28.12.2022
Trençevska: Për fëmijët në kopshte vazhdojmë të krijojmë kujtime të lumtura para festës së fundvitit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Renata Mlladenovska, sot në KPF "8 Marsi" në objektin "Përzhinë" dhuruan lodra për fëmijë. Së bashku me përfaqësuesit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, inspektorati dhe kopshti ndoqën shfaqjen e Vitit të Ri “Kësulëkuqja dhe Babadimri”.
Shfaqja u hap nga drejtoresha e institucionit e cila i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për donacionin që do të pasurojë këndin me lojëra të fëmijëve dhe koleksionimin e lodrave në kopsht.
Gjatë kohës së vizitës, Ministrja Trençevska për bibliotekën e kopshtit dhuroi vizatimet inkluzive me figura me alfabetin brail dhe përkujtoi rëndësinë e arsimit parashkollor inkluziv dhe mundësinë e qasjes së barabartë për të gjithë fëmijët.
Në fund të shfaqjes, minisrja Trençevska së bashku me drejtoreshën Mlladenovska dhe Babadimrin ua shpërndanë lodrat fëmijëve të pranishëm.