15.12.2022

Takim Trençevska-Tiganj: Po e thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e tregut të punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes nga dhuna

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vend, Nives Tiganj, gjatë së cilit është biseduar për bashkëpunimin e krijuar deri më tani dhe për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen në fushat në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Në drejtim të bashkëpunimit të deritanishëm, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Politikës Sociale dhe Rinisë së Republikës së Kroacisë tashmë kanë lidhur një Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikave sociale. Ka filluar edhe procesi i harmonizimit të tekstit të memorandumit me Ministrinë e Punës dhe Sistemit Pensional, që ndërkohë është shndërruar në Ministrinë e Punës dhe Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale.

Ministrja Trençevska shprehu interesim për bartjen e përvojës kroate të nevojshme për procesin e negociatave dhe formulimin e pozicioneve negociuese të vendit tonë me Bashkimin Evropian për Kapitullin 2 Lëvizja e Lirë e Punëtorëve dhe Kapitulli 19 Punësimi dhe Politika Sociale.

Ambasadorja kroate Tiganj shprehu mbështetje të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave me BE-në dhe vendosjen e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet ministrive përkatëse të të dy vendeve.

Bashkëbisedueset shprehën gatishmërinë e tyre për të vendosur bashkëpunim të thelluar dhe për të lidhur memorandume bashkëpunimi dhe marrëveshje dypalëshe për punësimin e punëtorëve sezonalë, që do të mbroheshin të drejtat e punëtorëve të të dy vendeve në drejtim të sigurimit të aksesit në mbrojtje sociale dhe mbrojtjen e të drejtave që rrjedhin nga një marrëdhënie pune.

Në takim u diskutua edhe për shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve për çështjen e parandalimit të dhunës dhe mbrojtjen ndaj grave.

Të dyja palët u pajtuan për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit në sferat e tregut të punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes nga dhuna.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.