19.12.2022

Trençevska: Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, mbrojtja e fëmijëve është një temë specifike dhe mjaft emocionale për të cilën punojmë me përkushtim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët   “Mësimi social dhe emocional në fëmijërinë e hershme” organizuar nga Fakulteti Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani, dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev, drejtori i Byrosë për zhvillim, Zeqirija Hisani dhe faktorë të tjerë relevantë. Në tryezën e rrumbullakët u nënshkrua edhe angazhimi për përforcimin e njohurive dhe kompetencave në fushën e të mësuarit dhe zhvillimit social dhe emocional në fëmijërinë e hershme mes edukatorëve, mësuesve të klasave dhe bashkëpunëtorëve profesionalë përmes modelit të të mësuarit gjatë gjithë ciklit jetësor. 

“Për ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, mbrojtja e fëmijëve është një temë specifike dhe mjaft emocionale për të cilën punojmë me përkushtim. Partnerët tanë besnikë që janë edhe sot këtu, UNICEF-i dhe, gjithsesi publiku akademik janë palët që padyshim kontribuojnë në punën e këtij resori të Ministrisë”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se përpjekjet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me një qëllim, të cilin, siç theksoi Trençevska, më parë nuk e kemi pasur parasysh, kurse sot është një segment i pashmangshëm, - që është zhvillimi social dhe emocional i fëmijëve.

“Unë besoj se përmes punës sonë të vështirë ndërsektoriale të të gjithë faktorëve  relevantë që jemi këtu, do të zbatojmë programe efektive dhe efikase të të mësuarit social dhe emocional që promovojnë zhvillimin pozitiv në jetën e mëvonshme.  Detyra jonë është të ofrojmë mundësi për punë dhe të sigurohemi që fëmijët tanë të mos kenë frikë nga bota dhe të përballen më lehtë me sfidat pasi të dalin nga dyert shumëngjyrëshe të kopshteve”, theksoi Trençevska.

Ajo e mbylli fjalimin e saj me mendimin se vetëm nëpërmjet të mësuarit socio-emocional dhe një qasje ndërsektoriale ndaj arsimit - institucionet arsimore do të prodhojnë staf që do të jenë qytetarë të qëndrueshëm, aktivë dhe të vetëdijshëm, që janë pjesë e individëve që do të avancojnë të ardhmen e shtetit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.