30.12.2022
Ministrja Trençevska në takim fundviti me fëmijët e kopshtit “Dimçe Mirçev” - Veles dhe fëmijët e rrugës nga Qendra Ditore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi Institucionin publik për fëmijë “Dimçe Mirçev”, në Veles, ku përveç shfaqjes së Vitit të Ri nga fëmijët e këtij kopshti, në frymën e vitit të ri, u mbajt edhe një shfaqje për fëmijë në të cilën mori pjesë Snezhana Koneska – Rusi dhe Baba Gjyshi.
Më shumë
29.12.2022
Shoqërimi i ministres Trençevska me kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve para festës së fundvitit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska gjatë ditës së djeshme mori pjesë në disa ngjarje kushtuar kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve para festës së fundvitit.
Më shumë
28.12.2022
Trençevska: Për fëmijët në kopshte vazhdojmë të krijojmë kujtime të lumtura para festës së fundvitit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Renata Mlladenovska, sot në KPF "8 Marsi" në objektin "Përzhinë" dhuruan lodra për fëmijë. Së bashku me përfaqësuesit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, inspektorati dhe kopshti ndoqën shfaqjen e Vitit të Ri “Kësulëkuqja dhe Babadimri”.
Më shumë
27.12.2022
Trençevska: Çdo moment i kaluar me fëmijët është i paçmuar, ne vazhdojmë të investojmë në politika që avancojnë cilësinë e jetës së tyre
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me fëmijët e shtëpive grupore të Institucioneve Publike “25 Maj dhe 11 Tetor ”, ishte për vizitë në Krushevë.
Më shumë
27.12.2022
Trençevska: Sipas nevojave të shfrytëzuesve janë hapur dy dhoma sensoriale në Krivogashtan dhe Krushevë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot bëri hapjen e dy dhomave sensoriale.
Më shumë
27.12.2022
MPPS: Mbështetja financiare për kategoritë e cenueshme sociale do të paguhet pas publikimit të listave më 5 janar 2023
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon publikun se mbështetja financiare në përputhje me Ligjin për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për ballafaqimin e krizës energjetike, pagesa do të kryhet pas publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare më 5 janar 2023.
Më shumë
27.12.2022
MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të dhjetorit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 27.12.2022 (e martë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin dhjetor, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:
- Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 27.12.2022 (e martë);
- Për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 28.12.2022 (e mërkurë);
- Për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 29.12.2022 (e enjte); dhe
- Për pensionet mbi 18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 30.12.2022 (e premte).
Më shumë
26.12.2022
Trençevska: Përmes diskutimeve publike dhe përfshirjes së të gjitha palëve, së bashku po krijojmë një ligj të ri bashkëkohor për marrëdhëniet e punës, që do t'i përgjigjet nevojave të kohës së sotme
Në Klubin e Deputetëve është mbajtur sot debati i parë publik për Projektligjin e ri për marrëdhëniet e punës, me të cilin ka nisur edhe seria e debateve publike që do të mbahen në disa qytete të vendit gjatë muajve janar dhe shkurt.
Më shumë
26.12.2022
Trençevska: Të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të MPPS do të jenë pjesë e kujtimeve të mia para Vitit të Ri
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot me një atmosferë festive para Vitit të Ri vizitoi Qendrën për personat me sindromën Down në Shkup. Aktualisht qendra ka 17 shfrytëzues nga mosha 3 deri në 26 vjeç, ndërsa i gjithë objekti ka një kapacitet për 24 persona.
Më shumë
26.12.2022
Trençevska: Kujdesi për qytetarët në rrezik social vazhdon edhe në vitin 2023, duke përforcuar mekanizmat dhe masat për një jetë më cilësore për të gjithë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në daljen e sotme në programin e mëngjesit të MRT 1, foli për politikat dhe masat që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i krijon dhe ndërmerr për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve me theks të veçantë mbi kategoritë e rrezikuara.
Më shumë
24.12.2022
Trençevska: Raportimet e shpeshta të bullizmit në shkollë janë motivimi ynë për të filluar ta ndryshojmë sistemin
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ishte në vizitë në qendrën për ballafaqim me bullizëm “Lika Ritz” në Zagreb. Qendra është e hapur që nga viti 2017 dhe ofron kujdes të plotë dhe sistematik për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik. Puna e tyre përfshin të gjithë ata që janë pjesë e edukimit arsimor ose janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve dhe të rinjve.
Më shumë
23.12.2022
MPPS: Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në pritje solemne në Zagreb
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska si udhëheqëse e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me ekipin e saj, dekanin e Fakultetit Filozofik, Ratko Duev, prodekanen e Fakultetit Filozofik, Natasha Stanojkovska Trajkovska dhe profesoreshën e Institutit për Punë Sociale dhe Politikë Sociale, Sofia Georgieva, ishin në pritjen solemne të organizuar nga Kryetari i Kuvendit të Qytetit të Zagrebit, Joshko Klisovoviq.
