23.12.2022

Trençevska: Shembujt pozitivë nga Kroacia padyshim do të kontribuojnë në avancimin e sistemit të mbrojtjes sociale  dhe të  fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët: “Së bashku në mbrojtjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve” në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Trençevska në fillim të fjalës së saj ka falënderuar për mundësinë për të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët dhe për pritjen e ngrohtë nga bashkëpunëtorët. Ajo theksoi se tema që do të diskutohet është e një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe vuri në dukje se krijimi i një mjedisi në të cilin çdo fëmijë do të ketë kushtet e nevojshme për rritje, si dhe zhvillimi dhe krijimi i kushteve sociale për mbështetjen e familjeve dhe fëmijëve është angazhim kyç i Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për ndërtimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për mbrojtjen dhe parandalimin e fëmijëve nga dhuna. Prandaj, u krijua Trupi koordinues nacional për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe neglizhenca, me të cilin kryeson ministri i Punës dhe Politikës Sociale. Ky organ e krijon Strategjinë Nacionale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna (2020-2025) dhe Planin e Veprimit (2020-2022)”, tha Trençevska.

Ajo i theksoi angazhimet e saj personale dhe synimet e shtetit janë për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e transmetimit të dhunës transgjenerative dhe varfërisë. Ajo nënvizoi se ky është drejtimi në të cilin do të punohet në periudhën e ardhshme. 

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është vendimtare edhe për fëmijët e rrugës, të cilët janë në rrezik social, të neglizhuar dhe të lënë pas dore. Prandaj këtë vit promovuam ‘Protokollin për punë me fëmijët e rrugës’ në të cilin përveç mbrojtjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve, për herë të parë parashihet edhe puna me prindërit e tyre, për të përforcuar kapacitetet e tyre”, tha Trençevska. 

Në fund të fjalës së saj, ministrja tha se shërbimet e realizuara deri më tani, të cilat janë dëshmuar të jenë të suksesshme në sistemin e Kroacisë, do të jenë vendimtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e shërbimeve të reja në sistemin e mbrojtjes sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.