Kompetencat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kryen punët që kanë të bëjnë me:
- marrëdhëniet e punës dhe punësimin;
- sigurimin pensional-invalidor;
- mbrojtjen e punëtorëve në punë;
- sigurimin material të të papunëve të përkohshëm;
- pagat dhe standardin jetësor;
- politikën sociale;
- politikën popullore humane për zhvillim të harmonizuar ekonomik dhe social;
- marrëdhëniet juridike në martesë, familje dhe bashkësi jashtëmartesore;
- marrëdhëniet prind-fëmijë, kujdestari dhe birësim;
- avancimin e barazisë gjinore;
- mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve;
- mbrojtjen e të rinjve dhe grave;
- mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara;
- mbrojtjen e invalidëve civilë nga lufta;
- mbrojtjen e luftëtarëve nga lufta antifashiste dhe nga të gjitha luftërat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të invalidëve të luftës, të të përndjekurve dhe të burgosurve për idetë e pavarësisë së popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij, si dhe të anëtarëve të familjeve të tyre që nuk kanë mundësi për ekzistencë materiale dhe sociale;
- mbikëqyrjen brenda kompetencës së saj dhe
- kryerjen e punëve të tjera të përcaktuara me ligj.