KËSHILLI EKONOMIK-SOCIAL

 

Këshilli ekonomik-social është një trup prej tre pjesëve, i formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe partnerët social për udhëheqjen e dialogut social, me qëllim të krijimit të kushteve për stabilitet ekonomik dhe social dhe realizimin e vlerave themelore të Republikës së Maqedonisë si shtet demokratik dhe social.

Nënshkruesit e marrëveshjes për formimin e Këshillit ekonomik-social janë Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Unioni i Sindikatave të Maqedonisë, Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë dhe Organizata e punëdhënësve. 

 

Struktura 

Këshilli ekonomik-social, në pajtim me Marrëveshjen është i përbërë nga 12 anëtarë; katër anëtarë të emëruar nga Qeveria e RMV-së, katër anëtarë emërojnë shoqatat reprezentative të punëdhënësve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe katër anëtarë emërojnë sindikatat reprezentative në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Kryetare e Këshillit ekonomik-social

  • Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Anëtarë të Këshillit

Emri dhe mbiemri

Funksioni në KES   

funksioni

Jovanka Trençevska

kryetare

Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Enver Husein

zëvendës anëtar

Zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale

Fatmir Bytyqi

anëtar 

Zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështjet ekonomike

Milaim Ameti

zëvendës anëtar

Shefi i kabinetit

Fatmir Besimi

anëtar 

Ministër i Financave 

 

zëvendës anëtar

Zëvendësministër i Financave 

Kreshnik Bekteshi

anëtar

Ministër i Ekonomisë

Zoran Manevski

zëvendës anëtar

Zëvendësministër i Ekonomisë

Darko Dimovski

anëtar и zëvendëskryetar i KES

Kryetar i Unionit të sindikatave të Maqedonisë (USM)

Peco Grujovski

anëtar

Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM)

Zhivko Danevski

anëtar 

Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM)

Ljupço Radovski

anëtar 

Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM)

Zllatko Cvetkovski

zëvendës anëtar 

Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM)

Ljubisha Karanfillovski

zëvendës anëtar

Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM)

Ivan Peshevski

zëvendës anëtar

Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM)


zëvendës anëtar

Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM)

Angel Dimitrov

anëtar и zëvendëskryetar i KES

Kryetar i Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë (OPM)

Gjorgji Petrushevski

zëvendës anëtar

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM)

Aneta Petrovska-Rusomarski

anëtar

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM)

Tome Petkovski

zëvendës anëtar

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM)

Ljupço Farmakovski

anëtar

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM)

Vesna Bogdanovska

zëvendës anëtar

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM)

Vlladanka Trajkoska

anëtar

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM)

Boris Hrisafov

zëvendës anëtar

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM)

Menaxhimi

Këshilli ekonomik dhe social strukturën e menaxhimit në vijim:

  • kryetar dhe dy zëvendëskryetar
  • sekretar

Kryetari i Këshillit është ministri i Punës dhe Politikës Sociale, i cili është anëtar i Këshillit sipas detyrës zyrtare.

Kryetari i Këshillit përfaqëson Këshillin para organeve kompetente dhe publikut, thërret seancat, propozon rendin e ditës, koordinon dhe harmonizon punën.

Sekretari i KES është person nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i emëruar nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale. 

Puna organizative, administrative dhe teknike e KES dhe trupave të saj punuese kryhen në Njësinë e Partneritetit Social të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Kompetenca

  • monitoron, studion dhe vlerëson ndikimin e politikave ekonomike dhe masave të politikës ekonomike në stabilitetin dhe zhvillimin social;
  • monitoron, studion dhe vlerëson ndikimin e politikave sociale dhe masave të politikës sociale në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik;
  • monitoron, studion dhe vlerëson ndikimin e ndryshimeve të çmimeve dhe pagave në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik;
  • i jep mendim të arsyetuar ministrit të Punës për çështje dhe probleme lidhur me lidhjen dhe zbatimin e kontratave kolektive;
  • i propozon Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave, përkatësisht shoqatave të tyre në një nivel më të lartë, të ndjekin një politikë të harmonizuar të çmimeve dhe pagave;
  • jep mendime për projektligjet në fushën e punës dhe sigurimeve shoqërore;
  • promovon dhe inkurajon idenë e bashkëpunimit trepalësh (dialogu social trepalësh) ndërmjet partnerëve social për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve ekonomike dhe sociale;
  • inkurajon zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve kolektive të punës;
  • i jep mendime dhe propozime ministrit të Punës për çështje të tjera të përcaktuara me këtë ligj.

Këshilli Ekonomik dhe Social mund të themelojë borde dhe komisione për çështje të caktuara nga fushëveprimi i tij.

Këshilli Ekonomik dhe Social miraton rregulloren e punës me të cilën rregullohet mënyra e punës së këshillit.

Konkluzione

Këshilli Ekonomik Social shqyrton rregulloret ligjore dhe rregulloret e tjera, strategjitë dhe programet kombëtare që kanë të bëjnë me interesat ekonomike dhe sociale të punëtorëve dhe punëdhënësve, projektet dhe materialet në sferën ekonomike dhe sociale dhe sjell propozimet, masat dhe konkluzionet e duhura.

Konkluzionet lidhur me rregulloret ligjore i dorëzohen Qeverisë së RMV-së dhe Kuvendit të RMV-së.

MARRËVESHJE KOLEKTIVE

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.