21.12.2022

Trençevska: Ndërtojmë kopshte inkluzive me mundësi për të gjithë fëmijët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski,  e  hapën e objektit të ri “Cërvenkapa”, që është pjesë e Institucionit publik për fëmijë “Sërniçka”. Me zgjerimin e ri, kapaciteti i kopshtit u rrit për 210 fëmijë.

 

“Si Qeveri dhe ministri përkatëse, në kompetencë të së cilës është mbrojtja e fëmijëve, për ne është prioritet rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin dhe arsimin parashkollor. Për këtë arsye investimi në edukim dhe arsim cilësor ka një rëndësi të madhe për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe përgatitjen e shkëlqyer për fillimin e arsimit fillor. Gjithashtu është i rëndësishëm edhe momenti i socializimit të fëmijëve dhe përvetësimi i shprehive që janë shumë domethënëse për jetën e ardhshme të çdo individi”, tha Trençevska.

Ministrja iu referua edhe inkluzivitetit të kopshteve dhe vuri në dukje se në kopshte zbatohen programe për të mësuar përmes lojës për fëmijë - të përshtatshme për moshën e tyre dhe të përshtatura me modele që ngjallin interes tek të gjithë fëmijët.

“Aspekt tjetër i rëndësisë së zgjerimit të përfshirjes të fëmijëve në edukimin dhe arsimin parashkollor është mundësia e aktivizimit të prindërve të tyre në tregun e punës, duke përforcuar kështu gjendjen financiare të familjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”, theksoi ministrja.

Trençevska me këtë rast i dhuroi kopshtit vizatime me figura inkluzive me alfabetin braj të përshtatura për fëmijët me shikim të dëmtuar me qëllim që të shtohen mundësitë për edukim në kopshte për të gjithë fëmijët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.