzistues. Analizat treguan se kemi zbatim të dobët dhe se mekanizmat nuk janë funksionalë. E kam fjalën për mekanizmat në nivel lokal, kombëtar dhe mekanizmat në Kuvend”, theksoi Trençevska.

Ajo theksoi se përveç atyre arsyeve fillimisht, por edhe për hir të harmonizimit të legjislacionit maqedonas me legjislacionin evropian, janë bërë ndryshime. Përfshihen edhe direktivat nga legjislacioni evropian, si direktiva për trajtim të barabartë, direktiva për harmonizimin e jetës familjare dhe profesionale, aksesin në mallra dhe shërbime.

“Po sjellim një koncept të ri, po sjellim integrimin e perspektivës gjinore në politika. Mekanizmat dhe ligjet janë të padobishme nëse perspektiva gjinore nuk përfshihet në ato masa. Në këtë ligj, për herë të parë në legjislacion përcaktojmë se çfarë përbën integrimin gjinor dhe hapat për të qenë të ndjeshëm ndaj gjinisë” theksoi Trençevska.

Ministrja sqaroi se ligji konfirmon vlerat familjare dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Ajo iu referua fushatës që shënoi muajin mars të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku fokusi ishte tek gratë dhe vajzat, lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, rëndësia e shëndetit mendor dhe pavarësia ekonomike e grave.

“Ne duhet të përfshijmë sa më shumë gra në tregun e punës. Le të ulim dhunën ndaj grave. Asnjë grua apo burrë nuk duhet të jetojë në kushte dhune. Le të punojmë për të fuqizuar të rinjtë, gratë, të jenë të pavarura ekonomikisht, të punojnë me vajzat tashmë në procesin arsimor. Vetëm kështu mund të heqim stereotipet dhe paragjykimet që lidhen me vajzat. Në këtë mënyrë do të ndërgjegjësojmë se nuk duhet të ketë ndarje mes grave dhe burrave dhe gjërave të grave dhe burrave kur bëhet fjalë për profesionet dhe funksionet që u takojnë edhe grave edhe burrave.Nuk mund të lihet mënjanë 51 % e shoqërisë vetëm pse është grua. Është koha që të kemi mundësi të barabarta, qasje të barabartë në burime dhe më e rëndësishmja përfitime të barabarta nga ato burime”, theksoi Trençevska.

Ministrja paralajmëroi fushatën disamujore për të rinjtë “Lër gjurmë”, që do të zhvillohet në disa qytete të vendit, e cila filloi javën e kaluar në Shkup. Qëllimi është të arrihet tek të rinjtë përmes historive personale të rritet ndërgjegjësimi tek të rinjtë për gjuhën e urrejtjes, për shëndetin mendor, për mundësitë që institucionet ofrojnë për të rinjtë, punësimin, mundësitë për punë më të mira dhe paga të mira. Këto evente janë multimediale, ku përfshihet muzika, piktura, teatri.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.