31.01.2023
Trençevska: Rritja e pagave dhe pensioneve, mbështetja për më të rrezikuarit social, shënoi vitin 2022
Në kuadër të konferencës dyditore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, “Viti i mundësive të reja”, u mbajt paneli “Politikat sociale dhe shëndetësore në kohë krize”, në të cilën u debatuan efektet e masave antikrizë,vendosja e metodologjive të reja për rritjen e pagës minimale dhe pensioneve,ngritjen e shërbimeve sociale dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre.
Më shumë
30.01.2023
MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të janarit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 30.01.2023 (e hënë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin janar, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:
- Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 30.01.2023 (e hënë);
- Për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 31.01.2023 (e martë);
- Për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 01.02.2023 (e mërkurë); dhe
- Për pensionet mbi 18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 02.02.2023 (e enjte).
Më shumë
27.01.2023
Trençevska: Çdo kritikë është e mirëpritur sepse kritika nënkupton avancimin e tekstit për LMP
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësuesit e grupit punues të Ligjit për marrëdhënie pune, këshilltarin shtetëror për të drejtën e punës, Mile Stojanovski, këshilltaren e kabinetit, Lençe Kocevska, udhëheqësen e Departamentit për politika në në sferën e të drejtës së punës dhe politikave të punësimit, Maja Papatolevska dhe drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska, morën pjesë në debatin e katërt publik për Ligjin për marrëdhënie të punës në Manastir.
Më shumë
25.01.2023
Trençevska për Slloboden Peçat: Avancimi i të drejtave të punëtorëve është në vend të parë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e programit të mëngjesit të Slloboden Peçat. Temë e bisedës ishte draft versioni i Ligjit për marrëdhëniet e punës.
Më shumë
24.01.2023
Trençevska në brifing me gazetarët mbi masat kundër krizës dhe çështjet aktuale të mbrojtjes sociale të fëmijëve, dhunës dhe marrëdhënieve të punës
Sot në Klubin e Deputetëve u mbajt një konferencë për gazetarët, në të cilën u diskutuan disa tema aktuale që janë në juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:masat kundër krizës për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, rritja e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve duke harmonizuar koston e jetesës, zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre, situatën me dhunën në familje në vendin tonë dhe lajmet në projektligjin e marrëdhënieve të punës për të cilat po zhvillohen diskutime publike.
Më shumë
24.01.2023
Trençevska: Ne krijojmë masa dhe ligje të cilat do të avancojnë cilësinë e jetë së të gjithë qytetarëve
“Diskutimet publike për Ligjin për Marrëdhëniet e Punës janë në vazhdimësi. Ne po e ndryshojmë pushimin e mëparshëm të lehonisë në tre institute të reja – të lehonisë, atësisë dhe prindërimit. Me këtë ndryshim i ofrojmë mundësi të barabarta nënës dhe babait. Në përkujdesjen e fëmijëve i përfshijmë edhe nënën edhe babain”, informoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në paraqitjen e saj në emisionin “Çka mendon populli” në TV Star-Shtip.
Më shumë
23.01.2023
Trençevska: Bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë në sqarimin e disa paqartësive dhe dilemave
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale mori pjesë edhe në debatin e tretë publik për Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, që u mbajt në Shtip. Në këtë diskutim pjesën më të madhe të pjesëmarrjes e morën përfaqësuesit e punëdhënësve, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.
Më shumë
23.01.2023
Trençevska: Përmes zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të arsyetuara për një ligj të ri në të cilin të drejtat e punëtorëve janë prioritet
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në diskutimin e dytë publik për Ligjin për marrëdhënie të punës, që u mbajt në Strumicë. Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga sindikatat, organizatat ndërkombëtare dhe punëdhënësit. Grupi punues që punoi në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës para të pranishmëve prezantoi risitë që duhet të kontribuojnë për të drejta më të mëdha të punëtorëve.
Më shumë
23.01.2023
Trençevska: Ne jemi përkushtuar që komponenti social të zhvillohet pa pengesa për secilin fëmijë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov dhe drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Renata Mlladenovska, e hapën këndin e lojërave inkluzive në klon 3 të institucionit publik për fëmijë “Detska Radost” në Strumicë.
Më shumë
19.01.2023
Trençevska: Ne sjellim zgjidhje sistematike, sigurojmë rritje të vazhdueshme të pagës minimale, krijojmë masa për aktivizimin e të papunëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e ftuar në emisionin Magazina Ekonomike në TV Alsat foli për rritjen e pagës minimale , u bisedua për programet dhe masat që synojnë parandalimin e daljes së punëtorëve jashtë vendit, investimet kapitale dhe punësimet në kopshte të fëmijëve.
Më shumë
17.01.2023
Trençevska: Si Qeveri, e zgjodhëm rrugën inkluzivie, të drejtësisë sociale dhe barazisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në Konferencën Rajonale “Modelet për gjithëpërfshirje të minoriteteve dhe grupeve të rrezikuara në Ballkanin Perëndimor- Ndarja e praktikave të mira dhe rekomandimeve për politikëbërje të përmirësuar”, organizuar si pjesë e projektit “Avancimi i modeleve për inkluzivitetin e minoriteteve dhe fuqizimi i ofrimit të shërbimeve në strukturat komunale në Ballkanin Perëndimor”.
