30.09.2022
Trençevska: Qytetarët e kënaqur janë vërtetim për suksesin e projekteve të përbashkëta në të cilat punojmë me Bankën Botërore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot realizoi një takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore, në të cilën ishin të pranishëm Sara Kol-Blek, specialist i lartë i mbrojtjes sociale nga Banka Botërore, Uashington, Bojana Naceva, specialist i lartë i arsimit dhe Cveta Petrushevska-Jonvçevska, analist i Zyrës së Bankës Botërore, Shkup, si dhe përfaqësues të Njësisë së Projektit në Shkup.
Më shumë
30.09.2022
Trençevska: Formalizimi i punës joformale kontribuon për kushte më të mira për punë dhe siguri më të madhe sociale të qytetarëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, realizoi një takim bilateral me ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, N.E Anke Hollshtajn dhe drejtorin e GIZ të Maqedonisë, David Oberhuber.
Më shumë
29.09.2022
MPPS: Me pensionin e shtatorit pensionistët me pensione më të larta për 6,8 për qind, në përputhje me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve
Me pensionin e shtatorit rreth 330 mijë pensionistë në vend, do të fitojnë pensione më të larta për 6,8%, në përputhshmëri me metodologjinë e re të aplikuar me ndryshimet e fundit në Ligjin për Siguri Pensional dhe Invalidor, të cilat hynë në fuqi në mars të vitit 2022.
Më shumë
29.09.2022
MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të shtatorit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 29 shtator 2022 (e enjte) do të fillojë pagesa me faza e pensioneve për muajin shtator, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:
- Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 29.09.2022 (e enjte);
- Për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 30.09.2022 (e premte);
- Për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 03.10.2022 (e hënë); dhe
- Për pensionet mbi 18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 04.10.2022 (e martë).
Më shumë
28.09.2022
Trençevska - Di Xhovani: Bashkëpunimi me UNICEF-in është i një rëndësie të veçantë dhe do të vazhdojë intensivisht në periudhën e ardhshme
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani. Temë e takimit ishin ngjarjet e ardhshme që thellojnë bashkëpunimin mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it.
Më shumë
28.09.2022
Trençevska: Punojmë në zgjidhje sistematike dhe të përhershme për pasojat me të cilat ballafaqohen personat me pengesa
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Personave të Verbër nga Shtipi. Në takim u fol për sfidat me të cilat ballafaqohen personat me pengesa, si dhe për mundësitë për avancimin e jetës së tyre.
Më shumë
28.09.2022
Trençevska: Po punojmë për përmirësimin e pozitës së fermerëve të regjistruara përmes zgjidhjeve, programeve dhe masave të reja ligjore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot përfaqësuesit e Federatës Kombëtare të Fermerëve, të cilët kanë inkurajuar procesin e zgjidhjes së mekanizmit ligjor për realizimin e të drejtës në pagën e lehonisë dhe sëmundjes për fermerët e regjistruar.
Më shumë
27.09.2022
Trençevska: Sektori civil është një hallkë e rëndësishme në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në takimin me Lidhjes Nacionale për Barazi Gjinore. Në takim u shpallën rekomandimet e sindikatës, të cilat janë rezultat i tryezës së rrumbullakët me temën “Së bashku për zgjidhje të shpejtë të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” që u mbajt në periudhën e kaluar.
Më shumë
26.09.2022
Trençevska: Vazhdojmë të rrisim kapacitetet e shtëpive për të moshuar
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Komunës. Është nënshkruar edhe marrëveshje për blerje grupore dhe rindërtim të Shtëpisë së të moshuarve "Ivan Vlashki" në Berovë, me të cilën do të rritet kapaciteti për 28 shfrytëzues.
Më shumë
26.09.2022
Trençevska: Kopshti i ri në Draçevë ofron kushtet më moderne për zhvillimin e fëmijëve parashkollorë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi kopshtin e ri “Flutura 3”, në vendbanimin Draçevë, Komuna e Kisella Vodës.
Kopshti, i cili u ndërtua në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ofron përkujdesje për 110 fëmijë të moshës parashkollore.
Kopshti i sapondërtuar "Flutura 3", nën menaxhimin e IPKKF "8 Marsi”, ofron standarde të larta të kushteve hapësinore për qëndrimin e fëmijëve të përshtatur me moshën e tyre, si dhe zbatimin e metodave bashkëkohore për edukimin parashkollor që mundësojnë zhvillimin e duhur të fëmijës dhe realizimin e konceptit - të mësuarit përmes lojës.
Më shumë
26.09.2022
Filloi vizita vlerësuese e GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në vizitën e parë vlerësuese të GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Këshilli i Evropës, GREVIO, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. U bënë pyetje nga përfaqësuesit e organit të pavarur të ekspertëve në Këshillin e Evropës për zbatimin e Konventës së Stambollit për të kuptuar më mirë ecurinë e vendit tonë në lidhje me dhunën me bazë gjinore.
