26.12.2022

Trençevska: Përmes diskutimeve publike dhe përfshirjes së të gjitha palëve, së bashku po krijojmë një ligj të ri bashkëkohor për marrëdhëniet e punës, që do t'i përgjigjet nevojave të kohës së sotme

Në Klubin e Deputetëve është mbajtur sot debati i parë publik për Projektligjin e ri për marrëdhëniet e punës, me të cilin ka nisur edhe seria e debateve publike që do të mbahen në disa qytete të vendit gjatë muajve janar dhe shkurt.

Partnerët socialë sot diskutuan propozimet e mëparshme të bëra në periudhën e kaluar, në të cilat të gjitha palët patën mundësi të bëjnë propozim apo koment për të krijuar një zgjidhje cilësore ligjore në interes të të gjitha palëve.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në fjalën e saj hyrëse, theksoi nevojën e hartimit të tekstit të ri të ligjit, i cili do të përmbajë dispozita të qarta dhe precize, me të cilat do të tejkalohet problemi i interpretimeve të ndryshme gjatë zbatimit të tyre.

“Që në fillim vendimi ka qenë që procesi të jetë plotësisht gjithëpërfshirës dhe të përfshihen të gjithë ata që mund të kontribuojnë në formësimin e ligjit dhe përmbajtjes së tij dhe ne jemi veçanërisht krenarë që kjo mënyrë e përgatitjes së ligjit nënkuptonte ngritjen e dialogut trepalësh, respektivisht, dialogu social në nivel kombëtar, në një pozitë shumë të lartë. Kemi treguar se duam të dëgjojmë zërin e punëtorëve, por edhe të komunitetit të biznesit dhe të inkorporojmë zgjidhje të argumentuara dhe të qëndrueshme në ligj”, tha Trençevska.

Në proces u përfshinë edhe organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e gjykatave dhe komuniteti akademik, respektivisht të gjithë ata që menduam se do t'i shtojnë vlerë ligjit me propozimet e tyre konstruktive. Ajo theksoi se Ligji për Marrëdhëniet e Punës është ligj bazë që rregullon të drejtat themelore të marrëdhënies së punës, i cili vendos ekuilibër në marrëdhëniet ndërmjet palëve kontraktuese, punëtorëve - punëdhënësve dhe krijon siguri juridike për punëtorët nga njëra anë dhe punëtorët produktiv për punëdhënësit nga ana tjetër.

“Vitet e fundit në vendin tonë jemi dëshmitarë të ndryshimeve në tregun e punës, kur kemi deficit të fuqisë punëtore dhe kur kërkohen më shumë punëtorë, sidomos punëtorë të mirë. Në mënyrë të pashmangshme, edhe tregu i punës i vetërregullon këto marrëdhënie. Gjatë procesit të përgatitjes, dëgjuam se edhe punëdhënësit mendojnë se punëtorët nuk janë më ana e dobët. Dhe kjo mund të jetë e mirë, sepse ndryshon perceptimin e marrëdhënies punonjës-punëdhënës në drejtimin që të dy palët të kuptojnë se nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin, se kanë nevojë për njëri-tjetrin dhe se duhet të respektojnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin dhe të ushqejnë marrëdhëniet kontraktuale dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej saj”, tha Trençevska.

Në diskutimet e sotme publike u diskutuan disa nga risitë që sjell ligji i ri për marrëdhëniet e punës, si kohëzgjatja e kontratave me afat të caktuar dhe format e reja të kontratave, rregullimi i pushimeve për shkak të lindjes dhe lehonisë, përfshirja e pushimit të babait pas lindjes së fëmijës, pushimet vjetore, afatet e njoftimit, si dhe dallimi i qartë bëhet edhe në fushën e kundërvajtjeve.

Ministrja shprehu bindjen se me punë të përbashkët dhe me përfshirjen e të gjitha palëve është arritur një version i një zgjidhjeje ligjore, që përfaqëson një ligj modern, i cili përmban të gjitha standardet e pranuara ndërkombëtarisht të punës, që nga konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës e deri te direktivat e BE , ligj që monitoron dinamikën e tregut të punës dhe pasqyron gjendjen reale të marrëdhënieve të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ligj i cili do të promovojë fleksibilitet, që do të kontribuojë në ruajtjen e ekzistimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Pas përfundimit të serisë së diskutimeve publike, Ligji do t'i dorëzohet ENER-it, ku mund të bëhen sërish sugjerime dhe komentime. Më pas, ligji do të diskutohet në Këshillin Ekonomik Social, ku do të arrihet versioni përfundimtar së bashku me partnerët socialë.
“Shpresojmë se koha dhe praktika do të tregojnë se kemi një ligj të mirë, i cili do të jetë bazë adekuate për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve”, porositi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.