Më shumë
16.01.2023
Trençevska në Top Tema: Kontrata me kohë të caktuar deri në dy vjet, vendosja e pushimit të lehonisë, atësisë dhe prindërimit, pjesë e LMP-së së re
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin Top Tema, të televizionit Telma, foli për Projektligjin për marrëdhëniet e punës dhe sistemin e ri të pagave, të cilat, siç tha ajo, janë zgjidhje sistematike që i avancojnë të drejtat e punëtorëve.
Më shumë
13.01.2023
Trençevska: Është kënaqësi ta fillojmë vitin së bashku me më të moshuarit dhe me ata me më shumë përvojë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, vizitoi pensionistët në Shoqatën e pensionistëve në Kavadar. Në shenjë të festës së “Shën Vasilit”, tradicionalisht mes të pranishmëve u shpërnda një bukë me monedhë dhe u mbajt një lotari ku u shpërndanë edhe 30 shpërblime.
Më shumë
12.01.2023
Trençevska : Duke pranuar dallimet e secilit prej nesh, ne mund të jemi më të fuqishëm si shoqëri
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot foli në konferencën “Dallimet, bekim apo mallkim” të organizuar nga organizata joqeveritare Civil me mbështetjen e Ministrisë së punëve të jashtme dhe çështjeve evropiane të Mbretësrisë së Luksemburgut. Qëllimi i kësaj konference është të kontribuojë në dialogun shoqëror dhe krijimin e politikave dhe praktikave për mbështetjen dhe promovimin e avancimit në shoqërinë maqedonase.
Më shumë
12.01.2023
MPPS: Filloi pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pagesa e mbështetjes financiare vijon në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike.
Më shumë
11.01.2023
Тrençevska: Përmes bashkëpunimit me sektorin civil do të ofrohen shërbime të përshtatshme sociale për qytetarët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka vizituar partnerët afatgjatë të Ministrisë në luftën kundër trafikimit me njerëz, Shoqatën për veprim kundër dhunës dhe trafikimit me qenie njerëzore “Dera e Hapur” Shkup.
Më shumë
11.01.2023
Trençevska për TV 24: Në muajin mars, paga minimale do të jetë mbi 20 mijë denarë, që është për 12 mijë më shumë se paga minimale në vitin 2017
“Metodologjia e përllogaritjes së pagës minimale, e miratuar në mars 2022, është një zgjidhje sistematike që parashikon rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Një zgjidhje që nuk do të varet nga vullneti politik, por është në linjë me rritjen e shpenzimeve së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare. Në mars të çdo viti, sipas kësaj metodologjie do të bëhet harmonizimi i pagës minimale”, tha Trençevska në një dalje për TV 24.
Më shumë
05.01.2023
Ministrja Trençevska së bashku me fëmijët nga shtëpitë e grupit "25 maj" dhe përfituesit e Institutit për rehabilitim - Fushë Topanë Topansko Pole, përgatitën darkë për festën e Buzmit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në vigjilje të festës së madhe të krishterëve në prag të Buzmit, sot ka vizituar fëmijët e shtëpive grupore në IP "25 Maji" dhe përfituesit nga Institucioni i IP-së për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve - Fushë Topanë.
Më shumë
05.01.2023
Listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e shfytëzueve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë.
Më shumë
04.01.2023
MPPS: Janë lidhur marrëveshjet për financimin e shërbimeve sociale me ofruesit e licencuar të shërbimeve
Zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në komunitetet lokale, sipas nevojave të qytetarëve dhe rritja e aksesit dhe disponueshmërisë së shërbimeve sociale të destinuara për grupet e rrezikuara të qytetarëve, të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, fëmijët në rrezik dhe fëmijët pa kujdes prindëror, viktimat e dhunës familjare dhe gjinore dhe viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe fëmijët dhe personat e tjerë janë prioriteti kryesor i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
04.01.2023
Vijojnë pagesat nga te drejtat e mbrojtje sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin dhjetor 2022.
Më shumë
04.01.2023
Më 12 janar pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se mjetet në të holla për përfituesit e mbështetjes financiare për ballafaqim me krizën energjetike do të paguhen prej dt. 12.01.2023.
Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për përballje me krizën energjetike do të publikohet nesër më 5 janar 2023 edhe atë:
- Në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (shfrytëzues të së drejtës për siguri sociale për të moshuarit, shtesës së posaçme, shfrytëzues të kompensimit për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër me ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore pa pasur nevojë për kontroll mjekësor dhe që nuk shfrytëzojnë të drejtën për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe prindër kryefamiljarë që janë të evidentuar përfitues të ndihmës së garantuar minimale)
- Në ueb-faqen e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut(shfrytëzues të pensionit në shumë jo më të madhe se 11.525 në muaj, përkatësisht në shumë jo më të madhe se 14.000 denarë në muaj, si dhe shfrytëzues të së drejtës së kompensimit për dëmtim trupor).
- Në ueb-faqen e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (persona të papunë – shfrytëzues të së drejtës së sigurimit material në lloj të kompensimit në të holla).
Më shumë
01.01.2023
Ministrat Trençevska dhe Sali vizituan foshnjën e parë të lindur në EPSH Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot kanë vizituar foshnjën e parë të lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri, Shkup.
Më shumë