Më shumë
22.09.2022
Trençevska nga Stambolli: Përmes përforcimit të politikave përgjegjëse-gjinore mund të arrijmë barazi më të madhe gjinore në shoqëri
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në Konferencën Rajonale të Fondit për popullsinë e Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për politikat përgjegjëse gjinore në Stamboll, Republika e Turqisë.
Më shumë
21.09.2022
Husejin: Me përkushtim punojmë në avancimin e të drejtave të refugjatëve dhe personave pa shtetësi
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin foli në tryezën e rrumbullakët “Qasje në të drejtat sociale dhe ekonomike dhe shërbime të lidhura me integrimet për refugjatët dhe personat pa shtetësi në Maqedoninë e Veriut”, në organizim të Komisariatit të Lartë për Refugjatët dhe Këshilli i Evropës.
Më shumë
21.09.2022
Ministrja Trençevska merr pjesë në konferencën rajonale të UNFPA për politikat përgjegjëse gjinore në Stamboll
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, udhëton për Stamboll, Republika e Turqisë, për shkak të pjesëmarrjes së Konferencës Rajonale të Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për politikat përgjegjëse gjinore. Këto politika janë me rëndësi të madhe në krijimin e baraspeshës midis jetës private dhe profesionale të grave dhe burrave në sektorin privat dhe atë publik.
Më shumë
21.09.2022
MPPS: Me pensionin e shtatorit pensionistët me pensione më të larta për 6,8 për qind, në përputhje me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve
Me pensionin e shtatorit rreth 330 mijë pensionistë në vend, do të fitojnë pensione më të larta për 6,8%, në përputhshmëri me metodologjinë e re të aplikuar me ndryshimet e fundit në Ligjin për Siguri Pensional dhe Invalidor, të cilat hynë në fuqi në mars të vitit 2022.
Metodologjia e re parashikon harmonizimin e pensioneve me modelin e kombinuar prej 50% rritje e pagës mesatare e të gjithë të punësuarve në vend dhe 50% rritje e shpenzimeve të jetës, në përputhshmëri me të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë.
Harmonizimi do të kryhet dy herë në vit, përkatësisht në mars dhe shtator, që do të thotë do t’i përcjellë ndryshimet në dy indekset për harmonizim.
Më shumë
19.09.2022
Trençevska: Lufta kundër dhunës duhet të jetë e vazhdueshme, këshillimoret e specializuara janë mbështetje e rëndësishme për viktimat
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e vizitoi Qendrën e specializuar këshilluese për gra dhe vajza viktima të dhunës gjinore dhe familjare dhe fëmijët e tyre, EHO -Shtip.
Më shumë
14.09.2022
Trençevska: Maqedonia e Veriut njihet si lider në rajon në krijimin dhe zbatimin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Lidhjen Nacionale të Personave të Verbër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme.
Në takim u diskutua për të drejtat dhe shërbimet që rrjedhin nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë të verbrit si pjesë e kategorisë vulnerabël të qytetarëve në vendin tonë.
Më shumë
12.09.2022
Thirrje për trajnime për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të sektorit publik
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Qendrës për Menaxhim me Ndryshime hap thirrje për punonjës dhe punonjëse të punësuar në sektorin publik. Trajnimet janë me temë “Diskriminimi dhe ballafaqimi me diskriminimin” dhe janë planifikuar të mbahen në Qendrën Burimore për Krijimin e Politikave dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.
Më shumë
07.09.2022
Husejin: Ndërmjarrjet sociale e ndihmojnë rritjen ekonomike, ndikojnë në kohezionin social dhe zhvillimin e teknologjive të reja
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, merr pjesë në RISE (Inkubatori Rajonal i Sipërmarrësve Social) Forumi Rajonal i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri në periudhën prej 06 deri 08 shtator 2022.
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, në fjalimin e tij në panel diskutimin e lidhur me ekonominë sociale dhe gjendjen në vendet në Ballkanin Perëndimor, dha një pasqyrë të shkurtër të gjendjes në Maqedoninë e Veriut, lidhur me perspektivat, sfidat dhe zgjidhjet e ekonomisë sociale, si dhe rrjetëzimit të mundshëm rajonal.
Më shumë
05.09.2022
MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin gusht 2022.
Më shumë
02.09.2022
Trençevska në një konferencë për media: Investojmë në shërbimet sociale me qëllim të zhvillimit të tyre dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në interes të qytetarëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Klubin e deputetëve mbajti një konferencë për media, kushtuar progresit në zbatimin e reformës sociale dhe Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale (PPSU) si instrument i saj të mbështetjes.
Më shumë
01.09.2022
Takimi i ministres Trençevska me ambasadorin në largim Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dhe ambasadori Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, sot patën takimin e fundit për shkak të përfundimit të mandatit katërvjeçar të ambasadorit në vendin tonë.
Më shumë