04.07.2023

Maqedonia e Veriut dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës nënshkruan  programin e ri për bashkëpunim për punë dinjitoze

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP), Qeveria, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve kanë miratuar Programin e ri Kombëtar për Punë Dinjitoze, i cili do të zbatohet deri në fund të vitit 2025. Krijimi më i mire dhe i më shumë vendeve të punës, përmirësimi i perspektivave të punësimit për të rinjtë dhe të rejat, si dhe një treg pune gjithëpërfshirës përmes promovimit të mëtejshëm të dialogut social, janë prioritetet kryesore, për realizimin e të cilave partnerët që përbëjnë dialogun social do të vazhdojnë të punojnë së bashku në tre vitet e ardhshme.

“Pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat përballet i gjithë vendi, qytetarët dhe ekonomia e tij, lidhur me ndikimin e pandemisë, luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, ne gjithsesi arritëm të bëjmë një hap serioz përpara në avancimin e dialogut social trepalësh mes sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve, veçanërisht në kuadër të Këshillit Ekonomik dhe Social. Falë një bashkëpunimi të tillë, u morën vendime që patën një ndikim të rëndësishëm në formësimin e politikave kombëtare ekonomike dhe sociale. Efektet përfundimtare të vendimeve dhe politikave të tilla, veçanërisht në uljen e papunësisë dhe rritjen e pagave minimale dhe mesatare, janë padyshim rezultat i përkushtimit dhe vullnetit për bashkëpunim të të gjithë partnerëve socialë”,theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Programi i ri Kombëtar për Punë të dinjitoze bazohet në thelb dhe mbështet prioritetet kombëtare të zhvillimit të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Punësimit 2021-2027, Programin për Reformat Ekonomike 2023-2025, Planin e Zbatimit e Garancisë për Rininë 2023-2026 dhe Planin e Veprimit të Këshillit Ekonomik- Social 2023-2025.

“Që nga pavarësia e saj, Maqedonia e Veriut ka bërë përparim në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve të saj. Megjithatë, vendi po përjeton një nga konvergjencat më të ngadalta të të ardhurave me BE-në në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Përmirësimi i pjesëmarrjes në tregun e punës do të jetë vendimtar për të arritur nivelin e BE-së. Mbështetja e ONP-s synon të krijojë më shumë mundësi punësimi, veçanërisht për të rinjtë, të rrisë produktivitetin dhe pagat, të luftojë diskriminimin, si dhe dhunën dhe ngacmimet në vendin e punës dhe të përforcojë zërin e partnerëve socialë”, porositi Markus Pilgram , Drejtor i ONP-s për Evropën Qendrore dhe Lindore.’’

Përveç ONP-së, përfaqësuesit e organizatave pjesëmarrëse në dialogun social trepalësh - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM), Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë (OPM), Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSL), Konfederata e Biznesit të Maqedonisë (KBM), Unioni Sindikatave të pavarurura dhe autonome të Maqedonisë (USPAM) dhe Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM).

“Ne jemi të inkurajuar nga fakti se synimet që duhen arritur me realizimin e Programit të ri Kombëtar për punë dinjitoze vazhdojnë me përpjekjet e Qeverisë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të përcaktuara në Strategjinë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2021-2025. Mëtej, ne besojmë se miratimi dhe zbatimi i këtij Programi do të kontribuojë në përmirësimin e standardit të jetesës së të gjithë njerëzve në Maqedoninë e Veriut, përmes qasjes së barabartë në punë dinjitoze dhe punësim produktiv të krijuar nga një ekosistem biznesi gjithëpërfshirës dhe inovativ" theksoi Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, duke përshëndetur miratimin e Programit të ri Kombëtar për punë dinjitoze.

Me praninë e saj të përhershme në vend që nga viti 2009 dhe përmes Programeve Kombëtare të Punës  Dinjitoze, Organizata Ndërkombëtare e Punës mbështet partnerët pjesëmarrës në dialogun social në nivel kombëtar dhe lokal në tejkalimin e sfidave që lidhen me reformat e ligjit të punës, dialogun social dhe papunësinë. Në vitet e fundit, ONP ka punuar në mënyrë aktive për të promovuar dialogun social si një instrument kyç për avancimin e kohezionit ekonomik dhe social, qeverisjes së mirë dhe krijimin e më shumë vendeve të punës dhe më të mira. Për më tepër, ONP-ja është i vetmi partner institucional i Maqedonisë së Veriut në prezantimin dhe zbatimin e Garancisë për Rininë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.