Më shumë
23.12.2022
Trençevska: Shembujt pozitivë nga Kroacia padyshim do të kontribuojnë në avancimin e sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët: “Së bashku në mbrojtjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve” në Zagreb, Republika e Kroacisë.
Trençevska në fillim të fjalës së saj ka falënderuar për mundësinë për të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët dhe për pritjen e ngrohtë nga bashkëpunëtorët. Ajo theksoi se tema që do të diskutohet është e një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe vuri në dukje se krijimi i një mjedisi në të cilin çdo fëmijë do të ketë kushtet e nevojshme për rritje, si dhe zhvillimi dhe krijimi i kushteve sociale për mbështetjen e familjeve dhe fëmijëve është angazhim kyç i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më shumë
22.12.2022
Trençevska-Piletiç: Nëpërmjet shkëmbimit të praktikave pozitive në rajon, deri te avancimi i mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si udhëheqëse e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev, në Republikën e Kroacisë sot ka zhvilluar takim protokollar me ministrin e Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale në Republikën e Kroacisë, Marin Piletiç dhe me anëtarët e kabinetit të tij.
Në takim u bisedua për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për procesin e negociatave.
Më shumë
22.12.2022
MPPS: Trençevska në vizitë studimore në Republikën e Kroacisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka filluar vizitën studimore dyditore në Zagreb të Republikës së Kroacisë, e organizuar nën moton “Së bashku në mbrojtjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve”. Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i praktikave pozitive nga Republika e Kroacisë për përmirësimin e pozitës së të rinjve si dhe promovimin e kujdesit për shëndetin e tyre mendor.
Më shumë
21.12.2022
MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2022/2023
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2022/2023.
Pagesa e shtesës arsimore do të kryhet në katër periudha matëse, përkatësisht:
- për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor në vitin aktual kalendarik,
- për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt në vitin e ardhshëm kalendarik,
- për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
- për periudhën e katërt matëse, pagesa do të kryhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual.
Më shumë
21.12.2022
Trençevska: Atmosferë festive në prag të festave të Vitit të Ri me shfrytëzuesit e shërbimeve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe përfaqësuesin nga zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ndoqën shfaqjen “Letër Babagjyshit” në interpretimi të fëmijëve në studion për dramë të fëmijëve “Neverland”.
Më shumë
21.12.2022
Trençevska: Ndërtojmë kopshte inkluzive me mundësi për të gjithë fëmijët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, e hapën e objektit të ri “Cërvenkapa”, që është pjesë e Institucionit publik për fëmijë “Sërniçka”. Me zgjerimin e ri, kapaciteti i kopshtit u rrit për 210 fëmijë.
Më shumë
20.12.2022
Trençevska: Familjet kujdestare janë hallkë e rëndësishme në sistemin e mbrojtjes sociale që duhet t’i avancojmë vazhdimisht
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot ka takuar përfaqësuesit e SOS Fshati i fëmijëve. Në takim u prezantuan rezultatet e fushatës së realizuar gjatë vitit 2022 në 23 komuna “Zgjate dorën, ndrysho jetë – bëhu përkujdesës!”, që u realizua me qëllim të promovimit të rëndësisë së kujdestarisë si proces.
Më shumë
19.12.2022
MPPS: U përzgjodhën projektet e reja që do të fitojnë grante për sigurimin e shërbimeve për kategoritë e cenueshme sociale në 17 komuna
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në prezantimin e rezultateve të thirrjes së dytë publike për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, e organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të Projekti për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i mbështetur nga Banka Botërore.
Më shumë
19.12.2022
Trençevska: Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, mbrojtja e fëmijëve është një temë specifike dhe mjaft emocionale për të cilën punojmë me përkushtim
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Mësimi social dhe emocional në fëmijërinë e hershme” organizuar nga Fakulteti Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani, dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev, drejtori i Byrosë për zhvillim, Zeqirija Hisani dhe faktorë të tjerë relevantë. Në tryezën e rrumbullakët u nënshkrua edhe angazhimi për përforcimin e njohurive dhe kompetencave në fushën e të mësuarit dhe zhvillimit social dhe emocional në fëmijërinë e hershme mes edukatorëve, mësuesve të klasave dhe bashkëpunëtorëve profesionalë përmes modelit të të mësuarit gjatë gjithë ciklit jetësor.
Më shumë
19.12.2022
Trençevska: Kopshtet inkluzive janë qëllimi ynë, institucionet publike për fëmijë janë vendi për të gjithë fëmijët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi objektin “Pçellka” të institucionit publik për fëmijë “Angell Shajçe” në Kumanovë dhe dhuroi vizatime inkluzive me alfabetin e Braj për fëmijët me shikim të dëmtuar. Këto libra me ilustrime vizatimore janë botuar nga Shoqata e Qytetarëve “Bota e të ndryshmëve, por të barabartë”.
