03.07.2023

Trençevska: Bashkëpunimi me komunat është kyç, investojmë në projekte nga të cilat qytetarët tanë kanë përfitim të drejtpërdrejtë

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe marrëveshje për prokurimit në grup komunat Karbinci, Dibër dhe Makedonski Brod, nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetarët e komunave.

Marrëveshjet për bashkëpunim dhe prokurim grupor ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Komunës së Makedonski Brodit kanë të bëjnë me kryerjen e punëve ndërtimore për rikonstruksionin me shndërrimin e kopshtit në Qendër për kujdesin ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara zhvillimore për 24 shfrytëzues të ndarë në dy grupe me nga 12 shfrytëzues secili.

Aktivitetet e parashikuara janë në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2023. Ministria merr përsipër që nga buxheti i saj për vitin 2023 të sigurojë fonde për punimet e ndërtimit, të cilat janë objekt i kontratës. Marrëveshjet u nënshkruan nga ministrja Jovanka Trençevska dhe kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, Zharko Risteski.

Marrëveshjet e bashkëpunimit dhe prokurimit në grup ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Komunës Karbinci i referohen realizimit dhe financimit të aktiviteteve për kryerjen e punimeve ndërtimore për zgjerimin e një kopshti ekzistues në Komunën Karbinci, fshati Tarinci, me kapacitet prej 48 fëmijë.

Aktivitetet e planifikuara janë në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2022, si dhe në përputhje me Programin për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2023. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale merr përsipër që nga buxheti i saj për vitin 2023 të sigurojë mjete për kryerjen e punimeve ndërtimore dhe zejtare për zgjerimin e kopshtit dhe Komuna e Karbincit të marrë pjesë në përshtatjen dhe ndërrimin e pjesës së vjetër të objektit dhe në blerjen e pajisjeve. Marrëveshjet u nënshkruan nga ministrja Jovanka Trençevska dhe kryetari i komunës së Karbincit, Viktor Paunov.

Marrëveshjet për bashkëpunim dhe për prokurim në grup ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Komunës së Dibrës i referohen kryerjes së punimeve ndërtimore për ndryshime në rrjedhën e ndërtimit për zgjerimin e kopshtit Breshia në Dibër, i cili do të jetë pjesë e IPKKF "Breshia-Dibër, me kapacitet prej 62 fëmijë.

Aktivitetet e planifikuara janë në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2021. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale merr përsipër që nga buxheti i saj për vitin 2023 të sigurojë fonde për kryerjen e punimeve ndërtimore për modifikime gjatë ndërtimit për zgjerimin e Kopshtit Breshia në Dibër dhe pajisjen e tij. Kontratat janë nënshkruar nga ministrja Jovanka Trençevska dhe kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.