07.07.2023

Trençevska në TV24: Vendi ynë u njoh si një vend lider që ka bërë shumë për barazinë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ishte mysafire në emisionin "Studio 10" në Televizionin 24. Në intervistën televizive, bëhej fjalë për lëvizjet anti- gjinore, Projektligjin e ri për Barazinë Gjinore dhe thelbin e vërtetë të kësaj zgjidhjeje ligjore, duke zbardhur dilemat rreth termave seks, gjini dhe identitet gjinor, si dhe serisë së re të eventeve të titulluar “Lër një gjurmë” ku në fokus janë të rinjtë, organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Këshilli i Evropës dhe Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike.

“E gjithë ajo që u shfaq në publik ishte e pavërtetë, manipulim dhe injorancë, por në asnjë mënyrë nuk ishte thelbi i proceseve të dy ligjeve, veçanërisht për barazinë gjinore. Pritej që kjo lëvizje antigjinore të vinte edhe tek ne”, tha Trençevska.

Duke iu referuar lëvizjeve antigjinore, ajo theksoi se Serbia ka arritur t'i kapërcejë problemet, por Çekia dhe Polonia kanë miratuar ligje të dëmshme të cilat regresojnë pozicionin e gruas.

“Vendi ynë, dhe jo vetëm brenda rajonit, u njoh si një vend lider, i cili ka bërë shumë për barazinë gjinore, për barazinë midis burrave dhe grave dhe anti-diskriminimin. Ne jemi të parët që miratuam Ligjin për barazinë e grave dhe burrave në rajon. Për barazinë flitet që nga viti 1946, kur në kohën e Jugosllavisë grave iu dha e drejta e votës për herë të parë. Për barazinë gjinore filluam të flasim në vitin 1995 pas konferencës së parë në Pekin, gjegjësisht konferencës së katërt të grave në Pekin, kur presidenti i atëhershëm Gligorov u zotua se shteti do të drejtohet për të krijuar mekanizma për barazi gjinore. Mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë është një mjet. Ajo barazi është vendosur për ne dhe duhet të vazhdojmë të avancojmë pozitën e grave dhe burrave”, tha Trençevska.

Lidhur me Projektligjin për Barazi Gjinore, ministrja tha se një reagim i tillë në opinion nuk ishte i pritshëm, duke qenë se paraprakisht janë mbajtur 18 debate publike dhe se kjo zgjidhje ligjore është në punë që nga viti 2019. Njëkohësisht ajo theksoi edhe debatin publik të mbajtur për deputetet nga të gjitha partitë, nga e cila nuk doli asnjë vërejtje thelbësore, të gjitha i dhanë mbështetje të plotë dhe të parezervë ligjit dhe më pas disa prej tyre dolën në një protestë të organizuar nga KOM.

Ministrja sqaroi termat seks, gjini dhe identitet gjinor.

“Seksi është biologjia që i bën burrat dhe gratë të ndryshëm, gjinia është një konstrukt social, ajo që shoqëria imponon si rol për vajzat dhe djemtë, dhe është e ndryshueshme sepse shoqëria po demokratizohet dhe dallon nga kultura në kulturë”, theksoi Trençevska.

Ajo theksoi se arsyeja e një reagimi të tillë mund të jetë mosnjohja e konceptit, sepse kur njerëzit janë të painformuar kanë më së shumti paragjykime.

Trençevska theksoi se në Projektligjin për barazi gjinore, asnjë segment apo dispozitë nuk rregullon martesat e gjinisë së njëjtë dhe ndryshimin gjinor. Ligji promovon barazinë midis grave dhe burrave, si dhe përforcon mekanizmat për barazi gjinore. Ai gjithashtu përfshin perspektivën gjinore, ofron mundësi dhe mjete për përfshirjen e perspektivës gjinore në politika dhe dokumente strategjike, siç është bërë në Ligjin për buxhete me përfshirjen e perspektivës gjinore, në krijimin e buxheteve në shtet”, theksoi Trenchevska. 

Ajo iu referua serisë së ngjarjeve me titull “Lër një gjurmë”, të cilat organizohen së bashku me Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike dhe Këshillin e Evropës, dhe në fokus janë të rinjtë.

“Këto janë ngjarje pozitive, përfshin muzikën, pikturën, teatrin dhe ndarjen e historive personale nga gratë dhe burrat që kanë pasur sukses në jetë. Secili prej nesh ka një histori të ndryshme, rrugën tonë, por në fund kemi të njëjtin synim, si të realizojmë ëndrrat tona. Qëllimi është t'u afrohet të rinjve, të tregohen mundësitë që ofron shoqëria. Po flasim për aktivizim të tregut të punës, shëndetin mendor, të dëgjojmë zërin e të rinjve, të drejtohemi me shembuj pozitivë”, porositi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.