Më shumë
16.12.2022
Trençevska: E avancojmë cilësinë e jetës së pensionistëve, krijojmë zgjidhje sistematike dhe masa afatgjata për një jetë më dinjitoze për të gjithë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka mbajtur takim me anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Sindikatës së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM), ku kanë biseduar për çështje aktuale që prekin pensionistët.
Më shumë
16.12.2022
Trençevska: Bashkëpunimi me Bankën Botërore shpie në rezultate të dukshme pozitive
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka mbajtur takim me përfaqësues të Bankës Botërore, ku morën pjesë Zoran Anushiq, specialist i lartë për mbrojtje sociale nga Banka Botërore dhe Cveta Petrushevska-Jonçevska, analiste nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup, si dhe përfaqësues të Njësisë së Projektit në Shkup.
Më shumë
15.12.2022
Husein: Së bashku krijojmë politika sociale cilësore nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, sot mori pjesë në ngjarjen finale të projektit “Mbështetje e modernizimit dhe deinstitucionalizimit të shërbimeve sociale”, projekt i financuar nga ana e Bashkimit Evropian dhe i zbatuar nga EPTISA, për të mbështetur nevojat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
15.12.2022
Takim Trençevska-Tiganj: Po e thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e tregut të punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes nga dhuna
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vend, Nives Tiganj, gjatë së cilit është biseduar për bashkëpunimin e krijuar deri më tani dhe për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen në fushat në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
15.12.2022
Sekretari Shtetëror Ejupi në Prezantimin e konkluzioneve preliminare nga revizioni i Strategjisë për Politikat Demografike 2015-2024
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi, ka marrë pjesë sot në një takim pune për prezantimin dhe diskutimin e konkluzioneve preliminare nga revizioni i Strategjisë për politikat demografike 2015-2024.
Më shumë
13.12.2022
U prezantua Propozim-buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale - 858.3 milionë euro për kategoritë e rrezikuara sociale, pensione më të larta, kopshte të reja dhe masa punësimi
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, sot mbajtën konferencë për shtyp me rastin e Propozim-buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2023.
Më shumë
13.12.2022
MTSP: U hap Qendra për gratë viktima të dhunës në familje në rajonin e Pollogut
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se është themeluar zyrtarisht shërbimi social - Qendra për gratë viktima të dhunës në familje në rajonin e Pollogut - Qendra për gratë viktima të dhunës në familje është njësi organizative e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Gostivar. Në prag të 16 ditëve të aktivizmit, Ministria si institucion së bashku me punonjësit e saj është pjesë e aktiviteteve të shumta për sensibilizimin e dhunës. Hapja e qendrës është një tjetër hap i madh drejt mbrojtjes së grave viktima të dhunës në familje.
Më shumë
08.12.2022
MPPS: Ministria në tetor ka kursyer 47.4% energji elektrike
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në tetor 2022, me aplikimin e masave për kursimin e energjisë elektrike, ka shënuar konsum më të ulët prej 47,4% krahasuar me konsumin e energjisë elektrike në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Më shumë
06.12.2022
Trençevska: Vetëm përmes bashkëpunimit rajonal mund të kemi sukses në themelimin e barazisë gjinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Jain, zëvendësambasadorin e Zvicrës, Lucien Aegerter dhe udhëheqësen e zyrës së UN Women në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Vesna Ivanoviq Kastared, mori pjesë sot në konferencën rajonale “Politikat e përgjegjshme gjinore – praktikat e mira dhe sfidat nga rajoni”. Konferenca organizohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UN Women Shkup, me mbështetjen e Zvicrës dhe Suedisë.
Më shumë
06.12.2022
Trençevska: Politikat e suksesshme të të rinjve në vepër- “Garancia për të rinjtë” i ka tejkaluar qëllimet e përcaktuara
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në konferencën rajonale me fokus te të rinjtë të titulluar “Garancia për të rinjtë”, organizuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe e mbështetur nga organizatat ndërkombëtare.
Më shumë
05.12.2022
Listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare u publikuan në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetjen financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë.
Më shumë
05.12.2022
Trençevska: Investimi te të rinjtë mbetet fokusi ynë, ne krijojmë politika dhe masa që rrisin punësimin e të rinjve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në një ngjarje në kuadër të Projektit evropian “Çfarë duan të rinjtë - Profesionet e së ardhmes sot kërkojnë njohuri dhe shkathtësi”, organizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IQMPE), në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe Drejtorinë për Zona të Zhvillimit Industrial Teknologjik (DZZhIT).
Më shumë
05.12.2022
Vijojnë pagesat nga te drejtat e mbrojtje sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin nëntor 2022.
Më shumë
01.12.2022
Husein: Puna e denjë është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për dalje nga varfëria, i aktivizojmë kategoritë më të cenuara në tregun e punës
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, mori pjesë në promovimin e projektit IPA “Aktivizimi i grupeve të cenuara në tregun e punës”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, i zbatuar nga Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë