26.07.2023

Trençevska: Ofrojmë kushte më të mira pune për stafin profesional dhe shërbime më cilësore për qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtori i Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, Izeir Memedi, sot kanë promovuar zyrat e reja të qendrave rajonale për punë sociale të komunave Aerodrom dhe Qendër. Qytetarët e këtyre komunave tashmë do të mund t'i ushtrojnë të drejtat dhe shërbimet e tyre nga sistemi i mbrojtjes sociale.

Ministrja Trençevska theksoi se përpjekjet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si ministri e linjës në fushën e mbrojtjes sociale, vazhdojnë.

“Ministria është duke punuar seriozisht në krijimin e politikave që synojnë adresimin e nevojave të qytetarëve, me theks te qytetarët në nevojë. Vazhdimisht po punohet në hartografimin e dobësive në sistemin e mbrojtjes sociale për të avancuar të drejtat dhe shërbimet në sistemin e mbrojtjes sociale”, porositi Trençevska.

Ajo iu referua edhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive me të cilën avancohen të drejtat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik, rritjes së pagave prej 10 për qind në shtator, K-15 prej 10.000 denarë, së paku 30 për qind të pagës mesatare vitin e ardhshëm dhe metodologji e re për rritjen e pagave nga viti 2025. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se promovimi i të drejtave të punonjësve paraqet edhe përmbushjen e pritshmërive për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Drejtori Memedi theksoi se Qendra për Punë Sociale vazhdon përpjekjet e saj që qytetarët të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve të jenë vazhdimisht të kënaqur me shërbimet profesionale të ekspertëve nga Qendra.

“Në bashkëpunim aktiv me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ne ofrojmë kushte shumë, shumë më të mira pune për shërbimet rajonale të Qendrës dhe shërbime më cilësore për qytetarët. Sot jemi në hapësirën e re ku është i vendosur shërbimi rajonal për komunat Qendër dhe Aerodrom, i cili funksionon si një shërbim i vetëm dhe shërbimi për personat me aftësi të kufizuara në zhvillim mendor apo fizik”, theksoi Memedi.

Memedi paralajmëroi edhe hapësira të reja për shërbimet e Komunës së Kisella Vodës, Karposhit dhe Gazi Babës.

Hapja e zyrave të reja sjell përfitim të dyfishtë, gjegjësisht ofrohen kushte më të mira për profesionistët e punësuar në shërbimet e qendrave, si dhe shërbim më cilësor për qytetarët shfrytëzues të të drejtave dhe shërbimeve sociale.

Ministrja Trençevska dhe drejtori Memedi sot realizuan “Ditën e hapur me qytetarët”, aktivitet ky që ka kohë që po zhvillohet në të gjitha qendrat për punë sociale në mbarë vendin. Qëllimi është avancimi i të drejtave dhe shërbimeve për qytetarët që janë shfrytëzues përmes takimeve dhe bisedave të drejtpërdrejta.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të kujdeset për të gjithë qytetarët me theks tek më të cenuarit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.