06.12.2022

Trençevska: Politikat e suksesshme të të rinjve në vepër- “Garancia për të rinjtë” i ka tejkaluar qëllimet e përcaktuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në konferencën rajonale me fokus te të rinjtë të titulluar “Garancia për të rinjtë”, organizuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe e mbështetur nga organizatat ndërkombëtare.

Ministrja Trençevska në fjalën e saj e theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në ofrimin e kushteve dhe mundësive për përparimin e të rinjve në vendin e tyre. Në këtë drejtim, ajo theksoi edhe suksesin e masës “Garancia për të rinjtë”, e cila i ka tejkaluar synimet e përcaktuara. 

“Vendi ynë është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që e ka e vendosur dhe zbatuar  Garancinë për të rinjtë. Ne e kemi përmbushur qëllimin e vendosur, që Garancia për Rininë të konsiderohet e suksesshme nëse të paktën 30%, e personave të  përfshirë ia dalin me sukses që të dalin nga kjo fazë brenda katër muajve, respektivisht të punësohen, sërish të përfshihen në procesin arsimor apo të përfshihet në masat dhe programet aktive për punësim”, theksoi Trençevska.

Në vitin 2021, nga numri i përgjithshëm i personave që hynë në procesin e Garancisë për Rininë (19,322), 8,064 të rinj deri në moshën 29 vjeç apo 41% u punësuan ose fituan shkathtësi të cilët e kanë përmirësuar punësueshmërinë e tyre dhe janë bërë konkurrues në tregun e punës. 

“Përqindja e suksesit prej 41% është larg nga parashikimi 30%. Prandaj edhe në vitin 2022 kemi vazhduar me zbatimin e Planit të Garancisë për të rinjtë. Fakti që nga gjysma e parë e korrikut 2022 nga numri i përgjithshëm i personave që hynë në procesin e Garancisë për Rininë (8.840) të rinj deri në moshën 29 vjeç, 3754 persona ose 42% u punësuan, respektivisht u përfshinë në një nga masat për punësim që tregojnë se këtë vit do ta tejkalojmë përqindjen e vitit të kaluar - gjë që na bën veçanërisht krenarë me vendimin për aplikimin e Garancisë për të rinjtë”, theksoi Trençevska.

Ajo foli edhe për Ligjin për praktikat, i cili ofron një kornizë tjetër ligjore për përmirësimin e punësimit të të rinjve. Praktika, si një aktivitet pune që zgjat nga 1 deri në 6 muaj, përfshin një komponent të punës nëpërmjet të mësuarit dhe përvetësimit të shkathtësive praktike të punës dhe synon të fitojë përvojë praktike dhe profesionale,  për të përmirësuar punësueshmërinë dhe për të ndihmuar në kalimin drejt punësimit të rregullt. Praktika përfshin të rinjtë  deri në moshën 34 vjeç.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e vetëdijshme për nevojat e reja të tregut të punës dhe po ndërhynë në atë mënyrë që të mundësojë zbatimin e masave për trajnim për aftësi të avancuara të IT-së  në kornizat e Planit vjetor operativ të punësimit.

Ministrja i informoi se për këtë vit janë planifikuar trajnime për aftësi të avancuara të IT-së për 424 persona të papunë - gjë që u mundëson të papunëve të fitojnë njohuri për të cilat ka dhe do të ketë në të ardhmen një nevojë të madhe në tregun e punës, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe në nivel botëror. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka kohë të gjatë që punon për Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës, në të cilin, duke shfrytëzuar përvojën dhe sfidat e imponuara nga pandemia, seriozisht iu qasëm punës në distancë dhe punës nga shtëpia”, tha Trençevska.

Ministrja porositi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të punojë me përkushtim për rritjen e punësimit të të rinjve duke krijuar mekanizma për përmirësimin e njohurive dhe shkathtësive të tyre, për  arsye të konkurrencës të madhe në tregun e punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.