27.07.2023

Trençevska: Po ndërtojmë kujtime të përbashkëta me fëmijët nga qendra ditore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot në mëngjes vizituan Muzeun Arkeologjik në Shkup me fëmijët e Qendrës për persona të pastrehë nga Çiçino Selo dhe Qendrat Ditore për fëmijët e rrugës nga Kisella Voda dhe Shuto Orizar. Fëmijët së bashku me dy ministrat kaluan disa orë në këndin e fëmijëve ku lexuan libra me figura që kanë të bëjnë me arkeologjinë.

Trençevska theksoi se është e një rëndësie të veçantë që fëmijët që nga mosha e hershme të njihen me pjesë të jetës kulturore dhe të vizitojnë vendet në të cilat bazohet kultura në shoqërinë tonë, duke theksuar se gjatë vizitave si të rinj do të kenë mundësi të mësojnë gjëra të reja.

Sipas saj, këndi i fëmijëve në muzeun arkeologjik i ka të gjitha mundësitë që fëmijët t'i afrohen arkeologjisë si shkencë, ajo tha se është e një rëndësie të veçantë të dihet se si është zhvilluar shoqëria dhe cilat kanë qenë sfidat e qytetërimeve në të kaluarën. Trençevska tregoi se me materiale të ilustruara u lehtëson fëmijëve të kuptojnë konceptet e panjohura me të cilat kanë hasur gjatë vizitës në muze.

Ministrja Trençevska së bashku me ministren Kostadinovska-Stojçevska i dhuruan secilit fëmijë nga një libër me figura nga arkeologjia, i cili do të jetë pjesë e këndit të tyre personal në qendrat ditore.

Takimi u mbyll me urimet e sinqerta për më shumë takime që do të zbulojnë gjëra të reja për fëmijët, të shoqëruar nga ministrat.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.